RTV21
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Radiotelevizioni 21 (shkurt RTV21) është një transmetues privat kosovar, dhe kanali i tretë televiziv kosovar i themeluar pas Luftës së Kosovës, me seli në Prishtinë, Kosovë. Ai u hap më 22 shtator 2000 nga Afërdita Saraçini-Kelmendi dhe bashkëshorti i saj Florin Kelmendi, si motër e Radio 21-shit (që u hap më 11 maj 1998). Ai është pjesë e kompanisë mediale Company 21 SH.P.K.,[2] bashkë me gjashtë kanale tjera televizive kabllore.
Transmetuesi është një prej tre televizioneve gjeneraliste me licencë kombëtare në Kosovë, krahas Radio Televizionit të Kosovës dhe Kohavisionit.
Ai posedon një degë në Maqedoninë e Veriut, ku transmeton TV 21.
Remove ads
Historia
E themeluar më 21 shtator të vitit 2000 nga Afërdita Saraçini dhe bashkëshorti i saj, Florin Kelmendi, transmetuesi ofroi një program informativ 30-minutësh për ngjarjet në Kosovë gjatë luftës 1998-1999. Radio 21 përkohësisht ka transmetuar nga Shkupi gjatë bombardimeve të NATO-s (mars - qershor 1999) pasi stafi i saj u dëbua prej serbëve nga Kosova. Me mbarimin e luftës fillon ringjallja e këtij transmetuesi dhe me ndihmën e donacionet nga jashtë përpos radios lancohet edhe kanali televiziv kombëtar TV 21. Që nga viti 2002 transmetohet 24 orë në rrjetin tokësor dhe atë satelitor në Amerikë dhe Evropë.[3] Edhe Radio 21 transmeton 24 orë përmes valëve FM.[4]
Rrjeti multikanalor
Nga shtatori 2007, RTV21 do të lansonte disa kanale kabllore: kanali për muzikë të përgjithshme pop 21 Plus,[5] kanali për muzikë popullore shqiptare 21 Popullore,[6] kanali për fëmijë 21 Junior,[7] kanali për kulturë 21 Mix, dhe kanali për ekonomi 21 Business. RTV21 i zgjeroi forcat e veta më 21 shtator 2015 kur hapi degën e vet në Maqedoni të Veriut, TV 21.
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads