OpenAI

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

OpenAI është një laborator kërkimor amerikan për inteligjencën artificiale (IA), i përbërë nga organizata jofitimprurëse OpenAI Incorporated (OpenAI Inc.) dhe dega e saj fitimprurëse OpenAI Limited Partnership (OpenAI LP). OpenAI merret me kërkime në fushën e inteligjencës artificiale për të përparuar dhe zhvilluar një IA miqësore, që do të sjellë dobi për të gjithë njerëzimin. Misioni i deklaruar i OpenAI-t është të zhvillojë inteligjencë artificiale të përgjithshme "të sigurt dhe të dobishme," të cilën e përkufizon si "sisteme plotësisht autonome që tejkalojnë njerëzit në shumicën e punëve me vlerë ekonomike."

Fakte të shpejta Lloji, Themeluar në ...

Organizata u themelua në San Francisko më 2015 nga Sam Altman-i, Reid Hoffman-i, Jessica Livingston-i, Elon Musk-u, Ilya Sutskever-i, Peter Thiel-i dhe të tjerë.[1] Musk u largua nga bordi drejtues në vitin 2018, por mbeti një donator i organizatës. Në vitin 2019, Microsoft investoi një miliard dollarë në OpenAI LP-në, ndërsa një investim i dytë me afat shumëvjeçar filloi në janar 2023, me vlerë të raportuar prej 10 miliardë dollarësh.

Remove ads

Puna kërkimore

Hulumtimet e OpenAI-t zakonisht përqendrohen në të mësuarit përforcues. OpenAI konsiderohet një konkurrent i rëndësishëm i DeepMind. Puna e parë për transformatorin prodhues të parastërvitur (shkurt. ang. GPT) si një modeli gjuhësor u shkrua nga Alec Radford-i dhe kolegët e tij[2] dhe u publikua si një parapublikim në faqen zyrtare të OpenAI më 11 qershor 2018.[3] Kjo punë tregoi se si një model gjuhësor prodhues mund të fitojë njohuri të përgjithshme dhe të përpunojë varësi në shkallë të gjerë nëpërmjet para-trajnimit në tekst të vazhdueshëm mbi tematika të larmishme.

GPT-2 u publikua për publikun në nëntor 2019, GPT-3 iu dha ekskluzivisht Microsoft-it në shtator 2020, dhe chatbot-i ChatGPT[4] u lançua në nëntor 2022, duke fituar popullaritet të shpejtë. Në mars 2023, OpenAI njoftoi lançimin e GPT-4. DALL-E[5] është një model transformator që krijon imazhe bazuar në përshkrime tekstuale. Ky model u lançua nga OpenAI në janar 2021. CLIP[6] bën të kundërtën, duke krijuar përshkrime për një imazh. Në vitin 2019 u lançua MuseNet për krijimin e pjesëve muzikore, ndërsa në vitin 2020 Jukebox,[7] i cili prodhon muzikë me vokale.

Remove ads

Shiko edhe

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads