Luis Suárez

futbollist uruguajan From Wikipedia, the free encyclopedia

Luis Suárez
Remove ads

Luis Alberto Suárez Díaz (Spanjisht [ˈlwis ˈswaɾes]; lindur më 24 janar 1987) është një futbollist profesionist uruguaian i cili luan si sulmues për klubin amerikan Inter Miami. Suárez dallohet për finalizimet e tij, lëvizjet brënda dhe jashtë zone si dhe aftësitë si golashënues, duke u konsideruar një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave. Suárez, i njohur si El Pistolero, ka fituar dy Këpuca të Arta Evropiane si dhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Eredivisie, Premier Ligë dhe La Liga. Ai ka shënuar më shumë se 500 gola në karrierë për klubet dhe ekipin kombëtar.[1]

Fakte të shpejta Informacioni personal, Emri i plotë ...

Suárez e nisi karrierën e tij te Nacional në vitin 2005. Në moshën 19 vjeç, ai kaloi në Holandë te Groningeni përpara se një vit më pas të kalonte te Ajaxi. Atje, Suárez fitoi një kupë dhe kampionat, si dhe u bë një nga sulmuesit më premtues në Evropë. Në vitin 2011, Suárez u transferua te Liverpooli në Premier Ligë ku fitoi Kupën e Ligës në sezonin e tij të parë të plotë. Gjatë kësaj kohe, ai krijoi një dyshe sulmi me Daniel Sturridge, barazoi rekordin e golave në një sezon të Premier Ligës me 38 ndeshje si dhe fitoi Këpucën e Artë Evropiane. Në vitin 2014, ai firmosi me Barcelonën për 82.3 milion €, duke u bërë një nga transferimet më të kushtueshëm në historinë e futbollit.

Te Barcelona, Suárez ishte pjesë e një treshe dominuese sulmi sëbashku me Lionel Messin dhe Neymarin, të quajtur MSN. Ata fituan La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampioneve në sezonin e tyre të parë. Në sezonin e dytë, ai fitoi Trofeun Pichichi dhe Këpucën e Artë Evropiane të dytë, duke u bërë lojtari i parë që nga viti 2009 që e fiton këtë trofe në epokën e Ronaldos dhe Messit. Ai gjithashtu u shpall asistuesi më i mirē, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kampionatit që shpallet golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në një sezon. Suárez fitoi dhjetë trofe të tjerë, përfshirë tre tituj të La Ligës dhe tre Kupa tē Mbretit. Ai firmosi me Atlético Madridin nē vitin 2020, duke fituar titullin e tij të pestë tē La Ligës nē sezonin e parë.

Në nivel ndërkombëtar, Suárez është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait si dhe lojtari me më shumë gola në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës në zonën e CONMEBOL para se të kalohej nga Lionel Messi. Ai e ka përfaqsuar ekipin kombëtar në katër edicione të FIFA Kupës së Botës, pesë edicione të Kupës së Amerikës, në Lojërat Olimpike 2012 dhe FIFA Kupën e Konfederatave 2013. Ai u emërua në Ekipin All-Star të Kupës së Botës 2010 si dhe fitoi Kupën e Amerikës 2011, ku ai u shpall lojtari më i mirë. Përveç aftësive si futbollist, karriera e Suárez është karakteziuar nga polemika të shumta[2][3][4] ku më e famshja ishte pritja me dorë kundër Ganës në gjysëm-finalen e Kupës së Botës 2010. Suárez gjithashtu është famëkeq për tre incidente ku ai ka kafshuar lojtarët kundërshtar[5][6][7][8] si dhe është akuzuar në disa raste për simulime dhe rracizëm.[9][10]

Remove ads

Karriera me klube

Nacional

Suárez u bë pjesë e akademisë së Nacional në moshën 14 vjeç.[11] Dy vite më pas, ai goditi me kokë në gjoks gjyqtarin pasi u ndëshkua me karton të kuq; një gazetar pretendoi se "ai aksidentalisht u rrëzua te gjyqtari", duke justifikuar veprimin e sulmuesit.[12] Suárez gjithashtu u kap duke konsumuar pije alkoolike, duke bërë që trajneri t'i thoshte se ai nuk do të luante më nëse nuk do t'i dedikohej futbollit.[11] Në maj 2005, në moshën 18 vjeç, Suárez bëri debutimin e tij si profesionist në ndeshjen kundër Atlético JuniorKupën Libertadores.[11] Ai shënoi golin e parë si profesionist katër muaj më vonë si dhe kontriboi me 10 gola në 27 ndeshje, duke ndihmuar ekipin të fitonte kampionatin.[13]

Gjatë këtij sezoni, Suárez u dallua për performancën e tij në ndeshjen kundër Defensorit, ku ai shënoi dy gola, përfshirë një me penallti të cilën e fitoi vet. Pas përfundimit të ndeshjes, një grup zbuluesish talentesh nga klubi i Groningenit shprehën dëshirën për t'a bërë Suárezin pjesë të klubit holandez. Pas përfundimit të sezonit, Suárez u transferua te Groningeni për €800,000.[11] Sulmuesi e pranoi menjëherë ofertën për shkak se dëshironte të shkonte në Evropë, aty ku e dashura e tij, tani gruaja e tij, Sofía Balbi, ishte zhvendosur në Barcelonë; ata kishin mbajtur një marrëdhënie në distancë të gjatë për më shumë se një vit.[12][13]

Groningen

Thumb
Suárez gjetë një seance stërvitore me Groningenin në vitin 2006.

Suárez u bë pjesë e Groningenit në moshën 19 vjeçare. Ai fillimisht pati vështirësi për t'u përshtatur në Holandë, pasi nuk fliste holandisht ose anglisht. Kjo gjë bëri që ai të vendosej te ekipi i dytë me qëllim për t'u përshtatur me futbollin holandez.[14] Ai u ndihmua nga bashkëkombasi i tij, Bruno Silva, dhe Rùfson për t'u përshtatur me jetën e re në Holandë.[14] Suárez i'u dedikua mësimit të gjuhës holandeze, duke fituar respektin e shokëve të ekipit.[14] Gjatë kohës së tij në ekip, Suárez shënoi rregullisht por gjithashtu kishte një rekord disiplinor të dobët; në janar 2007, ai luajti pesë ndeshje, shënoi katër gola por u ndëshkua me tre kartona të verdhë dhe një të kuq.[15]

Suárez u dallua veçanërisht për paraqitjen e tij në fitoren 4–3 kundër Vitesses më 1 tetor 2006, ku ai shënoi dy gola dhe fitoi një penallti në dhjetë minutat e fundit.[16] Ai e mbylli sezonin e parë në Eredivisie me 10 gola në 29 ndeshje, duke ndihmuar ekipin të renditej në vendin e tetë.[17][14] Ai gjithashtu shënoi në humbjen 4–2 kundër Partizanit të Beogradit në debutimin e tij në Kupën UEFA më 14 shtator 2006.[14][18]

Pas përfundimit të sezonit, Ajaxi u interesua për lojtarin, duke ofruar 3.5 milion € që u refuzuan nga Groningeni.[19] Suárez nuk i pëlqeu ky vendim i klubit dhe hapi një çështje në komitetin arbitror të Federatës Holandeze të Futbollit, duke kërkuar kalimin te Ajaxi.[19] Më 9 gusht, komiteti mbajti anën e klubit, por Ajaxi e rriti ofertën në 7.5 milion € që në fund u pranua nga Groningeni.[20][21]

Ajax

2007–2009: Vitet e para dhe zhvillimi

Më 9 gusht 2007, Suárez firmosi një kontratë pesë-vjeçare me Ajaxin për 7.5 milion €.[19][21] Ai debutoi në ndeshjen kualifikuese të UEFA Ligës së Kampioneve kundër Sparta Pragës.[22] Ai e nisi kampionatin me një gol me fitoren rekord 8–1 kundër De Graafschap në javën hapëse.[23] Në ndeshjen e rradhës, Suárez shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Heerenveenit në debutimin e tij në Amsterdam Arena.[24] Ajaxi e mbylli kampionatin në vendin e dytë kurse Suárez shënoi 17 gola në 33 ndeshje,[25] duke krijuar një dyshe sulmi me potencial me holandezin Klaas-Jan Huntelaar.[26]

Gjatë sezonit 2008–09, Suárez u lavdërua nga trajneri Marko van Basten, i cili vuri në dukje rolin e rëndësishëm të tij në golat e ekipit, por gjithashtu shprehu pakënaqësi për disa kartona të verdhë të marra nga uruguajani.[23] Suárez u pezullua për një ndeshje[27] pasi mori kartonin e verdhë të shtatë sezonal në fitoren 2–0 kundër Utrechtit.[28] Ai gjithashtu u pezullua pas një zënke me shokun e ekipit Albert Luque gjatë pushimit të pjesës së parë për një goditje të lirë.[15][23] Ajaxi e mbylli kampionatin në vendin e tretë kurse Suárez shënoi 22 gola në 31 ndeshje.[23][26] Ai u rendit i dyti në listën e golashënuesve, një gol mbrapa Mounir El Hamdaouit. Në përfundim të sezonit, Suárez u emërua lojtari i sezonit i klubit.[29]

2009–2010: Fitorja në kupë dhe golashënuesi më i mirë

Thumb
Suárez u emërua kapiteni i ekipit gjatë sezonit 2009–10.

Para nisjes së sezonit 2009–10, Martin Jol zëvëndësoi Van Bastenin si trajner i ekipit.[23] Pas largimit të kapitenit Thomas Vermaelen te Arsenali, Suárez u emërua kapiteni i ri i ekipit.[30][31] Suárez e nisi sezonin me një tregolësh në fitoren 4–1 kundër RKC Waalwijk në javën e dytë.[32] Ai gjithashtu do të shënonte tre ose më shumë gola në Ligën e Evropës kundër Slovan Bratislavës[33] si dhe në kampionat në të dy ndeshjet kundër VVV-Venlos[34][35][36] dhe një ndeshje kundër Roda JC.[37] Më 23 dhjetor 2009, Suárez shënoi plot gjashtë gola në fitoren rekord 14–1 kundër WHC Wezep në raundin e 16-tave të kupës.[38]

Suárez u shpall golashënuesi më i mirë i kupës me 8 gola.[39] Ai gjithashtu shënoi dy gola në finalen e kompeticionit, në fitoren 4–1 në finalen e dytë kundër Feyenoordit. Ajaxi fitoi trofeun me rezultatin e përgjithshëm 6–1.[29][39] Në kampionat, Ajaxi u rendit në vendin e dytë, duke e humbur titullin ndaj Twentes për një pikë.[30] Suárez shënoi 35 gola në 33 ndeshje në kampionat, duke u shpallur golashënuesi më i mirë. Ai e mbylli sezonin 49 gola në të gjitha kompeticionet,[29] duke u shpallur lojtari i sezonit i Ajaxit për të dytin vit rresht si dhe Futbollisti Holandez i Vitit.[30][40]

2010–2011: Incidenti i parë i kafshimit

Thumb
Suárez në aksion gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Dynamo Kyiv.

Suárez e nisi sezonin e ri duke shënuar golin e 100të me Ajaxin në të gjitha kompeticionet në barazimin 1–1 kundër PAOK-ut të Selanikut në fazën kualifikuese të Ligës së Kampioneve.[29][41] Ai i'u bashkua lojtarëve si Johan Cruyff, Marco van Basten dhe Dennis Bergkamp që e kishin arritur këtë shifër.[42][41] Ai shënoi golin e parë në kampionat në fitoren 4–2 kundër Rodës në javën e tretë. Pas kësaj, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 kundër De Graafschap një javë më vonë.[43]

Më 20 nëntor 2010, Suárez kafshoi në shpatull lojtarin e PSV-së, Otman Bakkal, gjatë barazimit pa gola midis dy ekipeve. Ai u pezullua me dy ndeshje për këtë vendim si dhe u gjobit nga klubi, që deklaroi se shuma e parave do të shkonte për bamirësi.[44] Ai u etiketua me nofkën "Kanibali i Ajaxit" nga gazeta holandeze De Telegraaf.[5][42] Federata Holandeze e Futbollit e rriti pezullimin e tij në shtatë ndeshje.[45] Suárez kërkoi falje për incidentin me një postim në rrjetin social Facebook.[42]

Liverpool

Transferimi

Gjatë kohës që ai ishte i pezulluar, Ajaxi ishte në bisedime me disa klube evropiane që kërkonin shërbimet e Suárez. Më 28 janar 2011, ata pranuan një ofertë 26.5 milion € nga klubi anglez Liverpool.[46][47] Pavarësisht se u largua gjatë kohës që ishte i pezulluar, Suárez u nda nga klubi në mënyrë pozitive, duke i'u dhënë njē lamtumirë pas përfundimit të një ndeshjeje të ekipit. Gjatë ceremonisë së lamtumirës, një trajner i ekipit tha se klubi dëshironte që ai të qëndronte më gjatë, fjalë këto që u duartrokitën nga tifozët e pranishëm në stadium dhe u ndoqën me fishekzjarre.[48] Ajaxi e mbylli sezonin 2010–11 duke fituar titullin e Eredivisies dhe Suárez[49] mori medaljen e fituesit për kontributin e tij gjatë pjesës së parë të sezonit,[50] ku shënoi 7 gola në 13 ndeshje.

Tre ditë më vonë, Suárez firmosi një kontratë deri në qershor 2016 me klubin anglez.[51] Ai u bë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit deri në ardhjen e sulmuesit Andy Carroll (35 milion £) disa orë më vonë.[52] Suárez kërkoi fanellën me numrin 7, që më parë ishte mbajtur nga legjenda Kenny Dalglish, trajneri i tij i ri, Kevin Keegan, dhe Peter Beardsley.[53]

2011–2012: Sezonet e para dhe incidenti me Evran

Suárez bëri debutimin e tij me klubin më 2 shkurt në fitoren 2–0 kundër Stoke Cityt në Anfield, duke shënuar golin e dytë në minutën e 79të pasi kishte hyrë si zëvëndësues.[54] Ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të ekipit në gjysmën e dytë të sezonit 2010–11,[55][56] duke ndihmuar Liverpoolin t'a mbyllte kampionatin në vendin e gjashtë,[57] duke rikuperuar gjashtë pozicione që nga muaji janar.[55] Ai shënoi katër gola në 13 ndeshje.

Më 15 tetor 2011, gjatë ndeshjes kundër Manchester United që u mbyll në barazim 1–1, Suárez u akzua për sjellje rraciste ndaj francezit Patrice Evra.[58] Suárez i mohoi këto akuza me një postim në rrjetet sociale por Federata Angeze nisi një hetim.[58] Pas përfundimit të hetimit, Suárez u shpall fajtor dhe u ndëshkua me tetë ndeshje pezullim si dhe u gjobit me 40,000 £.[59][60][61] Ai e apeloi vendimin që më pas ngeli në fuqi.[62][63]

Në shkurt 2012, Suárez fitoi trofeun e parë me Liverpoolin, Kupën e Ligës, pasi ekipi mposhti Cardiff Cityn nga gjuajtjet e penalltive.[64] Më 28 prill, ai shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 kundër Norwich CitytCarrow Road.[65] Ky sezon ishte poshtë pritshmërive për Suárez,[66] i cili shënoi vetëm 11 gola në kampionat,[66] ku Liverpool u rendit vetëm në vendin e 8të. Ai u rendit në vendin e gjashtë në garën për Topin e Artë 2011.[67]

2012–2013: Suksesi personal dhe incidenti i dytë i kafshimit

Thumb
Suárez duke luajtur me Liverpoolin kundër Arsenalit në janar 2013.

Më 7 gusht 2012, Suárez firmosi një kontratë të re disa vjeçare me klubin me pagë të përmirësuar.[68] Ai e nisi sezonin duke shënuar në barazimin 2–2 kundër kampionëve në fuqi të Manchester Cityt në Anfield.[69] Më 29 shtator, ai shënoi sërisht tre gola në transfertën kundër Norwich Cityt për të dytin sezon rresht.[70] Më 6 janar 2013, Suárez preku topin me dorë para se të shënonte golin e fitores kundër ekipit amator Mansfield Town në raundin e tretë të FA Cup. Lojtari u mbrojt nga trajneri i ekipit Brendan Rodgers si dhe u kritikua nga trajneri i ekipit kundërshtar Paul Cox, i cili pranoi se do ta pranonte nëse një nga lojtarët e tij do të shënonte një gol të tillë.[71]

Më 19 janar, Suárez shënoi golin e shtatë në tre ndeshje kundër Norwich Cityt, me Liverpoolin që fitoi 5–0.[72] Një javë më pas, ai luajti ndeshjen e parë si kapiten për ekipin në humbjen 3–2 kundër Oldham Athletic në raundin e katërt të FA Cup.[73] Më 2 mars, Suárez shënoi një tregolësh në fitoren bindëse 4–0 kundër Wigan Athletic, duke u bërë lojtari i tretë i klubit pas Robbie Fowlerit dhe Fernando Torresit që shënon 20 gola në një sezon të Premier Ligës.[74] Tetë ditë më pas, ai shënoi golin e 50të në të gjitha kompeticionet me Liverpoolin në fitoren 3–2 kundër Tottenham Hotspurit, duke i dhënë fund ecurisë me 12 ndeshje të Spurs; ai gjithashtu mori lëvdada për një penallti të fituar që u shënua nga Steven Gerrard.

Më 21 prill, gjatë barazimit 2–2 kundër Çelsit në Premier Ligë, Suárez kafshoi mbrojtësin kundërshtar Branislav Ivanović, duke shënuar incidentin e dytë të kafshimit në karrierën e tij.[75] Kjo nuk u pa nga gjyqtari dhe Suárez shënoi në minutat shtesë, duke i dhënë barazimin ekipit të tij. Kryeministri David Cameron bëri thirrje për një ndëshkim të rëndë ndaj uruguaianit.[76] Federata Angeze e shpalli fajtor për sjellje të dhunshme si dhe u gjobit nga klubi.[77] Ndryshe nga pretendimi i Suárez, Ivanović nuk e pranoi ndjesën e tij.[76] Një panel me tre gjyqtarë e shpalli fajtor, duke e ndëshkuar me dhjetë ndeshje pezullim; Suárez deklaroi se nuk do t'a apelonte vendimin.[78]

Në përfundim të sezonit, Suárez ishte një nga gjashtë kandidatët për çmimin PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve,[79] që u fitua nga Gareth Bale i Tottenhamit kurse Suárez u rendit i dyti.[80] Ai gjithashtu u emërua në PFA Ekipin e Vitit.[80] Suárez shënoi 23 gola në Premier Ligë, duke u renditur i dyti në garën për Këpucën e Artë, si dhe shënoi 30 gola në të gjitha kompeticionet.[81] Më 28 maj, Suárez u emërua lojtari i sezonit i Liverpoolit, duke marrë 64% të votave nga tifozët.[82] Tre ditë më pas, Suárez shprehu dëshirën për t'u larguar nga klubi, duke shfaqur shqetësim për vëmëndjen e madhe që media i kishte kushtuar familjes së tij.[83] Liverpooli refuzoi një ofertë prej 40 milion £ nga Arsenali, edhe pse i kishte premtuar lojtarit se mund të largohej nëse klubi nuk do kualifikohej në Ligën e Kampioneve 2013–14.[84] Rodgers kritikoi sjelljen e lojtarit, duke thënë se ai po tregonte mungesë respekti ndaj klubit.[85] Pas këtij incidenti, media raportoi se Rodgers kishte urdhëruar lojtarin të stërvitej veçmas.[85][86][87] Më 8 gusht, pronari i klubit John W. Henry deklaroi se Suárez nuk do të lejohej të largohej nga klubi.[88]

2013–2014: Këpuca e Artë Evropiane dhe largimi

Thumb
Suárez duke ekzekutuar një goditje dënimi gjatë një ndeshje kundër Zenit Saint Petersburg, mars 2013.

Më 14 gusht, Suárez tërhoqi qëndrimin e tij për t'u larguar nga klubi, me median që raportoi se ai dëshironte të qëndronte në klub si dhe me shumë mundësi do të firmoste rinovimin e kontratës, kjo falë mbështetjes së gjerë që mori nga tifozët e klubit.[89][90] Ai u rikthye në stërvitje dy ditë pasi i kërkoi falje shokëve të ekipit, por sipas raportimeve ai nuk i kërkoi falje trajnerit Rodgers.[91] Ai luajti ndeshjen e parë pas mbarimit të pezullimit më 25 shtator në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës së Ligës kundër Manchester United bë Old Trafford, e cila u mbyll nê disfatë 1–0.[92][93] Katër ditë më pas, ai shënoi dy golat e parë të sezonit në fitoren 3–1 kundër Sunderlandit në kampionat.[94] Më 26 tetor, ai shënoi tregolëshin e katërt në Premier Ligë në fitoren 4–1 kundër West Bromwich Albion.[95]

Më 4 dhjetor, Suárez shënoi katër gola në fitoren 5–1 në shtëpi kundër Norwich Cityt.[96] Ai u bë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon tre tregolësha kundër të njëjtit klubi, duke arritur në kuotën e 11 golave në 5 ndeshje kundër tyre.[97] Njëmbëdhjetë ditë më pas, ai luajti ndeshjen e parë si kapiten i ekipit në Premier Ligë,[98] duke shënuar dy gola dhe dy asiste në një fitore 5–0 kundër Tottenhamit në White Hart Lane.[99] Në ditën e nesërme, ai u emërua fitues i çmimit "Lojtari i Vitit i Federatës së Tifozëve të Futbollit për vitin 2013.[100] Më 20 dhjetor, ai e rinovoi kontratën me klubin për katër vite të tjera.[101][102]

Më 1 janar 2014, Suárez shënoi në suksesin 2–0 kundër Hull Cityt, duke u bërë lojtari i dytë i klubit pas Robbie Fowler që shënon 20 ose më shumë gola në sezone rresht në Premier Ligë.[103] Ai gjithashtu barazoi rekordin e Andy Cole për kohën më të shpejtë për të arritur 20 gola, por vendosi një rekord të ri për numrin e ndeshjeve (15).[104] Gjatë kësaj kohe, Suárez krijoi një partneritet të suksesshëm në sulm me anglezin Daniel Sturridge, të njohur si "SAS".[105] Me vazhdimin e sezonit, Suárez zhvilloi ndeshjen e tij të 100të në Premier Ligë, duke shënuar në fitoren 3–0 kundër Southamptonit në transfertë.[106] Në ndeshjen e rradhës, ai shënoi golin e 25të sezonal në suksesin 3–0 kundër Manchester United, duke i dhënë ekipit fitoren e parë në Old Trafford që nga viti 2009.[107]

Më 30 mars, Suárez shënoi në fitoren kundër Tottenhamit që e vendosi Liverpoolin në krye të renditjes gjashtë javë nga fundi.[108] Me këtë gol, ai theu rekordin e Fowler për numrin e golave të shënuar në një sezon të Premier Ligës me klubin.[109] Më 18 prill, ai u nominua për çmimin PFA Lojtari i Vitit për të dytin sezon rresht, duke u bërë futbollisti i parë jo-evropian që e fiton këtë çmim.[110][111] Dy ditë më pas, ai shënoi në fitoren 3–2 kundër Norwich Cityt për t'u bërë lojtari i parë i klubit që shënon 30 gola në një kampionat që nga Ian Rush në sezonin 1986–87.[112][113]

Suárez e mbylli sezonin me 31 gola në 33 ndeshje, duke fituar Këpucën e Artë të Premier Ligës si golashënuesi më i mirë i ndjekur në vendin e dytë nga Sturridge.[114] Ai gjithashtu u shpall fitues i çmimit Lojtari i Vitit i Football Association Writers dhe Lojtari i Sezonit i Premier Ligës.[115][116] Falë 31 golave të shënuar në kampionat, Suárez u shpall bashkë-fitues i Këpucës së Artë Evropiane sëbashku me Cristiano Ronaldon.[117] Pavarësisht kontributit të tij, Liverpooli e humbi kampionatin në dy javët e fundit, por siguroi rikthimin në Ligën e Kampioneve pas disa vitesh mungesë.[118]

Barcelona

Transferimi dhe pezullimi

Më 11 korrik 2014, Suárez ra dakord për t'u transferuar te Barcelona për një shifër të pazbuluar nga klubi,[119] e cila u raportua të ishte 82.3 milion € nga dokumentet e zbuluara nga Football Leaks, duke e bërë këtë një nga transferimet më të kushtueshme në historinë e futbollit.[120][121] Klubi konfirmoi se lojtari do të merrte fanellën me numrin 9 për sezonin 2014–15.[122]

Suárez humbi pjesën e parë të sezonit për shkak se u pezullua për kafshimin që i bëri mbrojtësit italian Giorgio ChielliniKupës së Botës 2014.[123] Si pjesë e pezullit, ai u ndalua të merrte pjesë në çdo aktivitet të lidhur me futbollin, si dhe ju ndalua edhe të stërvitej me ekipin, deri më 26 tetor. Ai gjithashtu u ndalua të hynte në çdo stadium, qoftë edhe si tifoz.[123] Më 24 korrik, Suárez dhe avokatët e tij apeluan vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS), duke kërkuar reduktimin ose heqjen e dënimit të tij.[124] Seanca u zhvillua më 8 gusht në LozanëZvicrës. Gjashtë ditë më pas, KAS la në fuqi dënimin e vendosur nga FIFA dhe Suárez vazhdoi të ishte i pezulluar. Kjo bëri që ai të humbasi edicionin e vitit 2015 të Copa Américas. Megjithatë, atij i'u lejua të stërvitej me ekipin.[125]

KAS gjithashtu i dha të drejtën Suárez për të luajtur në ndeshje miqësore me Barcelonën.[125] Ai debutoi më 18 gusht në fitoren 6–0 kundër Club LeónCamp Nou për Trofeun Gamper; ai u aktivizua në katërmbëdhjetë minutat e fundit në vend të brazilianit Rafinha.[126]

2014–2015: MSN dhe tripleta

Thumb
Suárez gjatë debutimit të tij me Barcelonën në ndeshjen miqësore kundër Club León.

Suárez debutoi zyrtarisht me Barcelonën më 25 tetor në El Clásicon kundër Real MadriditStadiumin Santiago Bernabéu, duke e nisur takimin si titullar në sulm krah Lionel Messit dhe Neymarit.[127] Ai asistoi golin e vetëm të ekipit të shënuar në minutën e 4të nga Neymar dhe u zëvëndësua në pjesën e dytë, me Barcelonën që u mposht 3–1.[127] Ai shënoi golin e tij të parë me klubin më 26 nëntor në fitoren 4–0 kundër APOEL në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[128] Goli i tij i parë në kampionat erdhi më 20 dhjetor në fitoren komode 5–0 kundër Córdobës.[129]

Më 24 shkurt 2015, Suárez shënoi një dopietë në fitoren 2–1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave në Ligën e Kampioneve.[130] Më 4 mars, ai shënoi në fitoren 3–1 kundër Villarrealit në gjysëm-finalen e Kupës së Mbretit; Barça u kualifikua në finalen e këtij kompeticioni për herë të 37të në histori.[131] Katër ditë më pas, ai shënoi dy gola të tjerë në fitoren 6–1 kundër Rayo Vallecanos.[132] Më 22 mars, Suárez vendosi El Clásicon duke shënuar golin e fitores kundër Realit në shtëpi.[133] Pas përfundimit të ndeshjes, ai mori komplimenta nga trajneri Luis Enrique, i cili tha: "Shumë pak lojtarë mund të shënojnë një gol si ai, edhe kjo është arsyeja pse e blemë. Ai vendos ndeshje. Ai është një golashënues i lindur, i cili ka nevojë për shumë pak për të shënuar."[133]

Më 15 prill, Suárez shënoi një tjetër dygolësh në Ligën e Kampioneve, këtë herë në fitoren 3–1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të çerek-finales në Parc des Princes.[134] Në të dy golat, ai dribloi mbrojtësin David Luiz duke kaluar topin poshtë këmbëve të tij.[135] Më 2 maj, ai shënoi tregolëshin e parë me klubin në fitoren madhore 8–0 kundër Córdobës.[136] Dhjetë ditë më pas, Suárez asistoi të dy golat e Neymarit në humbjen 3–2 kundër Bayern München në ndeshjen e dytë gjysëm-finale; Barcelona u kualifikua në finale me rezultatin e përgjithshëm 5–3.[137] Suárez shënoi në finalen e Ligës së Kampioneve kundër JuventusitBerlin më 6 qershor, duke përfituar nga kthimi i topit pas rritjes së Gianluigi Buffon ndaj gjuajtjes së Messit; Barcelona fitoi ndeshjen me rezultatin 3–1, duke fituar trofeun për herë të pestë në histori si dhe kompletoi tripletën.[138]

Suárez e mbylli sezonin e parë në Spanjë me 25 gola dhe 20 asiste në të gjitha kompeticionet, duke fituar tre trofe.[139] Treshja sulmuese e Barcelonës, Messi, Suárez dhe Neymar, të quajtur "MSN", shënuan 122 gola në këtë sezon, duke vendosur një rekordë në Spanjë.[140]

2015–2016: Këpuca e Artë Evropiane e dytë dhe suksesi në Spanjë

Thumb
Suárez në aksion gjatë ndeshjes së Superkupës Evropiane 2015 kundër Seviljes.

Suárez e nisi sezonin 2015–16 me një gol dhe asist në fitoren 5–4 në kohën shtesë kundër SeviljesUEFA Super Kupë më 11 gusht.[141] Ai shënoi tregolëshin e parë sezonal më 25 tetor në fitoren 3–1 kundër Eibarit. Pas kësaj, ai shënoi golin e 300të në karrierë në fitoren 2–0 kundër Getafes.[142] Më 21 nëntor, Suárez shënoi dy gola në fitoren madhore 4–0 të Barcelonës kundër Real Madridit në transfertë.[143] Gjatë muajit dhjetor, Suárez luajti në FIFA Kupën e Botës për Klube; ai shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 kundër Guangzhou Evergrande, duke u bërë lojtari i parë në historinë e kompeticionit që shënon tre gola në një ndeshje.[144] Ai gjithashtu shënoi edhe dy gola të tjerë në finale kundër River Plate. Barcelona arriti një fitore komode 3–0, duke fituar një tjetër trofe.[145] Suárez fitoi Kupën e Artë si golashënuesi më i mirë me pesë gola si dhe u emërua lojtari i turnamentit.[146]

Suárez e nisi vitin e ri 2016 me tre gola në fitoren 6–0 kundër Athletic Bilbaos në kampionat. Më 3 shkurt, ai shënoi katër gola në fitoren tenistike 7–0 kundër Valencias në ndeshje e parë gjysëm-finale në kupë.[147] Dy javë më pas, Suárez shënoi një tjetër tregolësh, i treti në La Liga për këtë sezon, në një fitore 6–1 kundër Celta Vigos. Në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve, Suárez shënoi një gol me një veprim akrobatik në fitoren 3–1 kundër Arsenalit në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave.[148] Në ndeshjen e parë çerek-finale, ai shënoi dy golat e fitores 2–1 kundër Atlético Madridit në shtëpi,[149] por Barcelona u eliminua pasi u mposht 2–0 në ndeshjen e kthimit.[150] Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, Suárez vazhdoi me formën e tij të mrekullueshme në kampionat; ai shënoi katër gola dhe tre asiste në suksesin 8–0 kundër Deportivo La Coruñas më 20 prill, kurse tre ditë më pas shënoi katër gola të tjerë në një tjetër sukses madhor, këtë herë kundër Sporting Gijónit me rezultatin 6–0. Ai u bë lojtari i parë në historinë e La Ligës që shënon katër gola në ndeshje rresht.[151] Më 30 prill, ai shënoi golin e 35të në kampionat, duke u bërë lojtari i dytë në historinë e Barcelonës që arrin këtë shifër pas Messit.[152][153]

Në ndeshjen e javës së fundit të La Ligës, Suárez shënoi një tregolësh në fitoren 3–0 kundër Granadës, duke i dhënë Barcelonës titullin e dytë rresht kampion. Ai e mbylli kampionatin me 40 gola, duke fituar Trofeun Pichichi si golashënuesi më i mirë si dhe Këpucën e Artë Evropiane.[154] Ai u bë lojtari i parë që nga viti 2009 që fiton Këpucën e Artë Evropiane dhe Pichichin në epokën e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.[155] Katërmbëdhjetë nga golat e tij erdhën në pesë ndeshjet e fundit. Ai gjithashtu u shpall asistuesi më i mirë me 16 asiste sëbashku me Messin, duke u bërë lojtari i parë në historinë e La Ligës që shpallet golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në një sezon. Më 22 maj, Suárez u dëmtua në kofshën e djathtë në fitoren 2–0 kundër Seviljes në finalen e kupës, duke humbur edicionin e Copa América Centenarios me ekipin kombëtar.[156][157] Ai e mbylli sezonin me 59 gola dhe 22 asiste në të gjitha kompeticionet. Treshja MSN shënoi 131 gola në këtë sezon, duke thyer rekordin që vendosën sezonin e kaluar.[158]

2016–2017: Sezoni i fundit i treshes MSN

Thumb
Suárez dhe Messi, 6 gusht 2016.

Suárez e nisi sezonin e tretë te Barcelona duke shënuar në fitoren 2–0 kundër Seviljes në ndeshjen e parë të Superkupës Spanjolle.[159] Ai shënoi tre gola në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Real Betis, përfshirë edhe golin e parë me goditje dënimi si lojtar i Barcelonës.[160] Më 10 shtator, ai luajti ndeshjen e tij të 100të në të gjitha kompeticionet me klubin në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Alavés. Edhe pse nuk shënoi, ai asistoi golin e vetëm të ekipit dhe kaloi Ronaldon dhe Messin për numrin e golave dhe asisteve në 100 ndeshjet e para në Spanjë; Suárez kishte shënuar 88 gola dhe 43 asiste në 100 ndeshjet e para me Barcelonën, krahasuar me 95 gola dhe 29 asiste të Ronaldos me Realin dhe 41 gola dhe 14 asiste të Messit me Barcelonën.[161]

Më 13 shtator, Suárez shënoi dy gola në fitoren 7–0 kundër Celtic në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[162] Tre ditë më pas, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–1 kundër Leganés në transfertë.[163] Në dhjetor, Suárez shënoi me kokë në barazimin 1–1 kundër Real Madridit, duke i dhënë ekipit të tij një pikë.[164] Ai gjithashtu shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në derbin kundër Espanyolit, duke i dhënë Barcelonës një fitore 4–1.[165]

Më 11 janar 2017, Suárez shënoi golin e 100të me Barcelonën në të gjitha kompeticionet në ndeshjen e raundit të 16-tave të kupës kundër Athletic Bilbaos.[166] Pas kësaj, në ndeshjen e parë gjysëm-finale kundër Atlético Madridit, ai shënoi pas një inkursioni personal nga mesi i fushës, me Barcelonën që fitoi 2–1.[167] Në ndeshjen e kthimit, pavarësisht se shënoi, ai u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të gabuar ndaj Kokes, duke humbur finalen.[168] Në intervistën pas ndeshje, Suárez shprehu pakënaqsinë e tij për vendimin dhe inkurajoi klubin të apelonte vendimin.[169] Ai nuk luajti në finale, të cilën Barcelona e fitoi, duke fituar kupën për të tretin sezon rresht.[170]

Më 8 mars, Suárez shënoi në minutën e tretë të fitores historike 6–1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Ligës së Kampioneve në Camp Nou. Ai gjithashtu fitoi një penallti që u shënua nga Neymar për golin e pestë të ekipit.[171] Barcelona u kualifikua në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 6–5, duke përmbysur humbjen 4–0 të pësuar në Francë dhe duke vendosur një rekord të ri për përmbysjen më të madhe në këtë kompeticion.[172] Suárez e mbylli sezonin me 37 gola dhe 16 asiste. Treshja MSN shënoi 111 gola në sezonin e tyre të fundit sëbashku, pasi Neymar u transferua në Francë te Paris Saint-Germain.[173]

2017–2018: Dopieta e titujve në Spanjë dhe rekordi i ndeshjeve pa humbje

Më 23 shtator 2017, Suárez shënoi në fitoren 3–0 kundër Gironës në derbin e Katalunjës, e cila ishte e para midis këtyre klubeve.[174] Në ndeshjen e javës së 8të kundër Atlético Madridit, Suárez shënoi në minutën e 82të, duke i dhënë Barcelonës një pikë; kjo ishte ndeshja e parë që ekipi barazonte pas shtatë fitoresh rresht.[175] Golat e tij të rradhës erdhën në fitoren 3–0 kundër Leganés në javën e 13të.[176] Barcelona vazhdoi të dominonte në kampionat, duke i fituar të gjitha ndeshjet me rradhë; Suárez kontriboi me një gol kundër Villarrealit dhe me dy gola kundër Deportivo La Coruñas.[177][178] Më 23 dhjetor, në ndeshjen e fundit të vitit, Suárez shënoi një nga tre golat e fitores bindëse 3–0 kundër Real Madridit në Santiago Bernabéu.[179] Ky ishte goli i tij i 400të në karrierë.[180]

Suárez e nisi gjysmën e dytë të sezonit me një dygolësh në fitoren 4–2 me përmbysje kundër Real Sociedadit më 14 janar 2018.[181] Pas kësaj, ai shënoi dy gola të tjerë dhe një asist në ndeshjen e rradhës kundër Real Betis, e mbyllur me fitoren 5–0 të Barcelonës.[182] Më 24 shkurt, ai shënoi tregolëshin e parë të sezonit në fitoren 6–1 kundër Gironës.[183] Në ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës së Kampioneve, Suárez shënoi në fitoren 4–1 kundër RomësCamp Nou, por Barcelona u mposht 3–0 në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua nga kompeticioni.[184]

Më 14 prill, Suárez shënoi në fitoren 2–1 kundër Valencias duke ndihmuar Barcelonën të vendoste një rekord historik të ndeshjeve pa humbje me 39.[185] Shtatë ditë më pas, ai shënoi dy gola në fitoren 5–0 kundër Seviljes në finalen e kupës, kompeticion të cilën ekipi e fitoi për vitin e katërt rresht.[186] Më 29 prill, Barcelona fitoi edhe titullin e La Ligës pasi mposhti Deportivo La Coruñën me rezultatin 4–2; Suárez asistoi tre nga katër golat e Messit.[187] Më 6 maj, Suárez shënoi në barazimin 2–2 kundër Real Madridit për ta rritur rekordin e ndeshjeve pa humbje në 43.[188] Ky rekord u ndal në humbjen 5–4 kundër Levantes në ndeshjen e javës së 37të, me Suárez i cili shënoi dy gola.[189] Ai e mbylli sezonin me 31 gola dhe 17 asiste në të gjitha kompeticionet. Ai u shpall asistuesi më i mirë i kampionatit për të tretin sezon rresht me 12 asiste.[190]

2018–2019: Një tjetër titull i La Ligës

Suárez shënoi dy golat e parë të sezonit 2018–19 në fitoren 8–2 kundër ekipit të sapongjitur Huescës në javën e tretë të kampionatit.[191] Ai gjithashtu shënoi në fitoren 2–1 kundër Real Sociedadit për t'i dhënë ekipit fitoren e katërt në po kaq ndeshje.[192] Më 28 tetor, Suárez shënoi një tregolësh në fitoren historike 5–1 kundër Realit në El Clásico;[193] ai u bë lojtari i dytë pas Messit që shënon tre gola në një ndeshje në kampionat kundër Realit në njëzet vitet e fundit.[194] Pas kësaj, ai shënoi dy gola në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Rayo Vallecanos në ndeshjen e rradhës.[195]

Thumb
Suárez duke luajtur me Barcelonën në vitin 2019.

Më 13 janar, Suárez shënoi dy gola dhe asistoi një gol të Messit në fitoren 3–0 kundër Eibarit, duke ndihmuar Barcelonën të shkontë pesë pikë para vendit të dytë.[196] Më 27 shkurt, ai shënoi një tjetër dopietë në fitoren 3–0 kundër Realit në ndeshjen e parë gjysëm-finale të kupës.[197] Dy muaj më pas, Barcelona siguroi matematikisht titullin e La Ligës; kjo ishte hera e katërt që Suárez e fitonte këtë trofe.[198] Pavarësisht formës së mirë në kampionat, ai shënoi vetëm një gol në Ligën e Kampioneve, e cila erdhi në fitoren 3–0 kundër ish klubit të tij Liverpool në ndeshjen e parë gjysëm-finale në Camp Nou.[199] Barcelona u mposht me rezultatin 4–0 në ndeshjen e kthimit në Anfield dhe u eliminua nga kompeticioni; kjo ishte hera e dytë që ekipi shpëdoronte një avantazh prej tre golash.[200] Suárez e mbylli sezonin 25 gola dhe 10 asiste në të gjitha kompeticionet.

2019–2020: Sezoni i fundit në Camp Nou

Suárez pësoi një dëmtim në ndeshjen hapëse të La Ligës 2019–20 kundër Athletic Bilbaos, të cilën Barcelona e humbi 1–0.[201] Ai u rikthye pas një muaji në fushë në fitoren 5–2 kundër Valencias në javën e katërt, duke shënuar edhe dy golat e parë të sezonit.[202] Më 2 tetor, ai shënoi dy gola në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Interit në shtëpi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[203] Katër ditë më pas, ai shënoi me rrofeshatë në fitoren 4–0 kundër Seviljes në kampionat.[204]

Më 7 dhjetor, Suárez shënoi me pjesën e prapte të këmbës në fitoren 5–2 kundër Majorkës. Topi përfundoi në rrjetë pasi mori hark dhe u konsiderua nga shumë si goli i sezonit.[205] Tre ditë më pas, ai hyri si zëvëndësues dhe luajti si kapiten i Barcelonës për herë në fitoren 2–1 kundër Interit në San Siro në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve; ai asistoi golin e Ansu Fatit, i cili u në shënuesi më i ri në historinë e kompeticionit.[206] Më 12 janar 2020, Barcelona njftoi se Suárez do të operohej në gju dhe do të mungonte për rreth katër muaj pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Superkupës Spanjolle kundër Atléticos.[207]

Suárez u rikthye nga dëmtimi në qershor, duke u aktivizuar në pjesën e dytë si zëvëndësues në fitoren 4–0 në transfertë kundër Majorkës. Më 9 korrik, ai shënoi golin e vetëm të ndeshjeve kundër Espanyolit, duke arritur në kuotën e 195 golave. Me këtë gol, ai kaloi László Kubala si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit.[208] Më 8 gusht, pasi humbi ndeshjen e parë, Suárez shënoi me penallti në fitoren 3–1 kundër Napolit në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve.[209] Gjashtë ditë më pas, ai shënoi në humbjen turpëruese 8–2 kundër Bayern München në çerek-finalen e kompeticionit, e cila ishte humbja më e madhe e ekipit në 70 vite e fundit që vulosi sezonin e parë pa trofe që nga 2007–08.[210]

Atlético Madrid

Thumb
Suárez (majtas) duke luajtur për Atléticon kundër Lokomotiv Moskës në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Pasi Ronald Koeman u bë trajneri i ri i Barcelonës më 19 gusht 2020, ai i tha Suárezit se nuk ishte në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Ai gjithashtu u hoq nga lista e lojtarëve të pashitshëm nga presidenti Josep Maria Bartomeu pas humbjes turpëruese 8–2 kundër Bayern München në Ligën e Kampionëve disa javë më para.[211] Më 23 shtator, Suárez firmosi një kontratë dy-vjeçare me Atlético Madridin.[212] Para kësaj, ai dështoi të kalonte te Juventusi pasi u kap duke kopjuar në provimin e gjuhës italiane për marrjen e pasaportës italiane.[213]

Më 27 shtator, Suárez shënoi dy gola dhe asistoi një tjetër në fitoren 6–1 kundër Granadës në debutimin e tij me klubin.[214] Më 25 nëntor, ai shënoi një gol me thembër kundër Majorkës e cila u nominua për çmimin prestigjoz FIFA Puskás 2020, duke u renditur në vendin e dytë mbrapa golit të shënuar nga Son Heung-min me Tottenhamin.[215] Më 3 janar 2021, Suárez shënoi golin e fitores në minutën e 90të të ndeshjes kundër Alavés, duke vendosur një rekord në klub si lojtari me nisjen më të mirë në shekullin e 21të; ai kishte nënte gola dhe dy asiste në 11 ndeshjet e tij të para, duke thyer rekordin e Radamel Falcaos, i cili në vitin 2011 regjistroi nëntë gola dhe një asist në po kaq ndeshje në La Liga.[216]

Më 21 janar, Suárez shënoi dy gola në fitoren 2–1 kundër Eibarit. Këto gola bënë që ai të arrinte në kuotën dyshifrore në kampionat për të dhjetin sezon rresht. Tre ditë më vonë, ai shënoi në fitoren 3–1 me përmbysje kundër Valencias, duke arritur në kuotën e 12 golave në 15 ndeshje në kampionat.[217] Vetëm Cristiano Ronaldo kishte arritur një nisje më të mirë për një klub të ri se uruguaiani (13 gola në 15 ndeshje në sezonin 2009–10).[218] Suárez vazhdoi me formën e tij të shkëlqyer, duke shënuar dopieta në ndeshjet kundër Cádizit dhe Celta Vigos, me Atléticon që vazhdoi garën për titullin kampion.[219][220]

Më 7 mars, Suárez shënoi në derbin e Madridit kundër Realit, ekipit tjetër pretendent për titullin, me ndeshjen që u mbyll në barazim 1–1, një rezultat që e mbajti Atléticon në vendin e parë.[221] Dy javë më pas, ai shënoi një gol vendimtar në suksesin minimal 1–0 kundër Alavés, duke regjistruar golin e tij të 500të në karrierë.[222] Suárez vazhdoi të ishte protagonist në ndeshjet e fundit të kampionatit; ai shënoi në minutat shtesë të fitores 2–1 me përmbysje kundër Osasunës në ndeshjen e javës së 37të të kampionatit, duke siguruar që Atlético të ishte ende në vendin e parë një javë para mbylljes.[223] Në ndeshjen e fundit kundër Real Valladolidit, Suárez shënoi sërisht një gol vendimtar në një tjetër fitore me përmbysje, duke i dhuruar Atléticos titullin e parë të La Ligës pas dhjetë vitesh.[224] Ai e mbylli sezonin e parë me klubin me 21 gola.[225]

Suárez shënoi golin e parë të sezonit 2021–22 më 29 gusht në barazimin 2–2 kundër Villarrealit. Ai pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes dhe u zëvëndësua.[226] Më 21 shtator, ai shënoi dy gola në fitoren 2–1 me përmbysje kundër Getafes.[227] Një javë më vonë, Suárez ishte sërisht protagonisti i një tjetër fitoreje me përmbysje, këtë herë kundër Milanit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke shënuar me penallti.[228] Në ndeshjen e rradhës në kampionat, ai shënoi dhe asistoi në fitoren 2–0 kundër ish klubit të tij Barcelona, duke zgjedhur të mos festonte në shenjë respekti.[229] Ai gjithashtu shënoi një dopietë në barazimin 2–2 kundër Real Sociedadit pasi Atlético ishte në disavantazh të dy golave.[230]

Më 2 prill 2022, Suárez shënoi dy gola të tjerë në fitoren 4–1 kundër Alavés. Ai arriti në kuotën e 11 golave në kampionat, duke shënuar sezonin e 11të rresht ku ai arrin një kuotë dyshifrore në kampionat.[231] Më 15 maj, pas përfundimit të ndeshjes së fundit të sezonit, Atlético Madrid njoftoi se Suárez do të largohej në fund të kontratës së tij.[232] Klubi përgatiti një ceremoni lamtumire kurse tifozët shpalosën një baner gjigand me shkrimin "Faleminderit Lucho që na bëre kampion".[233] Klubi gjithashtu nderoi Suárezin me pikturën e tij në murin e muzeut të stadiumit Wanda Metropolitano.[234] Ai e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit me 13 gola.[225]

Rikthimi te Nacional

Më 26 korrik 2022, Suárez njoftoi se kishte arritur një marrëveshje paraprake me klubin e tij të parë Nacional për t'u transferuar si lojtar i lirë.[235] Marrëveshja u zyrtarizua një ditë më pas.[236] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin pas rikthimit më 2 gusht në humbjen 1–0 kundër Atlético Goianienses në Kupën Sudamericana.[237] Katër ditë më pas, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–0 kundër Rentistas në kampionat.[238]

Më 31 tetor, gjatë finales së kampionatit, Suárez shënoi dy gola në fitoren 4–1 kundër Liverpool Montevideos, një fitore që e shpalli Nacionalin kampion të Primera División Uruguaiane.[239] Ai e mbylli sezonin me tetë gola dhe tre asiste në 14 ndeshje.[225]

Grêmio

Thumb
Suárez duke festuar një nga golat e tij në derbin kundër Internacional në maj 2023.

Më 31 dhjetor 2022, Grêmio njoftoi transferimin e Suárez në një marrëveshje dy-vjeçare.[240] Ai u prezantua më 4 janar në Arena do Grêmio para 30,000 tifozëve.[241] Suárez bëri debutimin e tij me klubin më 17 janar në ndeshjen kundër São Luiz të vlefshme për Recopa Gaúcha 2023; ai shënoi një tregolësh në fitoren 4–1 të ekipit.[242] Më 8 prill, Suárez fitoi trofeun e dytë me klubin brazilian, Campeonato Gaúchon; ai shënoi me penallti golin e vetëm të ndeshjes së kthimit kundër Caxias në finale, me Grêmion që fitoi trofeun me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[243]

Në qershor 2023, u përhapën zëra se Suárez mund të tërhiqej nga futbolli për shkak të problemeve të vazhdueshme në gju. Presidenti i Grêmios, Alberto Guerra, deklaroi se Suárez kishte dhimbje të vazhdueshme dhe se ai merrte injeksione çdo ditë.[244] Megjithatë, më 22 qershor, Suárez ishte vendimtar me një gol dhe asist në suksesin 3–1 kundër América Mineiros, duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Pas ndeshjes, Suárez u tall me zërat e tërheqjes së tij nga futbolli me një postim në rrjetet sociale.[245]

Zërat për problemet e vazhdueshme me gjurin të Suárez vazhduan edhe gjatë muajit korrik.[246] Sipas tyre, Suárez filloi negociatat me klubin për ndërprerjen e kontratës.[247] Pas shumë spekullimesh, Suárez sëbashku me zëvëndës-presidentin Antônio Brum konfirmuan se kontrata midis tij dhe klubit do të përfundonte në fund të vitit. Suárez tha se arsyet e këtij vendimi ishin problemet me gjurin dhe kalendari i ngjeshur i futbollit brazilian.[248][249]

Mē 9 nëntor, Suárez shënoi tre gola në fitoren 4–3 kundër ekipit kryesues BotafogoCampeonato Brasileiro, duke ndihmuar Grêmion të përmbyste disavantazhin 3–1.[250] Ai e mbylli kampionatin 17 gola dhe 11 asiste në 33 ndeshje. Kontributi i tij ndihmoi Grêmion të renditej në vendin e dytë. Pas përfundimit të sezonit, Suárez u nderua me çmimin Bola de Ouro nga ESPN Brazil si lojtari më i mirë i kampionatit.[251]

Inter Miami

Thumb
Suarez gjatë stërvitjes para nisjes së ndeshjes kundër New York Red Bulls më 23 mars 2024.

Më 22 dhjetor 2023, pas disa muajsh spekullime,[252][253][254] Suárez u transferua te Inter MiamiShtetet e Bashkuara në një kontratë një-vjeçare.[255] Ai u bashkua me Messin, Sergio Busquets, dhe Jordi Albën, shokët e tij te Barcelona.[256]

Suárez bëri debutimin e tij në Major League Soccer më 21 shkurt 2024 në fitoren 2–0 kundër Real Salt Lake, duke asistuar golin e dytë të shënuar nga Diego Gómez.[257] Ai shënoi golat e parë me klubin më 2 mars në suksesin 5–0 kundër Orlando Cityt; kjo ishte fitorja më e madhe në historinë e Inter Miamit.[258] Pesë ditë më pas, Suárez dhe Inter Miami luajtën ndeshjen e parë në CONCACAF Kupën e Kampionëve kundër Nashville SC; ai shënoi një nga e golat e ekipit me ndeshjen që u mbyll në barazim 2–2.[259][260]

Më 4 maj, Suárez shënoi një tre golësh me tre asiste të Messit në fitoren 6–2 kundër New York Red Bulls.[261] Ai gjithashtu shënoi golin më të shpejtë në historinë e klubit në ndeshjen kundër FC Cincinnatit më 6 gusht, duke mposhtur portierin në sekondën e 30të të ndeshjes.[262] Ai gjithashtu shënoi një gol të dytë pesë minuta më vonë duke i dhënë ekipit një fitore 2–0. Më 14 shtator, Suárez shënoi golin e tij të 17të sezonal në fitoren 3–1 kundër Philadelphia Union, duke thyer rekordin e klubit të mbajtur nga Gonzalo Higuaín për numrin e golave të shënuar në një sezon.[263]

Pas përfundimit të sezonit, Suárez rinovoi kontratën e tij me klubin për sezonin 2025.[264] Ai e nisi sezonin e ri duke luajtur në barazimin 2–2 kundër New York City. Gjatë ndeshjes, ai pati një përplasje me lojtarin kundërshtar Birk Risa, të cilin e kapi nga qafa.[265] Suárez u gjobit për këtë veprim por nuk u pezullua.[266] Ai shënoi golin e parë të sezonit si dhe dhuroi tre asiste në fitore 4–1 kundër Houston Dynamos më 2 mars.

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

2007–2010: Të rinjtë dhe FIFA Kupa e Botës 2010

Suárez u ftua nga ekipi nën-20 i Uruguajit të merrte pjesë në fazën kualifikuese të FIFA Kupën e Botës nën-20 2007, por nuk u lejua nga klubi i tij Groningeni. Megjithatë, ai mori pjesë në turnament, duke shënuar dy gola në katër ndeshje.[267] Ai shënoi në barazimin kundër Spanjës[268] dhe në humbjen kundër Shteteve të Bashkuara në raundin e 16-tave, e cila solli eliminimin e Uruguajit nga kompeticioni.[269]

Suárez bëri debutimin e tij me ekipin e të rriturve më 8 shkurt 2007 në fitoren 3–1 kundër Kolumbisë. Ai u përjashtua në minutën e 85të të ndeshjes pasi mori kartonin e dytë të verdhë.[14] Suárez luajti në 19 nga 20 ndeshjet e Uruguajit në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2010, duke shënuar pesë gola.[267]

Në qershor 2010, Suárez u emërua në listën me 23 lojtarë që do të luanin në FIFA Kupën e Botës 2010 nga trajneri Óscar Tabárez.[270] Uruguaji e nisi turnamentin me një barazim pa gola kundër Francës.[271] Në fitoren 3–0 kundër Afrikës së Jugut, Suárez fitoi një penallti dhe asistoi golin e tretë të shënuar nga Álvaro Pereira.[272] Në ndeshjen e fundit, Suárez shënoi golin e vetëm të takimit kundër Meksikës, duke shënuar me kokë pas asistimit të Edinson Cavanit.[273][274] Uruguaji fitoi grupin A dhe u kualifikua në fazën me eliminim direkt.[274]

Thumb
Suárez (majtas) dhe Diego Forlán gjatë FIFA Kupës së Botës 2010 në Afrikën e Jugut.

Gjatë raundit të 16-tave, Suárez shënoi të dy golat e fitores 2–1 kundër Koresë së Jugut. Ai u lavdërua veçanërisht për golin e dytë të shënuar në minutën e 80të, ku ai kaloi një mbrojtjës kundërshtar dhe mposhti portierin me një "gjuajtje spektakolare".[275] Ai u shpall sërisht lojtari i ndeshjes nga FIFA.[275] Uruguaji u kualifikua në çerek-finale për herë të parë që nga viti 1970.[276] Në ndeshjen çerek-finale kundër Ganës, koha e rregullt u mbyll në barazim 1–1 dhe ndeshja shkoi në kohën shtesë. Në minutat e fundit të kohës shtesë, Gana dërgoi një top në zonën e Uruguajit me një goditje të lirë, dhe Suárez ndaloi gjuajtjen me kokë të Stephen Appiah në vijën fatale.[277] Disa sekonda më pas, ai bllokoi gjuajtjen me kokë të Dominic Adiyiah me dorë,[278] duke shkaktuar një faull profesional.[42] Me këtë veprim, ai shpëtoi Uruguajin nga goli që do t'i eliminonin nga turnamenti. Gjyqtari akoroi penallti për Ganën dhe Suárez u përjashtua me karton të kuq.[279] Asamoah Gyan gaboi penalltinë, duke goditur shtyllën,[277] kurse Suárez, i cili kishte ndaluar për të parë penalltinë, festoi para se të largohej brënda tynelit.[280][281] Uruguaji fitoi 4–2 nga gjuajtjet e penalltive dhe u kualifikua në gjysëm-finale.[277][282]

Pas përfundimit të ndeshjes, Suárez deklaroi: "Bëra pritjen e turnamentit."[279] Ai gjithashtu shtoi se nuk zgjidhje tjetër, reagoi instiktivisht dhe se do t'a bënte sërisht me qëllim për të ndihmuar ekipin të fitonte.[283] Trajneri i Ganës, Milovan Rajevac, e quajti veprimin e Suárez "padrejtësi".[280] Suárez u etiketua si mashtrues dhe hilecak,[284][283] kurse të tjerë e konsideruan hero.[42][285] Për shkak të pezullimit automatik që kartoni i kuq shkakton, Suárez sakrifikoi veten e tij për gjysëm-finalen për mundësinë e vogël të humbjes së penalltisë, e cila rezultoi një bast i fituar.[15][284]

Për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Ganës, Suárez nuk luajti në ndeshjen gjysëm-finale kundër Holandës,[286][287] ku Uruguaji u mposht 3–2.[288][289] Ai u rikthye për ndeshjen e vendit të tretë kundër Gjermanisë; ai u vërshëllye për çdo prekje të topit nga tifozët në stadium për kapjen e topit me dorë kundër Ganës.[290] Ai asistoi golin e parë të ekipit të shënuar nga Cavani,[291] por Uruguaji u mposht 3–2.[290] Gjatë turnamentit, Suárez luajti 543 minuta në gjashtë ndeshje dhe shënoi tre gola dhe dy asiste.[292]

2011–2012: Suksesi në Copa América dhe Lojërat Olimpike Verore

Thumb
Suárez u emërua lojtari më i mirë i Kupës së Amerikës 2011.

Kupën e Amerikës 2011, Suárez shënoi në barazimin 1–1 kundër Perusë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[293] Në ndeshjen e dytë, ai asistoi golin e Alvaro Pereirës në barazimin 1–1 kundër Kilit.[294] Uruguai e mbylli grupin në vendin e dytë pas fitores në ndeshjen e tretë kundër Meksikës, duke u kualifikuar në fazën me eliminim direkt.[295][296] Në çerek-finale, Uruguaji u përball kundër vendit organizator Argjentinës; koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1 dhe Uruguaji fitoi 5–4 me penallti, me Suárez i cili shënoi në tentativën e tij.[297][298] Ai më pas shënoi një dopietë në ndeshjen gjysëm-finale kundër Perusë, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[299] Në ndeshjen finale, Suárez shënoi golin e parë të ekipit si dhe asistoi të dytin të shënuar nga Diego Forlán me Uruguajin që mposhti Paraguain me rezultatin 3–0, duke fituar titullin për herë të 15të, një rekord.[300][301] Suárez shënoi katër gola dhe dy asiste në turnament, duke u shpallur lojtari i turnamentit.[300][29][302]

Më 9 korrik 2012, Suárez u përfshi në ekipin olimpik të Uruguait për Lojërat Olimpike Verore 2012.[303] Dy ditë më pas, në ndeshjen e parë përgatitore para nisjes së turnamentit, ai shënoi tre gola në fitoren 6–4 me përmbysje kundër Kilit.[304]

Suárez u emërua kapiteni i ekipit para nisjes së turnamentit, duke qënë një nga tre lojtarët më të mëdhenjë në moshë.[305] Pasi fituan ndeshjen e parë kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, Uruguai u mposht në dy ndeshjet e rradhës në grup kundër Senegalit dhe Britanisë së Madhe, duke u eliminuar nga kompeticioni; Suárez nuk shënoi asnjë gol.

2013–2014: Kupa e Konfederatave dhe FIFA Kupa e Botës 2014

Në qershor 2013, Suárez u thirr të merrte pjesë në FIFA Kupën e Konfederatave 2013Brazil. Ai shënoi me goditje dënimi në humbjen 2–1 kundër Spanjës në ndeshjen e parë të grupit.[306] Në ndeshjen e dytë kundër Tahitit, Suárez u aktivizua si zëvëndësues në minutat e fundit dhe shënoi dy gola në një fitore të madhe 8–0; ai arriti në kuotën e 35 golave me ekipin kombëtar, duke kaluar Forlan si golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit.[307] Uruguai u eliminua në gjysëm-finale nga Brazili me rezultatin 2–1.[308]

Suárez shënoi 11 gola në 14 ndeshje në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2014, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i zonës së Amerikës së Jugut.[309] Në nëntor 2013, Uruguai fitoi 5–0 kundër Jordanisë në ndeshjen play-off ndërkontinentale për t'u kualifikuar në turnament.[310]

Më 22 maj, Suárez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në gjurin e majtë. Ai u detyrua të qëndronte në karrocë me rrota për disa kohë, duke çuar në thashetheme se nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në Kupën e Botës.[311][312][313] Ai ishte një zëvëndësues i papërdorur në ndeshjen hapëse të Uruguait kundër Kosta Rikës e cila u mbyll me një humbje 3–1. Suárez më pas luajti si titullar në ndeshjen e dytë kundër Anglisë, duke shënuar të dy golat e fitores 2–1 në Arena Corinthians në São Paulo.[314]

Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Italisë, Uruguaji duhej të fitonte për t'u kualifikuar në fazën me eliminim direkt kurse Italia kishte nevojë vetëm për një barazim.[315] Rreth minutës së 79të dhe me rezultatin ende 0–0, Suárez ishte në një dyluftim me mbrojtësin Giorgio Chiellini duke pritur një krosim në zonë. Përsëritjet treguan se Suárez u hodh te Chiellini dhe e kafshoi në shpatull (Chiellini tregoi shenjat që i la kafshimi) dhe më pas u rrëzua në tokë duke shtrënguar fytyrën.[7][316] Ky incident polemizues bëri bujë në të gjithë botën.[317] Lojtarët italian protestuan te gjyqtari meksikan Marco Antonio Rodríguez, i cili nuk e pa incidentin. Uruguaji fitoi një goditje këndi dhe shënoi. Ndeshja u mbyll me fitoren 1–0 të Uruguajit, që u kualifikua në fazën me eliminim direkt kurse Italia u eliminua duke u renditur në vendin e tretë në grup.[7][316][318]

Thumb
Suárez duke shënuar golin e fitores në ndeshjen kundër Anglisë në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2014.

Dy ditë më vonë, më 26 qershor, Komisioni i Disiplinës i FIFA-s e dënoi Suárezin me nëntë ndeshje ndërkombëtare pezullim, duke bërë që ai të mos luante më në Kupën e Botës 2014. Ky dënim bëri që ai të humbiste edhe Kupën e Amerikës 2015. Ishte dënimi më i madh në historinë e Kupës së Botës, duke kaluar dënimin me tetë ndeshje të Mauro Tassottit, i cili në vitin 1994 theu hundën e lojtarit të Spanjës Luis Enrique.[123][319] Atij gjithashtu iu ndalua të merrte pjesë në çdo aktivitet të lidhur me futbollin si, iu ndalua hyrja në çdo stadium si dhe u gjobit me 100,000 franga zvicerane.[123][319] Paneli prej shtatë anëtarësh i FIFA-s e studioi incidentin nga 34 kënde kamerash dhe hodhi poshtë mbrojtjen e Suárez se kafshimi ishte rezultat i një përplasjeje aksidentale, duke gjetur në vend të kësaj se kafshimi ishte "i qëllimshëm dhe pa provokim... me qëllim dëmtimin e [Chiellinit] ose të paktën destabilizimin e tij". Ashpërsia e dënimit ishte për shkak të faktit se ishte hera e tretë që Suárez kafshonte një kundërshtar, fakt të cilën FIFA e pa si mungesë pendimi.[320] Menjëherë pas njoftimit të pezullimit, firma e lojërave të fatit online 888poker anuloi marrëveshjen e saj të sponsorizimit me Suárezin.[321] Me Suárezin e pezulluar, Uruguai humbi ndeshjen e radhës 0–2 ndaj Kolumbisë dhe u eliminua nga Kupa e Botës.[322]

Një ditë më vonë, Federata Uruguaiane e Futbollit njoftoi se do të apelonte vendimin.[323] Avokati i Suárez tha se kjo ishte një fushatë evropiane kundër Suárezit.[324] Disa personazhe në Uruguaji i dolën në mbrojtje Suárezit, duke vënë në pikëpyetje në ai e kishte kafshuar Chiellinin si dhe kritikuan dënimin e gjatë ndaj tij. Një prej këtyre ishte presidenti i Uruguait, José Mujica, i cili e etiketoi dënimin si "fashist" si dhe ofendoi panelin e Komisionit të Disiplinës që vendosi dënimin.[325][326] Personazhe të tjerë që kritikuan dënimin ishin presidenti i Federatës Uruguaiane Wilmar Valdez,[323] kapiteni i ekipit Diego Lugano[327] dhe trajneri Óscar Tabárez, i cili në shenjë proteste dha dorëheqjen nga dy poste që mbante në FIFA.[328] Ky dënim u kritikua gjithashtu edhe nga media uruguaiane, të cilët i dolën në mbrojtje Suárezit duke gjetur justifikime.[329] Jashtë Uruguait, Chiellini e quajti dënimin "të tepruar", kurse sindikata e lojtarëve ndërkombëtar FIFPro i doli në mbrojtje Suárezit, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj tij.[328]

Më 30 qershor, Suárez publikisht i kërkoi falje Chiellinit me një postim në Twitter, duke u zotuar se nuk do ta përsëriste më këtë veprim.[330] Chiellini u përgjigj me një postim të tij, duke thënë se gjithçka ishte lënë mbas krahëse dhe se shpresonte që FIFA t'i ulte dënimin.[331][332]

Më 3 korrik, Federata Uruguaiane e apeloi vendimin,[333] por FIFA e refuzoi një javë më pas.[334][335] Dënimi i Suárez nuk e pengonte që ai të ndërronte klube,[336] duke bërë që më 11 korrik të zyrtarizohej transferimi i tij te Barcelona.[337][338][339] Disa ditë para transferimit, falja publike që Suárez kishte bërë ishte lavdëruar nga disa individë të klubit, përfshirë presidentin Josep Maria Bartomeu, i cili e quajti faljen "të ndershme", Andoni Zubizarreta, i cili tha se Suárez "ishte i përulur të pranonte gabimin e tij" dhe Ivan Rakitić, i cili vuri në dukje "forcën dhe karakterin" e uruguaianit.[340][341]

2016–2018: Rikthimi, ndeshja e 100të dhe goli i 50të

Thumb
Suárez duke luajtur kundër Portugalisë në ndeshjen e raundit të 16-tave të FIFA Kupës së Botës 2018.

Më 25 mars 2016, pas më shumë se një viti mungesë në ekipin kombëtar, Suárez shënoi golin e dytë të barazimit 2–2 kundër Brazilit në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2018.[342] Dy muaj më pas, ai u përfshi në listën me 23 lojtar që do të luanin në Copa América Centenario, edhe pse ai rrezikoi të humbiste vendin e tij për shkak të një dëmtimi në kofshë që pësoi në finalen e Kupës së Mbretit më 22 maj.[157][156] Suárez qëndroi në ekip, por humbi dy ndeshjet e para në grup kundër Meksikës dhe Venezuelës, ku Uruguai u mposht, duke u eliminuar nga turnamenti.[343] Në ndeshjen e tretë në grup kundër Xhamajkës, ku Uruguai fitoi 3–0, Suárez qëndroi në stol për 90 minuta.[344]

Më 10 tetor 2017, Suárez shënoi dy gola në fitoren 4–2 kundër Bolivisë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës. Me këtë sukses, Uruguai siguroi kualifikimin në turnament kurse Suárez u bë golashënuesi më i mirë i kualifikueseve të Kupës së Botës në zonën CONMEBOL me 21 gola, sëbashku me argjentinasin Lionel Messi.[345][346] Në mars 2018, Suárez fitoi Kupën e Kinës 2018, një turnament miqësor i organizuar çdo vit; ai shënoi golin e 50të ndërkombëtar në ndeshjen gjysëm-finale kundër Republikës Çeke, duke mposhtur portierin me një penallti.[347]

Më 20 qershor 2018, Suárez shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Arabisë Saudite, duke u shpallur lojtari i ndeshjes. Kjo ishte ndeshja e tij e 100të me ekipin kombëtar, që falë kësaj fitoreje siguroi kualifikimin në fazën me eliminim direkt.[348] Pesë ditë më vonë, ai shënoi me goditje dënimi dhe u shpall sërisht lojtari i ndeshjes në fitoren 3–0 kundër shtetit organizator Rusisë në ndeshjen e fundit të grupit.[349] Në raundin e 16-tave, Suárez asistoi një nga dy golat e Cavanit në fitoren kundër Portugalisë.[350] Uruguai u eliminua në çerek-finale pas humbjes 2–0 kundër Francës.[351]

2019–2024: Vitet e fundit dhe tërheqja

Në mars 2019, Suárez u përfshi në listën me 23 lojtarë të trajnerit Tabárez për Kupën e Amerikës 2019.[352] Më 16 qershor, ai shënoi golin e tretë si dhe asistoi golin e Nicolás Lodeiros në fitoren 4–0 kundër Ekuadorit në ndeshjen e parë të grupit.[353] Në ndeshjen çerek-finale kundër Perusë, Suárez i'u anullua një gol nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje si dhe ishte lojtari i vetëm i Uruguait që humbi penalltinë në gjuajtjet e penalltive ku ekipi u eliminua pasi koha e rregullt dhe shtesa ishin mbyllur në barazim pa gola.[354]

Më 8 tetor 2020, Suárez shënoi golin e parë të kualifikueseve CONMEBOL të Kupës së Botës 2022, duke u bërë lojtari i parë që e kishte arritur këtë tre herë, pasi më përpara kishte shënuar golin e parë në kualifikueset e edicionit 2010 dhe 2014.[355] Në qershor 2021, Suárez mori pjesë në një tjetër edicion të Kupës së Amerikës; goli i tij i vetëm në turnament erdhi në barazimin 1–1 kundër Kilit në ndeshjen e dytë të grupit.[356] Uruguai u eliminua në çerek-finale nga Kolumbia me penallti.[357]

Në nëntor 2022, Suárez ishte pjesë e ekipit që do të luante në FIFA Kupën e Botës 2022Katar. Në ndeshjen e tretë të grupit, Suárez asistoi golin e Giorgian de Arrascaetas, duke dyfishuar avantazhin e Uruguait kundër Ganës. Megjithatë, një gol në minutat e fundit nga Korea e Jugut kundër Portugalisë, që e kishte siguruar kualifikimin, solli kualifikimin e tyre dhe eliminimin e Uruguait, kjo pasi Korea e Jugut kishte shënuar katër gola në grup krahasuar me dy të Uruguait (të dy ekipet kishin katër pikë).[358]

Më 13 korrik 2024, Suárez shënoi një gol në minutën e 92të të ndeshjes për vendin e tretë kundër Kanadasë në Kupën e Amerikës. Ndeshja shkoi në gjuajtjet e penalltive ku Suárez shënoi golin e katërt të ekipit të tij, duke i dhënë fitoren dhe medaljen e bronzit.[359]

Më 2 shtator 2024, Suárez njoftoi se do të tërhiqej nga ekipi kombëtar pas ndeshjes kundër Paraguait më 6 shtator e vlefshme për kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2026.[360][361] Ai luajti në këtë ndeshje, e cila u mbyll në barazim pa gola, duke i dhënë fund karrierës 17 vjeçare me ekipin kombëtar. Ai u ndëshkua me karton të verdhë për protesta në minutat e fundit të ndeshjes.[362]

Remove ads

Profili i lojtarit

Stili i lojës

Thumb
Suárez në aksion me Liverpoolin në një duel kundër Sylvain DistinEvertonit gjatë derbit Merseyside në 2012.

Suárez konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave.[363][364][365][366][367][368][369] Ai dallohet për rekordin e golave, instiktin e golit si dhe lëvizjet brënda zonës. Ai është një nga tre lojtarët, sëbashku me Ruud van Nistelrooyn[370] dhe Cristiano Ronaldon,[371] që është shpallur golashënuesi më i mirë në tre kampionate të ndryshme. Ai gjithashtu njihet për driblimet e tij, veçanërisht për tendencën për të kaluar topin midis këmbëve të kundërshtarit.[372][373] Ai është një golashënues i pastër,[374] i cili finalizon me të dy këmbët[375] edhe pse këmba e tij e preferuar është e djathta, duke shënuar gola si brënda dhe jashtë zone.[376][377][378] Suárez gjithashtu zotëron një gjuajtje të fuqishme dhe "aftësi teknike të jashtëzakonshme" sipas profilit të tij te uebfaqja e FIFA-s.[379]

Suárez gjithashtu është vlerësuar për nivelin e punës,[380] lëvizjet dhe shpejtësinë,[381] të cilat e bëjnë atë një lojtar efikas në kundër-sulme[382] dhe në sulmet në krah;[379] ai luajti për disa kohë si sulmues krahu gjatë kohës së tij te Ajaxi.[383] Gjithashtu, Suárez njihet për aftësinë e tij për të kaluar portierin si pjesë e driblimeve të tij.[384] Gjatë kohës së tij te Barcelona, Suárez u shqua për golat e shënuar me gjuajtje në ajër.[385][386] Ai gjithashtu njihet për golat akrobatik, golat në rrëzim e sipër si dhe rrofeshatat.[387][388] Suárez është një gjuajtës i saktë i goditjeve të lira[389] si dhe një specialist penalltish.[390]

Suárez ka marrë shumë komplimente dhe lëvdada gjatë karrierës së tij nga kolegë dhe trajnerë të ndryshëm: trajneri i Uruguait, Óscar Tabárez, deklaroi se Suárez ishte një sulmues i madh dhe një nga lojtarët më elitar në botë,[391] kurse Kenny Dalglish vuri në dukje inteligjencën e tij dhe zhvillimin te Ajaxi.[382] Harry Redknapp tha se Suárez mund të luaj si sulmues pykë ose sulmues i dytë, ndërsa ish sulmuesi John Aldridge deklaroi se Suárez ka aftësi për t'u gjendur gjithmonë në pozicione shënimi.[380][392] Thierry Henry e konsideroi uruguaianin sulmuesin më të mirë në botë, duke thënë: "Ai ka gjithçka. Ai është në fytyrën tënde, ai është arrogant në një mënyrë të mirë. Ai shënon me gjuajtje në ajër, me kokë. Ai ka një anë të egër të lojës së tij dhe nuk do ta quaj hile. Ai di si të shënojë gola."[393]

Thumb
Suárez në aksion me Uruguain gjatë Kupës së Amerikës 2021.

Përveç aftësive si sulmues, Suárez gjithashtu merr pjesë në ndërtimin e aksioneve sulmuese të ekipit të tij, kjo falë vizionit dhe pasimeve të sakta, e cila reflektohet në numrin e asisteve që ai ka dhënë në karrierën e tij, mbi 300 në të gjitha kompeticionet.[394] Altruizimi i tij është vënë në dukje nga ish kapiteni i Liverpoolit Steven Gerrard, i cili në autobiografinë e tij deklaroi: "Është një kombinim i rrallë. Ai është një futbollist i mrekullueshëm i cili është i gatshëm t'i përdor dhuntitë e tij për të asistuar shokët e ekipit dhe krijuar raste shënimi. Gerrard gjithashtu shtoi: "Ai shënon gola. Ai krijon gola. Ai është shumë i vështirë si kundërshtar. Ti ke një mundësi për të mposhtur këto në botë me Luis Suárezin në ekip."[395][396]

Suárez është lavdëruar shpesh për mentalitetin e tij të fortë dhe dëshirën për të fituar. Ish-shoku i skuadrës te Liverpooli, Jordan Henderson, e quajti Suárezin një "luftëtar", duke shtuar se qëndrimi i tij frymëzonte besim tek shokët e tij të skuadrës.[397] Ndërkohë, Gerrard lavdëroi përpjekjen e tij për të pasur sukses, duke deklaruar: "Luis luante për të fituar një seancë stërvitore me pesë lojtarë sikur po ndiqte Ligën e Kampionëve ose Kupën e Botës. Nëse skuadra e tij humbiste një ndeshje, ai shkonte në shtëpi i zemëruar; ai gjithmonë kishte nevojë të fitonte aq shumë".[396] Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e lavdëroi Suárezin për "dëshirën dhe energjinë" që ai solli në klub.[398] Vetë Suárez ka deklaruar se ai është lloji i lojtarit që do të "vriste veten vetëm për të parandaluar një rivënie anësore në minutën e 90të".[399]

Polemikat

Suárez është akuzuar gjerësisht për simulime.[9][400][401][402] Trajnerët e tij, shokët e ekipit si dhe analistë të ndryshëm kanë thënë se reputacioni i tij si simulues ka bërë që gjyqtarët mos t'i japin penallti të sakta.[403][404] Në janar 2013, Suárez pranoi se kishte simuluar në një ndeshje kundër Stoke Cityt në tetorin e vitit të kaluar. Trajneri Brendan Rodgers reagoi duke thënë se veprimi i tij ishte "i papranueshëm" dhe se do të kishte një diskutim "të brëndshëm" në klub.[405] Gjatë ndeshjes kundër Portugalisë në Kupën e Botës 2018, pas përplasjeve me lojtarët portugez, Suárez bëri sikur ishte dëmtuar në kokë në dy raste pavarësisht se koka e tij nuk ishte prekur.[406]

Gjatë ndeshjes çerek-finale të Kupës së Botës 2010 kundër Ganës, Suárez largoi me dorë një gjuajtje me kokë të Dominic Adiyiah e cila po shkonte drejtë portës.[277] Ai u përjashtua me karton të kuq për këtë veprim, kurse Gana nuk e shënoi penalltinë e akorduar, gjë që solli edhe eliminimin e tyre nga turnamenti. Ky incident shkaktoi polemika të shumta dhe u konsiderua si shkaku që Gana nuk u kualifikua në gjysëm-finale.[278]

Suárez gjithashtu është famëkeq për kafshimet ndaj lojtarëve kundërshtar. Gjatë ndeshjes kundër Italisë në Kupën e Botës 2014, ai kafshoi mbrojtësin kundërshtar Giorgio Chiellini dhe u pezullua nga çdo aktivitet sportiv për katër muaj nga FIFA. Gjatë kohës që luante me Liverpoolin, ai kafshoi Branislav Ivanović gjatë një ndeshje të Premier Ligës kundër Çelsit, duke u pezulluar me dhjetë ndeshje. Ai gjithashtu kafshoi lojtarin e PSV Eindhoven Otman Bakkal gjatë kohës që luante me Ajaxin, duke u ndëshkuar me shtatë ndeshje pezullim.[75] Suárez në disa raste është akuzuar për shkelje në kokë ndaj lojtarëve kundërshtar në ndeshjet e Premier Ligës dhe Ligës së Evropës.[407][408][409][410]

Për shkak të këtyre sjelljeve antisportive në fushë, Suárez është etiketuar si parazit dhe hileqar.[406] Në dhjetor 2013, uebfaqja sportive spanjolle El Gol Digital e renditi uruguaianit në vendin e 5të në listën e tyre të lojtarëve më të ndyrë.[411]

Remove ads

Jeta personale

Thumb
Një pikturë muri e Suárez në ish shkollën e tij në Montevideo, Uruguai.

Suárez ka lindur në qytetin Salto të Uruguait nga prindërit Sandra Diaz dhe Rodolfo Suárez; ai është i katërti i shtatë djemve.[15][412] Vëllai i tij i madh, Paolo Suárez, është një ish futbollist profesionist i cili luajti për herë të fundit me Isidro Metapán në El Salvador. Ai është një katolik i devotshëm.[413]

Në moshën shtatë vjeç, Suárez dhe familja e tij u shpërngulën në Montevideo, kurse në moshën nëntë vjeç prindërit e tij u divorcuan.[412] Suárez filloi të zhvillonte aftësitë e tij si futbollist si dhe në moshën 15 vjeç filloi punë si pastrues rrugësh.[13][412] Në vitin 1998, ai mori pjesë në shfaqjen televizive për fëmijë Aventujuegos si garues, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte; episodi ku ai mori pjesë u transmetua në vitin 2011 nga Noche de Locura ku Suárez ishte i ftuar; ai u habit kur pa se ato filmime ishin ruajtur.[1]

Ndryshimi midis jetës së tij në Evropë dhe varfërisë që la pas në Uruguai është cituar të ketë kontribuar në agresionin e tij periodik në fushë, si dhe të jetë një shpjegim i mundshëm për qëndrimet më tolerante të publikut dhe shtypit uruguaian ndaj rasteve të tilla, krahasuar me Evropën.[12] Përveç gjuhës së tij amtare, Suárez flet holandisht dhe anglisht.[414][415]

Suárez është rracë e përzier dhe ka një gjysh të zi. Çështja e etnisë u ngrit në raportimin mbi incidentin me Patrice Evran, ku përdorimi nga gjyshja e tij, Lila Piriz, i fjalës "mi negrito" si nofkë është ofruar për të shpjeguar përdorimin e përsëritur të fjalës "negro" nga Suárez gjatë grindjes dy-minutëshe midis tyre; Federata Angleze e Futbollit e konsideroi dëshminë e tij të pabesueshme, duke e pezulluar me tetë ndeshje. Nëna e tij gjithashtu mbështeti pretendimin e Suárez se përdorimi i fjalës nuk ishte racist në Uruguai. Ajo tha se ishte "normale" dhe se ishte "një fjalë që njerëzit e përdorin me miqtë e tyre. Është si të quash dikë të shëndoshë, të dobët apo çfarëdo qoftë".[416]

Suárez nisi marrëdhënjen e me Sofía Balbin në moshën 15 vjeç në Montevideo; familja Balbi u zhvendos në Barcelonë në vitin 2003, duke bërë që përqëndrimi i tij në futboll të rritej me qëllim që t'i ndiqte në Evropë për t'u bashkuar me Sofían.[12] Suárez u martua me të në vitin 2009, dhe çifti ka një vajzë (e lindur në vitin 2010) dhe dy djem (të lindur në vitin 2013 dhe 2019).[417][15][418] Ai ka një tatuazh me emrin e vajzës së tij, Delfina, në kyçin e dorës, të cilin e puth si pjesë e festimit të golit – kjo rutinë festimi është paraqitur në video lojën FIFA 15 të EA Sports si "Kiss The Wrist".[419][420] Në vitin 2014, Suárez u transferua te BarcelonA, duke i lejuar atij të jetonte më afër familjes së Sofías. Gjatë transferimit, Suárez tha: "[Liverpooli] bëri gjithçka që mundi që unë të qëndroja, por të luaj dhe të jetoj në Spanjë, ku jeton familja e gruas sime, është një ëndërr dhe ambicie e jetës. Besoj se tani është koha e duhur."[421] Në vitin 2014, Suárez publikoi autobiografinë e tij, Kalimi i Linjës - Historia Ime.[422]

Suárez, i cili është i martuar me një shtetase italiane, ishte i kualifikuar për të dhënë provimin e gjuhës italiane B1 dhe fluturoi për në Peruxhia në shtator 2020 për të dhënë provimin dhe për të fituar shtetësinë italiane. Megjithëse marrja e rezultateve të provimit të gjuhës dhe miratimi i shtetësisë duhen përkatësisht disa muaj dhe disa vite për t'u përpunuar, u raportua se Suárez i mori rezultatet e provimit të gjuhës brenda disa orësh dhe shtetësia e tij do të miratohej brenda disa javësh. Mediat italiane vunë në dukje trajtim e veçantë Suárez mori, veçanërisht pasi ligjet italiane ishin ndryshuar në vitin 2018 për ta bërë më të vështirë marrjen e shtetësisë me martesë.[423] Në shtator 2020, u nis një hetim mbi akuzat se ai kishte mashtruar për të fituar shtetësinë italiane.[213]

Remove ads

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 3 maj 2025[424][425][426]
Më shumë informacion Klubi, Sezoni ...
  1. Të gjitha ndeshjet në Kupën Libertadores
  2. Dy ndeshje dhr dy gola në fazën play-off të Primera División Uruguaiane
  3. Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  4. Të gjitha ndeshjet në fazën play-off të Eredivisies
  5. Dy ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Kampionëve, dy ndeshje në Kupën UEFA
  6. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  7. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
  8. Ndeshje në Johan Cruyff Shield
  9. Një ndeshje dhe një gol në UEFA Super Kupë, dy ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje dhe pesë gola në FIFA Kupën e Botës për Klube
  10. Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  11. Të gjitha ndeshjet në Kupën Sudamericana
  12. Dymbëdhjetë ndeshje dhe shtatë gola në Campeonato Gaúcho, një ndeshje dhe tre gola në Recopa Gaúcha
  13. Të gjitha ndeshjet në CONCACAF Kupën e Kampionëve
  14. Tre ndeshje dhe dy gola në Kupën e Ligës, tre ndeshje dhe një gol në fazën play-off të Kupës MLS

Kombëtarja

Burimi: [427]

Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...
Remove ads

Trofe

Klube

Nacional
  • Primera División Uruguaiane: 2005–06, 2022[239]
  • Torneo Clausura: 2005–06, 2022[428]

Ajax[429]

Liverpool[429]

Barcelona[429]
Atlético Madrid

Grêmio

  • Campeonato Gaúcho: 2023
  • Recopa Gaúcha: 2023
Inter Miami
  • Supporters' Shield: 2024

Kombëtarja

Uruguai[429]

Personale

  • Ekipi All-Star i FIFA Kupës së Botës: 2010[431]
  • Futbollisti Holandez i Vitit: 2009–10[432]
  • Këpuca e Artë e Eredivisies: 2009–10[433]
  • IFFHS Golashënuesi më i mirë në botë: 2010, 2014, 2016[434]
  • Lojtari më i mirë i Copa Américas: 2011[435]
  • Ekipi i Turnamentit i Copa Américas: 2011[436]
  • Lojtari i Muajit i Premier Ligës: dhjetor 2013, mars 2014[437]
  • Këpuca e Artë Evropiane: 2013–14,[438] 2015–16[439]
  • Lojtari i Sezonit i Premier Ligës: 2013–14[437]
  • Këpuca e Artë e Premier Ligës: 2013–14[437]
  • PFA Ekipi i Vitit: 2012–13,[440] 2013–14[441]
  • PFA Lojtari i Vitit i Tifozëve: 2013–14[442]
  • PFA Lojtari i Vitit i Lojtarëve: 2013–14[443]
  • FWA Futbollisti i Vitit: 2013–14[444]
  • FSF Lojtari i Vitit 2013–14[445]
  • Trofeo EFE: 2014–15,[446] 2020–21[447]
  • Trofeo Alfredo Di Stéfano: 2020–21[448]
  • Ekipi i Sezonit i UEFA Ligës së Kampionëve: 2014–15, 2015–16[449]
  • Ekipi i Sezonit i La Ligës nga UEFA: 2015–16, 2016–17[450][451]
  • Ekipi i Vitit i ESM: 2013–14, 2014–15, 2015–16[452]
  • Topi i Artë i FIFA Kupës së Botës për Klube: 2015[146]
  • Këpuca e Artë e FIFA Kupës së Botës për Klube: 2015[146]
  • Lojtari i ndeshjes në finalen e FIFA Kupës së Botës për Klube: 2015[453]
  • Trofeu Pichichi: 2015–16[439]
  • Lojtari më i mirë i La Ligës: 2015–16[454]
  • Lojtari i Muajit i La Ligës: maj 2016, dhjetor 2017,[455] tetor 2018, dhjetor 2019[456]
  • FIFA FIFPro World11: 2016[457]
  • Lojtari i Vitit i Ajaxit (Çmimi Rinus Michels): 2008–09, 2009–10[458]
  • Lojtari i Sezonit i Liverpoolit: 2012–13,[459] 2013–14[460]
  • Lojtari i Sezonit i Liverpoolit nga Lojtarët: 2013–14[460]
  • Goli i Sezonit i Liverpoolit: 2013–14[460]
  • Lojtari i Sezonit i Barcelonës (Trofeo Aldo Rovira): 2015–16[461]
  • Ekipit i Sezoni i Primera División Uruguaiane: 2022[462]
  • Ekipi Uruguaian i Ëndërrave nga IFFHS[463]
  • Ekipi i Vitit i Campeonato Gaúcho: 2023
  • Bola de Ouro: 2023
  • Bola de Prata: 2023
  • Troféu Mesa Redonda Lojtari më i mirë: 2023[464]
  • Lojtari i Muajit i Major League Soccer: shkurt 2024, mars 2024[465]
  • MLS All-Star: 2024
Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads