Muzeu i Ulqinit

From Wikipedia, the free encyclopedia

Muzeu i Ulqinit
Remove ads

Muzeu i Ulqinit (malaz. Zavičajni muzej u Ulcinju) është muze lokal që gjendet në Kalanë e Ulqinit, pjesën më të vjetër të Ulqinit, Mali i Zi.[1]

Thumb
Ndërtesa e Seksionit Arkeologjik, dikur kishë dhe më vonë xhami.

I themeluar në vitin 1975, muzeu është i vendosur në pjesën e epërme të Kalasë, pranë portës veriore të saj. Pranë muzeut punon reparti arkeologjik (i vendosur në ndërtesën e quajtur Kisha-Xhami e Ulqinit) dhe reparti etnologjik (i vendosur në shtëpin e Familjes Uruçi) si dhe Galeria e Arteve (e vendosur në Kullën e Ballshajve). Në këto ndërtesa por edhe në hapësirën pranë Kishë-Xhamisë, që nihet si Pazari i Qytetit (ose Tregu i Skllevërve) ku gjenden disa qeli, janë të vendosur monumentet me të rëndësishme të historisë së Ulqinit.[2]

Kishë-Xhami janë të ekspozuara mbetje arkeologjike të qeramikës së lashtë greke dhe romake, qelq, numizmatikë, si dhe sendet që janë shfaqur gjatë sundimit të dinastive Vojislavljeviq dhe të Balshajve.[1]Kullën e Ballshajve jane vendosur fotografi nga Ulqini si edhe qytetare te tij. Ka fotografi te figurave te shquara dhe pamja nga celjet e shkollave te para. Fotografite nuk jane ndare ne etapa te caktuara kohore. Dritaret e kulles kane nje pamje te mire mbi det dhe qytet.

Në programin dhe planin e punës së Muzeut përfshihen: evidentimi, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe përpunimi i materialit të gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike.[2]

Remove ads

Objekte historike

Vlerë të posaçme kanë:[2]

  • Dy sëpata të tipit shkodrano-dalmatin të epokës së bronzit
  • Mbishkrimi antik me shkrimin grek kushutar perëndeshës Artemida
  • Një kame antike që paraqet perëndeshën Atena me helmetë
  • Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke

Galeria

Shih edhe

Referimet

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads