Oso Kuka
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Osman Bejtullah agë Kuka i njohur më shumë si Oso Kuka (1812 ose 1820 – 12 qershor 1861) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, I rrethuar nga ushtarë malazezë në një kullë në ishullin Vraninë, ai e hodhi në erë atë duke vrarë veten dhe shumë nga ushtarët malazezë. Në dekadat në vijim, ai u bë një figurë tubuese e lëvizjes për pavarësinë shqiptare dhe një personazh shumë i njohur i veprave të rëndësishme në letërsinë shqipe.
Remove ads
Biografia
U lind në Shkodër, rreth vitit 1812[1][2] (1820[3]) në gjirin e një familjeje timarlinjsh me origjinë të hershme nga Kukësi. Shtëpia e Kukajve bëhet e njohur me Ibrahim Kukën, gjyshin e Osos, i cili më 1802 (1217 H) pajiset me një timar për shërbimet ushtarake, të ardhurat e të cilit i nxirrte në natyrë nga fshatarët e katundeve Mes, Egërç, Lopç të Rranxave të Mbishkodrës. Në bazë të dekreteve sulltanore, Ibrahimi emërohet qetëhyda i kalasë, gradë që krahasohej me ndihmës-komandant ose intendent.
Me vdekjen e Ibrahimit, timari i lartpërmendur më 1815 (1231 H) iu përcoll të birit, Jusuf agë Kukës, i cili gëzoi edhe gradën e qetëhydasë mbi rezervistët që shërbenin në kala.
U lind afërsisht më 1812 në Shkodër, i biri i Bejtullah agë Kukës, ndër oborrtarët Vezirit Mustafa Pashës. Të dhënat popullore tregojnë se vezirët Bushatlinj, Kukejt i kanë mbajtë për bajraktarë të vet. Jusuf agë Kuka i dytë, vëllai i Osos, në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1897, figuron se ka qenë bylykbash i maleve Reç e Lohe.
Osoja krejt rininë e tij, për 27 vite, e kaloi rrugëve të kurbetit në Anadoll, Tarabulluz, Halep e mandej edhe nëpër Rumeli. Së fundi përshkoi Dibrën dhe disa vise të tjera shqiptare. Më 1859 Osoja kishte marrë gradën jysbash (kapiten) me detyrë komandant i rojeve kufitare në kohën e valiut Abdi pashë Çekrezi. Detyrë kjo që iu ngarkua me propozimin e Hodo beg Sokolit, asokohe komandant xhandarmërie.[1] Post-roja e rojes kufitare ishte në ishullin e Vraninës, në veri të liqenit të Shkodrës. Duke pasur në sfond Luftën e Kërnicës[4] dhe për shkak të një fërkimi me banorët e Liubotinës, liubotinasit dhe çeta të tjera malazeze ia mësyen ishullit të Vraninës, ku Osoja qe vendosur me rojet e tij.[1] Qëndrestarët mbajtën pozicionet e tyre deri kur u rrethuan krejtësisht nga malazezët dhe u plagosën një-nga-një, më pas u strehuan në xhebehane (depoja e municioneve), ku Osoja vendosi të hidhej në me 24 bashkëluftëtarët e tij dhe malazezët rrethues[3] mëngjesin e një dite qershori.[1] ndër emrat e 24 bashkëluftëtarëve dihet nipi i Osos, Salë Behri, Met Golemi, Met Beqja, Ibrahim Kopliku, Pjetër Berisha, Isuf Bushati, Met Vela, Sadik Lapi, Zylfo ..., Nuzi ..., Mahmud Zyberi; të tjerëve nuk iu dihen emrat, tre a katër prej këtyre të fundit ishin toskë e Pjetri ishte shërbëtor i Osos.[5]
Reagimi i valiut Abdi pashë Çekrezit qe i ngathtë, duke organizuar dhe dërguar 5-600 vullnetarë në kullën e Maksudit vetëm pas shpërthimit të Vraninës. Pas reagimeve të qytetarëve, Porta e Lartë largoi valiun nga detyra e tij dhe solli komisar të jashtëzakonshëm me kompetenca të plota intelektualin Ahmed Xhevdet Pashën.[6]

Remove ads
Trashëgimia
Për bëmën e tij, Kukës iu kushtuan këngë popullore, radhitur së pari më 1898 në të përkohshmen La Nazione Albanese të Anselmo Lorekios më 1898,[7] më tej Nasuf Dizdari më 1901 tek Albania e Konicës,[6] nga Kasem Taipi te "Zane popullore" si dhe nga Hamdi Bushati te Shkodra dhe motet,[1] duke i dhënë vëmendje edhe historianët Sulejman Kylçe dhe Ligor Mile.[6] Ndër portretizimet më me rëndësi është ai i bërë nga atë Gjergj Fishta në veprën epike Lahuta e Malcís, ku të shkuarit në luftë të Osos dhe vdekja e tij përbëjnë atë që quhet "cikli i Oso Kukës" me 5 këngë.[8] Në këngën popullore të njohur Oso Kuka e quan veten Shkodran, por poeti te Lahuta e paraqet si hero që i krenohet Knjazit porsi shqiptar.[9] Ndre Zadeja ka shkruar edhe një melodramë të titulluar Oso Kuka, bazuar në jetën e tij.[10]
Për krijimtarinë popullore Meyer shkroi në Albanische Forschungen më 1897.[7] Më 1921 Zef Mark Harapi shkroi dramën "Trimnija e Oso Kukës", e cila u vendos në skenë nga aktorët amatorë të shoqërisë kulturore "Bogdani" në Shkodër.[11] Më 1990 shkrimtari Sulejman Krasniqi i kushtoi figurës së tij një roman historik, botuar në Lubjanë.[12]
Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi".[7]
Malazezët vendin e hedhur në erë e identifikojnë kulla e Oso Kukës, ndërsa tek shtëpia e Kukajve në Shkodër është Muzeu historik i qytetit.[3]
Frazeologji
Në Shkodër dhe në Ulqin, për ndokënd që nuk del nga shtëpia përdoret shprehja "asht ndry si Oso Kuka".[13]
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads