Kurt Semm

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Kurt Karl Stephan Semm (lindi më 23 Mars 1927 në Mynih, Gjermani – vdiq më 16 korrik të vitit 2003 në Tucson, Arizona) ishte një gjinekolog gjerman dhe pionier në praktikat minimalisht invazive të operacionit. Ai është quajtur "ati i bashkëkohor i laparoskopisë".[1]

Fakte të shpejta

Biografi

Semm ishte fëmija i Margarete dhe Karl Semm, ai lindi në Mynih, aty ai ndoqi Realgymnasiumin. Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1946, ai ishte në gjendje për të filluar studimet e tij mjekësore në Universitetin Ludwig Maximilian të Mynihut. Ai mori gradën e tij doktor i shkencave mjekësore në vitin 1951 dhe punoi në II. Universitäts-Frauenklinik München. Më pas në vitin 1958 ai u zhvendos në Frauenklinik Lindenstrasse. Në vitin 1964 ai mori gradën Profesor dhe u kthye të punojë në II. Universitäts-Frauenklinik.[2] Në vitin 1970 Semm u emërua Drejtor i Shërbimeve Gjinekologjike pranë Universitetit të Kielit. Aty ai influencoi Liselotte Mettler, Julian Habibaj, Nicolai Maass, Christoph Mundhenke dhe Christian Schem. Semm doli në pension në vitin 1995 dhe u zhvendos në Tucson, Arizona. Ai vdiq nga komplikimet e sëmundjes Parkinson.

Semm ka qenë i martuar dy herë. Gruaja e parë e tij, Roswitha, vdiq në vitin 1986 nga kanceri i gjirit. Në vitin 1994 ai u martua me Iseult O'Neill. Ata kanë dy fëmijë së bashku.[3]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads