Matteo Politano

futbollist italian From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Matteo Politano (lindur më 3 gusht 1993) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Napoli dhe kombëtaren italiane.

Fakte të shpejta Informacioni personal, Data e lindjes ...
Remove ads

Karriera me klube

Roma

I lindur në Romë me origjinë Fiumefreddo Bruzio, Politano është produkt i akademisë së Romës, me të cilën fitoi kampionatin Alievi nën-17 në vitin 2010,[2] Campionato Nazionale Primavera 2011 si dhe Coppa Italia Primavera një vit më vonë. Ai ishte golashënuesi i gjashtë më i mirë i skuadrës së të rinjëve në sezonin 2011–12 (7 gola), mbrapa Junior Tallo, Nicolás López, Gianluca Leonardi, Federico Viviani dhe Giammario Piscitella. Në korrik 2012, ai u huazua te Perugia.[3] Politano debutoi si profesionist gjatë edicionit 2012–13 të Coppa Italias; ai ishte gjithashtu sulmuesi titullar i ekipit të të rinjëve në Lega Pro Prima Divisione 2012–13, duke shënuar tre gola në pesë ndeshjet e para në shtator.

Pescara

Më 30 qershor 2013, Pescara bleu Politanon (500,000 €) dhe Piscitellan (1.5 milion €) si pjesë e marrëveshjes që pa sulmuesin Caprari të rikthehej te Roma (2 milion €);[4][5][6][7] megjithatë, Caprari u rikthye te Pescara sërisht (1.5 milion €) për shërbimet e Piscitellas (1.5 milion €) në janar 2014.

Më 27 qershor 2015, Roma e ribleu Politanon për 601,000 €, duke sjellë edhe shitjen përfundimtare të Caprarit te Pescara për 125,000 €.[8][9]

Sassuolo

Më 2 korrik 2015, klubi i Serie A Sassuolo firmosi me Politanon në një marrëveshje të përkohshme me të drejtë blerje.[10] Në qershor 2016, klubi ushtroi të drejtë për të blerë lojtarin përfundimisht.

Internazionale

Më 30 qershor 2018, Interi firmosi me Politanon në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje në qershor 2019.[11]

Ai debutoi zyrtarisht për klubin më 19 gusht në ndeshjen e parë të Serie A për sezonin 2018–19 kundër klubit të tij prind Sassuolos, me Interin që u mposht 1–0 në transfertë.[12] Më 15 shtator, Politano luajti ndeshjen e 100të në Serie A në disfatën 1–0 kundër ParmësSan Siro.[13] Dy javë më vonë, ai luajti për herë të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 me përmbysje në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[14]

Më 29 shtator, Politano shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interin në suksesin 2–0 ndaj Cagliarit në shtëpi në një ndeshje kampionati.[15] Gjatë sezonit 2018–19, Politano ishte lojtari i dytë më i përdorur i Interit, mbrapa portierit Samir Handanović, duke zhvilluar 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Më 19 qershor 2019, Inter ushtroi të drejtën e blerjen përfundimtare të Politanos nga Sassuolo.[16] Me mbërritjen e Antonio Contes si trajner i ri, rreshtimi i ekipit ndryshoi nga 4–3–3 në 3–5–2, duke bërë që Politano të humbiste vendin e titullar.[17] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai luajti vetëm 11 ndeshje në kampionat, përfshirë dy si titullar – të dy rastet në muajin shtator.[18] Në janar 2020, Politano kaloi me sukses vizitat mjeksore te Roma, duke qënë pjesë e shkëmbimit midis dy klubeve që do të shihte mbrojtësin Leonardo Spinazzola të kalonte në drejtim të kundërt.[19] Megjithatë, transferimi dështoi pasi Interi nuk ishte i kënaqur me gjëndjen fizike të lojtarit, duke dështur të rinegocionte marrëveshjen.[20]

Napoli

Më 28 janar 2020, Politano u transferua te klubi tjetër i Serie A Napoli në formë huazimi për dy vite me detyrim blerje.[21] Më 17 qershor, ai fitoi trofeun e parë si futbollist profesionist, Kupën e Italisë, ku Napoli mposhti në finale Juventusin 4–2 me penallti pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola; Politano shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij.[22][23]

Remove ads

Karriera ndërkombëtare

Politano u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 për ndeshjen miqësore ndaj ekipit kombëtar C në dhjetor 2011. Ai më pas luajti dy herë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 2012 (duke u paraqitur si zëvëndësues i Elio De Silvestros)[24] si dhe luajti edhe dy miqësore para raundit elitë të kompeticionit.

Më 5 nëntor 2016, Politano mori ftesën e parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Ventura për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë.[25] Megjithatë, ai debutoi me kombëtaren dy vite më vonë më 28 maj 2018 nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, duke luajtur si titullar në fitoren 2–1 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.[26] Më 28 nëntor 2018, Politano shënoi golin e parë me ekipin kombëtar në ndeshjen e tij të dytë në fitoren minimale 1–0 ndaj Shteteve të BashkuaraGenk, Belgjikë, duke realizuar në minutën e 94të.[27]

Remove ads

Profili i lojtarit

Politano është një lojtar këmbë-majtë i shpejtë dhe i vogël, me instikt për gol, i cili ka dhunti shpejtësinë, vizionin, teknikën e mirë dhe driblimet me shpejtësi, si dhe kontrollin e mirë të topit nga afër dhe pasat e para në hapsira të vogla.[11] Një lojtar i shkathët, ai vendoset zakonisht si anësor, ku mund të luajë në të dyja krahët, si dhe në disa pozicione të tjera sulmi, përfshirë edhe si sulmues i dytë.[28] Politano gjithashtu zotëron një gjuajtje të mirë nga distanca, dhe është i rrezikshëm nga goditjet e lira.[29]

Statistikat e karrierës

Klube

Përditësuar më 8 gusht 2019[30]
Më shumë informacion Klubi, Divizoni ...
  1. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
  3. Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve

Kombëtarja

Përditësuar më 26 mars 2019[30][31]
Më shumë informacion Ekipi kombëtar, Viti ...

Golat me kombëtaren

Përditësuar më 26 mars 2019. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Politano.[31]
Më shumë informacion Nr., Data ...
Remove ads

Trofe

Klube

Napoli

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads