Manush Myftiu
politikan shqiptar From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Manush Myftiu (Vlorë, 16 janar 1919 - Tiranë, 20 tetor 1997) ishte zv/komisar i Brigadës së 6, politikan shqiptar i pas Luftës së Dytë Botërore. Dëshmia e tij lidhur me sulmin që i bënë partizanët Muharrem Bajraktarit është me rëndësi në hullinë e Luftës Civile.[1] Myftiu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]
Remove ads
Biografia
U lind më 16 janar 1919, i biri i Hydaiut dhe Haties.[3]
Kërkonte bursë për në Itali më 11 nëntor 1939, letrën Ernest Koliqit ia shkruante me vitin fashist. Më 19 shkurt 1942 drejtori i përgjithshëm i policisë, Shyqyri Borshi, vlerësonte sjelljet e mira politike të studentit Myftiu.[4] Studjoi në Itali për mjekësi, por i ndërpreu në mes ato. Më 1941 qe anëtar i Partisë Komuniste dhe anëtar i Komitetit Qarkor të Vlorës. Më 1943 zëvendëskomisar i Brigadës së 6. Më vonë u caktua përgjegjës i seksionit politik të divizionit të 1, ku caktohet me drejtimin e punës së partisë në brigadat e 3 dhe 6.
Në nëntor të 1944 u emërtua anëtar i komisionit të kuadrove pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Më 1946 - 1947 qe drejtor politik i ushtrisë, më 1947 - 1948 përgjegjës i seksionit organo-instruktor pranë Komitetit Qendror, më 1948 - 1949 qe ndihmësministër i Punëve të Jashtme. Më 1949 qe ministër pa portofol.
Gjatë viteve 1951 - 1952, 1954 - 1966 dhe 1976 - 1990 ka qenë zëvendësministër dhe më 1951 ministër i Drejtësisë. Më 1949 - 1951 dhe 1989 - 1990 kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit. Më 1956 -1958 ministër i Shëndetësisë. Më 1958 - 1965 ministër i Arsimit dhe i Kulturës. Më 1956 - 1990 qe anëtar i Byrosë Politike. Më 1952 - 1954 qe sekretar i Partisë Popullore. Më 1966 - 976 sekretar i parë i Komitetit të PP-së për Tiranën.
U tërhoq nga jeta politike më 1990 dhe në kongresin e 10-të të Partisë së Punës më 1991 u përjashtua nga partia. U arrestua më 31 gusht 1991 dhe më 2 korrik 1994 Gjykata e Tiranës e dënoi me 5 vjet heqje lirie, por për shkaqe shëndetësore u dënua me kusht për të mos dalë nga shtëpia për veprën penale të shkeljes së barazisë së shtetasve. Më pas u akuzua për abuzim me detyrën dhe për genocid, duke u dënuar me burgim të përjetshëm.
Në gjendje të rëndë shëndetësore u lirua nga spitali i burgut në korrik të 1996. Vdiq në Tiranë më 20 tetor 1997.[5]
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads