MongoDB

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

MongoDB është një databazë e llojit të orientuar-në-dokument. Klasifikohet si databazë NoSQL, MongoDB i shmanget strukturave tradicionale të databazave relacionale të bazuara-në-tabela, në favor të dokumenteve si JSON me skemave dinamike (që MongoDB i quan si formati BSON), duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë integrimin e të dhënave në lloje të caktuara të aplikacioneve. E lëshuar nën një kombinim të Licencës Publike të Përgjithshme GNU Affero dhe Licensën Apache, MongoDB është software i lirë dhe me burim të hapur.

Fakte të shpejta Zhvillues, Versioni i parë ...

U zhvilluar për herë të parë nga kompania softuerike MongoDB Inc në tetor 2007 si komponent i një platforme të planifikuar për të qenë një shërbim, kompania e zhvendosi modelin e zhvillimit në një model open source në vitin 2009, me MongoDB që ofron mbështetje komerciale dhe shërbime të tjera [1]. Që atëherë, MongoDB është pranuar si një softuer i prapavijës nga një numër i madh i webfaqeve dhe shërbimeve, duke përfshirë Craigslist, eBay, Foursquare, SourceForge, Viacom, dhe The New York Times. Në vitin 2014, MongoDB ishte sistemi i databazës më i popullarizuar NoSQL [2].

Remove ads

Licencimi dhe mbështetja

MongoDB është në dispozicion falas nën Licensën të Përgjithshme Publike GNU Affero [3]. Drivers-at gjuhësore janë në dispozicion nën një Licencës Apache. Si shtesë, MongoDB Inc. ofron edhe licensa pronësie për MongoDB [1].

Karakteristikat kryesore

Disa nga karakteristikat përfshijnë:[4]

Orientimi-në-dokumente
Ad hoc queries
Indeksimi
Replikimi
Balancimin e ngarkesës

Popullariteti

Që nga korriku 2015,, MongoDB është sitemi për menaxhim të databazave i katërti më i popullarizuar, dhe më sitemi më i popullarizuar i llojit të orientuar në dokumente [2].

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads