Partizani Channel

kanali televiziv i ekipit të Partizanit From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Partizani Channel është një kanal televiziv sportiv i dedikuar klubit të futbollit FK Partizani. Ky kanal u krijua si një nismë e presidentit të klubit, Gazment Demi, në bashkëpunim me kompaninë mediatike TIBO Media Partner dhe presidentin e saj, Adnand Mahmuti. Partizani Channel është kanali i parë televiziv në Shqipëri i dedikuar ekskluzivisht një klubi futbolli. [1]

Fakte të shpejta Shteti, Selitë ...

Kanali transmeton përmes platformës TIBO në kanalin 216 dhe mbulon një gamë të gjerë aktivitetesh të klubit. Programacioni përfshin ndeshje aktuale dhe historike, intervista me protagonistë të sotëm dhe figura legjendare të klubit, si dhe përmbajtje të dedikuar ekipeve të moshave dhe ekipit të femrave. Qëllimi i kanalit është të mbajë të informuar tifozët e klubit 24 orë në ditë për gjithçka që lidhet me FK Partizanin. [2]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads