Profesor jam talent se jo mahi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
“Profesor jam talent se jo mahi…” është një seri shfaqjesh teatrale të realizuara dhe shfaqura në Teatrin Dodona në Prishtinë.
Kjo është njëra nga pjesët e kësaj shfaqje prej 1 - 7, e cila përbëhej kryesisht nga aktorët e rinj që studionin Artet Dramatike në Universitetin e Prishtinës. Kjo shfaqje arriti shikueshmërinë shumë të madhe, duke u shfaqur me qindra herë anë e mbanë Kosovës dhe jashtë saj. Konsiderohet shfaqja më e popullarizuar në Kosovë.
Në fillim të viteve ’90, kur pushteti okupator serb kishte mbyllur pothuajse të gjitha institucionet kulturore, mediat dhe universitetet në Kosovë, Teatri Dodona mbeti e vetmja skenë aktive / alternative në Prishtinë. Në një kohë kur arti rrezikohej të shuhej dhe çdo aktivitet kulturor përballej me vështirësi e kërcënime për mbyllje, ky teatër u bë shkëndija e shpresës që dëshmoi se shqiptarët ishin ende gjallë dhe të vendosur ta mbanin kulturën të gjallë.
Pikërisht në këtë teatër, nën regjinë e aktorit të mirënjohur Faruk Begolli dhe asistencën e Luan Dakës, u vu në skenë komedia “Profesor jam talent se jo mahi…”. Me humorin e saj të mprehtë dhe tematikën që pasqyronte realitetin e kohës, shfaqja arriti një shikueshmëri të jashtëzakonshme, duke u luajtur me qindra herë në gjithë Kosovën dhe më pas në teatro të Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe vende të tjera të rajonit.
Kjo komedi teatrale nuk ishte vetëm argëtim; ajo u kthye në një simbol të qëndresës kulturore të të rinjëve shqiptar, duke mbajtur gjallë shpirtin e popullit në një periudhë represioni dhe okupimi, duke dëshmuar fuqinë e artit për të mbijetuar edhe në rrethana të pamundura.
Me një ansambël aktorësh të rinj, kryesisht studentë të Universitetit të Prishtinës, shfaqja pushtoi zemrat e publikut, duke u luajtur me qindra herë në Kosovë dhe jashtë saj. Humori i saj i mprehtë dhe mesazhi i fuqishëm e bënë një nga shfaqjet më të popullarizuara të asaj kohe, duke mbajtur gjallë shpresën dhe shpirtin e rezistencës përmes artit.
Pjesa e 3, në rolet kryesore paraqiten aktorët:
- Ilir Rexhepi
- Armond Morina
- Emine Toska
- Adhurim Demi
- Mevlan Shaqiri
- Gentian Grezda
- Premtim Plakolli
- Vjollca Kelmendi
- etj.
Pjesa e 1, në rolet kryesore paraqiten aktorët:
- Luan Daka,
- Luan Jaha,
- Mentor Zymberaj,
- Ilire Vinca ,
- Veton Osmani,
- Avni Dalipi
- Sunaj Raca
- etj.
Remove ads
Burimi i të dhënave
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads