Per Mertesacker
futbollist gjerman From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Per Mertesacker (Gjermanisht: [ˈpeːɐ̯ ˈmɛʁtəsʔakɐ]; lindur më 29 shtator 1984) është një futbollist gjerman i cili luan me klubin anglez Arsenal në Premier League si qëndër mbrojtës.[4] Ai gjithashtu ka luajtur edhe për kombëtaren gjermane por u tërhoq në gusht 2014 pasi fitoi Kupën Botës.[5] Mertesacker është produkt i akademisë së Hannover 96 dhe bëri debutimin e tij në ligë në nëntor 2003. Mertesacker më vonë u quajt "Poli Mbrojtës" (die Abwehrlatte) nga tabloidet gjermane dhe fitoi reputacion për rekordin e disiplinës së mirë pasi qëndroi 31 ndeshje në Bundesligë pa u ndëshkuar me karton.[6] Që kur u bashkua me anglezët e Arsenal, tifozët i kanë vënë pseudonimin the BFG, i cili është shkurtimi i "Big Fucking German" dhe një aluzion të The BFG të Roald Dahl për shkak të gjatësisë së tij.[7][8] Ai është vlerësuar si mbrojtës i impenjuar, i besuar dhe dominues.[9]
Me Werder Bremen, Mertesacker fitoi një titull të DFB-Pokal dhe ishte finalist në Kupën UEFA 2008–09. Me qetësinë por lojën e tij efektive, ai e vendosi veten e tij si qëndër-mbrojtësi titullar te Gjermania. Përpara se të luante te kombëtarja e parë, ai ka luajtur në nivelet nën-20 dhe Gjermania nën-21. Në shtator 2004, Jürgen Klinsmann, në ato kohë trajneri i Gjermanisë, e thirri Mertesackerin për një ndeshje kundër Iranit më 9 tetor 2004.
Ai bëri debutimin e tij vetëm dy javë para ditëlindjes së tij të njëzetë, kur ai hyri në pjesën e dytë si zëvëndësuesi i Christian Wörns. Në dy sezonet e tij të fundit me Werder Bremen, mbrojtësi mori vetëm një karton të verdhë në 63 ndeshje në ligë. Ai mori pjesë në Kupat e Botës të viteve 2006, 2010 dhe 2014 në edicionet e viteve 2008 dhe 2012 të Kampionatit Europian. Në vitin 2006, mbrojtësi themeloi "Per Mertesacker Stiftung", një fondacion bamirës që ndihmon dhe mbështet sportistët amator dhe të dobtit.[10][11]
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads