Muhammad Ali
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Muhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. më 17 janar 1942 në Louisville, ShBA - 3 qershor 2016) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit.[1] Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.
Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.[2]
Remove ads
Kalimi në Islam
Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë vendim ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.[3]
Remove ads
Marrja e licensës për boksim
Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.
Jeta personale
Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në "Khalilah Ali". Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..
Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.
Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda "Lonnie" Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.
Statistikat
Remove ads
Citate

Wikiquote ka thënie në lidhje me Muhammad Ali
- Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je.
- Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
- Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t'i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër).
- Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time.
- Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
- E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:"Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion."
- Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë.
- Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit.
- Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.
Remove ads
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads