Pavlani

fshat në Kosovë From Wikipedia, the free encyclopedia

Pavlani
Remove ads

Pavlani është një fshat modern në pjesën jugore të qytetit të Pejës, ndodhet rreth 5 kilometra nga hyrja e qytetit përgjatë autostradës M9 që vie nga Prishtina. Autostrada M9 përshkon fshatin, duke e ndarë atë në dy pjesë. Falë investimeve të fundit në rrugë, infrastrukturë dhe ndriçim nga komuna e Pejës, Pavlani ka pësuar një ndryshim pozitiv.

Thumb
Pamje nga fshati Pavlan ne stinen e pranveres
Thumb
Fakte të shpejta Pavlan Paulan ...

Bukurisë së Pavlanit i shtohet lumi Lumbardhi i Pejës që rrjedh nëpër fshat. Fshati është i njohur për tokën e tij pjellore dhe ujin e bollshëm, duke e bërë atë ideal për rritjen e të lashtave, edhe pse shumica e njerëzve këtu punojnë në ndërtim.

Gjatë luftës së fundit me datë 14 maj 1999 , fshatarët u përballën me një histori të tmerrshme pikëllimi dhe tragjedie. Shumë jetë njerëzish humbën tragjikisht, duke u bërë viktima të një masakre mizore të kryer nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Kjo masakër u krye duke i mblodhur njerëz të pafajshëm në shtëpitë e tyre, duke i  vrarë, maskruar e më pas duke u vënë flakën, më qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit.

Në një homazh të zymtë për këto viktima-dëshmorë, çdo vit me 14 maj, tek lapidari i dëshmorëve, në varrezat e fshatit, organizohet një ditë kujtimi vjetor . Kjo datë shërben si mundësi për të nderuar dhe përjetësuar kujtimin e atyre që humbën jetën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen kolektive të banorëve .

Thumb
Peisazh3
Thumb
Peisazh2
Thumb
Te Rrethrrotullimi
Remove ads

Lidhje të jashtme


Remove ads
Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads