Prezi

From Wikipedia, the free encyclopedia

Prezi
Remove ads

Prezi është një softuer për prezantime i bazuar në cloud [1][2][3][4][5]. Ky produkt përdor një ndërfaqe (zooming user interface - ZUI), e cila i mundëson përdoruesve ti zmadhojnë dhe zvogëlojnë mediat e prezantimeve të tyre, dhe i lejon përdoruesit që të shfaqin dhe për të lundrojnë nëpër informacione brenda një hapësire 2.5D apo paralaks 3D në boshtin Z. Prezi zyrtarisht u themelua në prill 2009 nga bashkëthemeluesit Adam Somlai-Fischer, Peter Halacsy dhe Peter Arvai.[6]

Fakte të shpejta Type of site, Available in ...
Remove ads

Historia

Prezi (ose Prezi.com) u krijua me mbështetjen e Kitchen Budapest dhe Magyar Telekom në vitin 2008 në mënyrë që të zëvendësojë prezantimet e zakonshme të bazuara në slide. Sot projekti asistohet nga Sunstone Capital [7][8]. Zhvillimi është bërë nga Zui Labs i udhëhequr nga tre themeluesit e tij hungarez Péter Árvai, Szabolcs Somlai-Fischer dhe Péter Halácsy. Fjala "prezi" është shkurtimi hungarisht për prezantimin.

Remove ads

Produktet dhe karakteristika

Thumb
Prezi Path Tool

Prezi ZUI

Redaktorët e Prezi online dhe offline ZUI përdorin një paketë të përbashkët të mjeteve, duke i mundësuar përdoruesve të afrojnë-largojnë, zmadhojnë-zvogëlojnë, rrotullojnë apo të redaktojnë një objekt.

Prezi Desktop

Prezi Collaborate

Prezi Viewer për iPad

Prezi Viewer[9] është një aplikacion i zhvilluar për iPad, për të shikuar prezantimet e krijuara me Prezi-n nga llogaria online e Prezi-t.

Remove ads

Përdorimi

Biznes dhe konferenca

Disa përdorues në Forumin Ekonomik Botëror janë duke përdorur Prezi-n për prezantimet e tyre [10]. Shumë folës në Konferencën TED kanë përdorur Prezi-n, duke përfshirë edhe përgjegjësin e TED, Chris Anderson, i cili e ka përdorur Prezi-n për prezantimin e tij në TEDGlobal 2010: How Web Video Powers Global Innovation [11]. Michael Chasen, President/CEO i Blackboard, Inc., e ka përdorur Prezi-n për të ofruar fjalimin hapës në konferencën e tyre vjetor të përdoruesve, BbWorld 2011 [12]. Anëtarët e FBLA së fundi kanë filluar të përdorin këtë softuer.

Referime

Lidhjet e jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads