Nicolas Sarkozy

From Wikipedia, the free encyclopedia

Nicolas Sarkozy
Remove ads

Nicolas Sarkozy (Nicolas Paul Stéphane Sarközy de Nagy-Bocsa (About this sounddëgjo ) [nikɔla saʁkɔ'zi], sqt. Nikolla Sarkozi; i lindur më 28 janar 1955) është politikan francez dhe ishte kryetar i Republikës së Francës prej 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012.

Fakte të shpejta Presidenti i Francës, Paraprirë nga ...

Para presidencës së tij, ai ishte kryetar i partisë Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP). Gjatë mandatit të dytë së Jacques Chirac si presidentë, Nicolas ishte Ministër i Punëve të Brendshme përveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte ministër i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, një nga komunat më të pasura të Francës, prej vitit 1983 deri më 2002.

Më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit François Hollande me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave.[1]

Remove ads

Biografia

Nicolas Sarkozy është djali i dytë i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nënës franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ëma ka qenë Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqisë. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nën ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fenë katolike. Jetuan në Lion të Francës dhe kan pasur dy vajza Suzanën dhe Andrenë, e cila pra është e ëma e kryetarit të Francës.

Sarkozi shkollën fillore Chaptal de Neuilly e kreu në Paris. Në vitin 1967 kishte përsëritur klasën e gjashtë, pas së cilës ishte regjistruar në shkollën private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marrë mësimet e mesme. Një vit më vonë anëtarësohet në partinë “Unioni Demokrat për Republikë”.

Studimet për avokaturë i kreu në Universitetin e Parisit në Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin për politikë të jashtme për arsye të mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze.

Sarkozi për herë të parë u martua më 23 shtator të vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemtë Pierre dhe Jean. Në vitin 1996 formalisht u shkurorëzuan.

Në vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorëzua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila në të vërtetë ishte gruaja e nji miku të tij. Në tetor të vitit 2007 u shkurorëzuan.

Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua.

Pas humbjes kundër François Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 do t'a mbyllë mandatin e tij më 15 maj 2012.

Remove ads

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads