Mali i Dajtit

mal From Wikipedia, the free encyclopedia

Mali i Dajtitmap
Remove ads

Mali i Dajtit ndodhet në Shqipëri dhe ka një lartësi prej 1613 metra.[1] Është rreth 26 kilometra larg Tiranës. Në mal gjenden rreth 26 lloje drurësh e shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit, dhe ka bimë, barishte, kafshë dhe shpendë të egra. Dy majat dominuese, që ndryshe njihen me emrin “ballkonet” qëndrojnë mbi shkëmbinjtë e pjerrët. Dajti ka një lartësi relativisht të madhe nga niveli i detit, duke filluar nga 300 metra deri në lartësinë prej1613 metrash të majës më të lartë, në të 4 zonat fitoklimatike e me një kundërdrejtim që siguron mjaftueshmërinë e ditëve me diell, e për konsekuencë me një klimë më të freskët e me ajër më të pastër se pllaja ku shtrihet Tirana. Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombëtar” me vendim të Këshillit të Ministrave, Nr 9248, dt. 6.2.1966, ka një sipërfaqe prej rreth 3300 ha dhe me perspektive zgjerimi deri në rreth 11000 ha. Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Mali i Dajtit është i cilësuar si mushkëria e Tiranës.

Thumb
Mali i Dajtit nga mbrapa
Thumb
Mali i Dajtit
Remove ads

Shiko dhe këtë

Lidhje të jashtme

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads