Partia Laburiste
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Partia Laburiste është një parti politike në Mbretërinë e Bashkuar që është përshkruar si një aleancë e Socialdemokratëve, socialistëve demokratë dhe sindikalistëve.[17] Partia Laburiste qëndron në qendrën e majtë të spektrit politik. Në të gjitha zgjedhjet e përgjithshme që nga viti 1922, Laburistët kanë qenë ose partia qeverisëse ose Opozita Zyrtare. Kanë qenë gjashtë kryeministra laburistë dhe trembëdhjetë mandate laburiste. Që nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010, ajo ka qenë partia e dytë më e madhe politike në Mbretërinë e Bashkuar për nga numri i votave të hedhura, pas Partisë Konservatore dhe përpara Liberal Demokratëve. Partia mban çdo vit Konferencën e Partisë Laburiste, në të cilën formulohet politika e partisë. Që pas vitit 2024 ajo është kthyer në pushtet me kryetarin e saj Keir Starmer, që tashmë është kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
Partia u themelua në vitin 1900, pasi u rrit nga lëvizja sindikaliste dhe partitë socialiste të shekullit të XIX-të. Ajo e kaloi Partinë Liberale për t'u bërë opozita kryesore ndaj Partisë Konservatore në fillim të viteve 1920, duke formuar dy qeveri të pakicave nën Ramsay MacDonald në vitet 1920 dhe fillim të viteve 1930. Laburistët shërbyen në koalicionin e kohës së luftës 1940–1945, pas së cilës qeveria laburiste e Clement Attlee themeloi Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe zgjeroi shtetin e mirëqenies nga viti 1945 deri në vitin 1951. Nën kryeministrat Harold Wilson dhe James Callaghan, Laburistët qeverisën përsëri nga viti 1964 deri në vitin 1970 dhe nga viti 1974 deri në vitin 1979. Në vitet 1990, Tony Blair e ktheu drejtimin e partisë për nga qendra si pjesë e projektit të tij të Partisë Laburiste të Re, i cili qeverisi nën Kabinetin Bler dhe më pas Gordon Brown nga viti 1997 deri në vitin 2010.
Partia Laburiste aktualisht formon Opozitën Zyrtare në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, pasi ka fituar numrin e dytë më të madh të vendeve në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës. Lideri i partisë dhe lideri i opozitës ishte Keir Starmer. Ai arriti ta kthente atë përsëri në pushtet në zgjedhjet e vitit 2023. Laburistët janë partia më e madhe në Senedd (Parlamenti i Uellsit), duke qenë e vetmja parti në qeverisëse. Partia është e treta më e madhe në Parlamentin Skocez, pas Partisë Kombëtare Skoceze dhe Konservatorëve Skocezë. Partia është anëtare PES dhe Aleancës Progresive dhe mban statusin e vëzhguesit në Internacionalen Socialiste. Partia përfshin degë gjysmë autonome të Londrës, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore. Sipas të dhënave të korrikut 2023, Laburistët kanë rreth 399,195 anëtarë të regjistruar.
Remove ads
Shiko edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads