Reka e Epërme
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Reka e Epërme (maqedonisht: Горна Река Gorna Reka) është një nën-krahinë gjeografike dhe etnografike e rajonit më të madh të Rekës në perëndim të Republikës së Maqedonisë, që përfshin vendbanime në pjesën e sipërme të Komunës së Mavrovës dhe Radostushës dhe Komunës së Gostivarit. Krahina është vendlindje e dy komuniteteve, një mysliman shqiptar dhe tjetri shqipfolës ortodoks që identifikon veten si maqedonas,[1][2] ndonëse me disa përjashtime në kohët e kaluara dhe të fundit.[3][4][5][6][7]

Reka e Epërme është një krahinë malore alpine, e thyer dhe me kullota të begatshme. Në ditët e sotme fshati Vërbjan është më i banuari.[8] Reka e Epërme është një rajon me komunikim të kufizuar, i izoluar dhe i pazhvilluar, ku qasja dhe udhëtimi bëhet i vështirë gjatë muajve të dimrit me dëborë.[9]
Banorët e Rekës së Epërme historikisht janë marrë kryesisht me bujqësi dhe blegtori gjë që vijon edhe sot në një pjesë e popullsisë së mbetur.[10] Për shkak të migrimit sezonal ose të përhershëm në rajonet e afërta dhe jashtë vendit në kërkim të punësimit dhe për kushte më të mira jetësore, kjo krahinë është shpopulluar shumë me kalimin e kohës.[11] Në shekullin XIV (deri në vitin 1395), Reka e Epërme ishte pjesë e sundimit të Përlepit, të familjes Mrnjavčević, kur territori iu nënshtrua Sulltan Bajazitit I të Perandorisë Osmane, gjendje e cila mbeti e pandryshuar deri në luftërat Ballkanike të viteve 1912-1913. Pas kësaj kjo krahinë u bë pjesë e Mbretërisë së Serbisë, Mbretërisë së Jugosllavisë, Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, dhe përfundimisht pjesë e Republikës së Maqedonisë Së Veriut.
Remove ads
Gjeografia
Vendndodhja
Rajoni i gjerë i Rekës është i ndarë në nën-rajonet (etnografike/gjeografike) si "e Vogël" (maq. Mala), "e Poshtme" (Dolna) dhe "e Madhe" (Golema) apo "e Epërme" (Gorna).[12] Reka e Epërme së bashku me rajonin më të gjerë të Rekës është konsideruar gjithashtu (dhe nga pikëpamja shqiptare konsiderohet ende) se i përket rajonit më të madh të Dibrës që përfshin më shumë nën-rajone të përqendruara rreth qytezës së Dibrës në të dy anët e kufirit shqiptaro-maqedonas.[13]

Rajoni i Rekës së Epërme kufizohet me Kosovën në veri dhe me Shqipërinë në perëndim.[14] Kjo është një zonë malore me kullota malore alpike, e vendosur në pjesën veriore të pellgut të lumit Radikë që vazhdon dhe hyn në Rekën e Poshtme dhe shkon deri në jug (ku është Ura e Boshkut, në afërsi të krahinës së Rekës së Vogël).[14] Kufijtë veriorë dhe verilindorë territorial të Rekës së Epërme përbëhen prej malit Vracë (i cili është pjesë e malit Sharr), si dhe malit Niçpur, me majën Lerë (me lartësi prej 2194m).[14] Kufijtë veriperëndimorë dhe perëndimorë të Rekës së Epërme shkojnë përgjatë maleve të Korabit me majën Korab i Madh, në lartësi prej 2753m.[14] Ekziston një vendkalim i ngushtë në lartësinë 1920 m mbi nivelin e detit, midis maleve Korab dhe Sharr që lejon komunikimin dhe ndërveprimin me krahinën etnografike/gjeografike të Gorës.[14] Përmes kësaj hapje, të vendosur në mes të tre pikave kufitare (ku gjendet edhe maja e malit Ksulje e Priftit, në 2092m lartësi) dhe malit Vracë, mundësohet lidhja më e përshtatshme e komunikimit (e përbërë nga një rrugë automobilistike, rrugë këmbësorësh dhe shtigje për mushka) midis ish-fshatit Shtirovicë në skajin verior të Rekës së Epërme dhe fshatit Restelicë në skajin jugor të krahinës së Gorës në Kosovë.[14]
Kufiri jugor i Rekës së Epërme është në anën e djathtë brenda luginës së lumit Radikë.[14] Ajo është në mes të fshatrave Vërbjan në Rekën e Epërme dhe Zheranicë (maq. Žirovnica) në Rekën e Poshtme që përfaqësohen nga kufizimet gjeografike dhe komunikative të paraqitura nga malet e mëdhaja të Korabit.[14] Një rrugë bashkon të dy fshatrat dhe është dalje kryesore për komunikim tranzitor brenda rajonit që shkon gjatë gjithë rrugës për në Dibër.[14] Pjesa lindore e kufirit jugor nga ana e majtë e luginës së lumit Radikë plotësisht i takon malit Bistra me majën Medenica në 2163m.[14] Një rrugë lindore që kryqëzohet me të tjerët në fshatin Vallkavi shkon në drejtim afër fshatit Vërben, që gjendet afër kufirit lindor të Rekës së Epërme.[14] Më tutje rruga vazhdon drejt në fshatin Hanet e Mavrovës dhe Liqenit të Mavrovës dhe më tej për në Gostivar. Në rajonin e Rekës së Epërme egzistojnë shumë lumej të vegjël si: Përroi i Thellë (maq. Dlaboka Reka), Ujë të Vaut apo Uji i Vaut (Brodečka Reka), Përroi i Rimnicës (Ribnička Reka) etj, të cilët i bashkangjiten dhe e mbushin lumin kryesor dhe më të madh Radika.[14][15] Kullotat e begatshme malore si: Bjeshka e Reçit (Rečka Planina), Korabi i Nistrovës (Nistrovski Korab) dhe Qafa e Kadisë (Ḱafa Kadis), përdoren për kullotjen e bagëtive nga popullata vendase.[14][15] Gjithsej, kufitë e rajonit Reka e Epërme përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 358,8 kilometra² (138.5 mi sq).[14]
Vendbanimet
Vendbanimet e Rekës së Epërme brenda komunës Mavrovë dhe Radostushë përfshijnë: Tanushaj (maq. Tanuše), Nivisht (Nivište), Rimnicë (Ribnica), Zhuzhnjë (Žužnje), Nistrovë (Nistrovo), Niçpur (Ničpur), Vallkavi (Volkovija), Kiçinicë (Kičinica), Krakarnicë (Krakornica), Beliçicë (Beličica), Vërben (Vrben), Bogdë (Bogdevo), Sencë (Sence), Vërbjan (Vrbjani), Bibaj dhe Grekaj. Vendbanimet e Rekës së Epërme brenda komunës së Gostivarit janë: Va, trajta e shquar: Vau (Brodec).[16][17] Tradicionalisht tre fshatra të tjerë fqinj, Duf dhe Orqushë (Orḱuše) në komunën e Mavrovës dhe Radostushës edhe Jalloc e Epërm apo Jallofcë e Epërme (Gorno Jelovce) janë të gjitha në rajonin fqinj Pollog e Epërme dhe konsideruar t'u përkasin Rekës së Epërme vetëm për shkak të ngjajshmërive gjuhësore dhe lidhjet kulturore.[18][19][20][21] Gjithashtu për shkak të kryengritjeve në rajonin e Rekës së Epërme, ish vendbanime të tilla si: Tërnicë (Trnica), Reç (Reč), Dëbovë (Dubovo), Shtirovicë (Štirovica), Shtrezmir (Strezimir) dhe Zavojskë (Zavojsko) u dogjën nga forcat serbe dhe bullgare ndërmjet viteve 1912-1916.[22][23]
Klima, fauna dhe kafshë të egra

Rajoni Reka e Epërme është e vetmja zonë në Maqedoni që ka klimë të ftohtë alpine. Për shkak të lartësisë së madhe, rajoni është i ekspozuar ndaj erërave nga drejtime të ndryshme.[24] Rekalinjtë i referohen shkulm ere të fortë që vjen nga lindja si era bardh, kurse era juglindore të ngrohtë që sjell shi quhet ladas, dhe era veriperëndimore që lajmëron ndryshimi i kohës quhet era poshtër.[24] Krahina është i ekspozuar ndaj stuhive kryesisht gjatë verës, ndërsa shi, brymë, breshër dhe ylberët bëhen sipas stinorët të motit.[24] Stina e dimrit është shpesh e gjatë, me dëborë po ashtu dhe stina e verës është e gjatë, ndërsa stinët e pranverës dhe vjeshtës janë të shkurtra.[9] Dëbora së shumti bie në rajon prej mesi i vjeshtës deri në mes të pranverës.[9] Në kohët e fundit rënia e borës vazhdon deri vonë në pranverë dhe madje edhe në kohe në fillim të verës.[9] Për shkak të rënies së borës, Reka e Epërme bëhet një rajon i izoluar në komunikim me fqinjët për shumicën e vitit, madje edhe e pakalueshme të tilla si ajo me Shqipërinë nëpërmjet maleve të Korabit.[9] Në kohët e fundit, popullsia ishte e detyruar gjatë stinorit veror të shkurtër për furnizimin me drithëra, kripë, kokërr dhe lëndëve të tjera ushqimore sepse dëbora i bën komunikimet të vështira midis fshatrave përreth dhe botës së jashtme.[9] Shumica e Rekës së Epërme bashkë me Rekën e Poshtme ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Mavrovës.[25] Në sipërfaqjen e Rekës së Epërme, pjesë e rajonit ende përmbajnë pyjet të virgjër dhe llojeve të vjetra dhe unike të pemëve Ahu (latinisht: Abies borisii-regis) në veçanti rreth lumit Përroi i Thellë dhe pjesën veriore të luginës së lumit Radikë.[26] Pjesë e pyjet të Rekës së Epërme ishin prerë deri në 1950-të për të krijuar kullota për kullotjen e deleve.[26] Reka e Epërme është gjithashtu vendi për speciet e rrezikuara në mënyrë kritike si rrëqebullit euroaziatik, rrëqebulli i Ballkanit (lat. Lynx lynx balcanicus).[26][27]
Remove ads
Demografia
Popullsia dhe identiteti
Reka e Epërme është banuar me njerëzit shqipfolës myslimanë dhe krishterë të quajtur në gjuhën maqedone si: Gornorekanec (shumës: Gornorekanci)[12] dhe njohur në gjuhën shqip si: Rekali (shumës: Rekalinj/të).[28][29] Nga të huajt ata janë referuar si Shkreti,[30] nga fjala shqipe dhe shprehjes shkretë/i shkret që ka kuptimin "të varfër", për shkak të vendit të tyre të izoluar malor dhe rrethanave të vështira jetësore.[31][32] Për popullsinë shqipfolëse, një pjesë që mbeti të krishterë ortodoksë u asimiluan dhe identifikohen si maqedonas,[1][2] ndërsa ata që pranuan Islamin e konsiderojnë veten si shqiptarë.[2] Për shkak të migrimit e krishterëve ortodoksë në qendrat urbane disa dekada më parë, sot shumica e Rekalinjtë janë shqiptarë myslimanë, me një pakicë shqipfolëse ortodokse, të cilët u vetë-identifikuan si maqedonas.[33] Vendbanimi më i madh mysliman shqiptare sot në Rekën e Epërme është Vërbjan me 625 banorë.[8] Ndërsa vendbanimi kryesor ortodokse sot është Vërben me 142 banorë.[8] Në Rekën e Epërme, familjet janë quajtur shpi (shqip standarde: shtëpi) dhe tradicionalisht përbëhet nga familjet patriarkale të mëdhenj.[34][35] Këto familje, disa të pasura, kanë jetuar në ndërtesa mëdha dhe nganjëherë të fortifikuara banesa prej guri me disa kate quajtur kulla, ndërsa familjet e tjera kishin shtëpi të vogla.[36] Krahina fqinj Reka e Poshtme (Dolna Reka) është e banuar nga myslimanët maqedonas (të njohur si "Torbeši" ose "turq" dmth myslimanët), ndërsa një pakicë janë maqedonasit ortodoksë. Ndërsa Reka e Vogël (Mala Reka) është banuar vetëm nga maqedonasit ortodoksë dhe popullatat e Rekës së Vogël dhe Poshtme i përkasin grupit sllave etnografik Mijak/ë ose Mjak/ë, që flasin dialektin maqedonisht të Rekës.
Ekonomia edhe migrimi stinor dhe i përhershëm

Për shkak të rrethanave të vështira e jetesës dhe nganjëherë trazirat sociopolitike, sidomos në shekullin e XIX, Reka e Epërme ka qenë historikisht një rajon me shumë migrime të përhesrshme e të përkohshme.[11] Tradicionalisht popullsia është marrë kryesisht me blegtori dhe aktivitete bujqësore të cilët e vijonë edhe sot.[10] Kështu më vonë gjatë epokës osmane, meshkujt (kryesisht të rriturit) të Rekës së Epërme shkonin në kurbet për arsye ekonomike.[37] Shpesh ata gjenin punë si bërësit e pastave apo si tregtarët të hallvës, salepit dhe bozës edhe si shitës në kryeqytetin osmane Stamboll apo qytete të rajonit si Shkup dhe Edrene.[38] Në Rumani dhe Bullgari, disa njerëz prej Reka e Epërme ishin të punësuar edhe në industrinë e ndërtimit të banesave, si muratorë ose ndërtuesit, kur nevoja u ngrit në qytete të tilla si Shkodra apo në krahinën rreth tyre.[39][40]
Ndërsa flukset migratore të përhershme gjatë periudhës së vonë osmane ishin kryesisht për në fshatrat fqinje, dhe rajonet ku sot këto popullata shpesh formojnë disa familje brenda një vendbanim mes popullsisë së tyre më të gjerë shqiptare.[11] Në rajonin e Pollogut të Epërme, Rekalinjtë u zhvendosen në fshatrat e mëposhtme: Çegran (maq. Čegrane), Forinë (Forino), Koritë (Korito), Balindoll (Balin Dol), Turçan i Vogël (Malo Turčane), Banjicë e Poshtme (Dolna Banjica), Sretkovë (Sretkovo), Novosellë (Novo Selo), Reçan (Rečane), Vërtok (Vrutok), Peçkovë (Pečkovo), Zdunjë (Zdunje), Vrapçisht (Vrapčište), Kalisht (Kalište) dhe Gradec (Gradec).[11] Në Pollogun e Poshtëm: Sellarcë e Epërme (Gorno Sedlarce), Rakovec (Rakovec), Zherovjan (Žerovjane), Radovec (Radiovce), Tenovë (Tenovo), Lukovicë (Lukovica), Sallarevë (Sedlarevo) dhe Gurgurnicë (Gurgurnica).[11] Në fshatrat në afërsi të qytetit së Shkupit: Cërnivor (Crn Vrv), Krushapek (Krušopek), Satapetkë (Sveta Petka) dhe Patishka Rekë (Patiška Reka), ndërsa në afërsi të Velesit në: Jabollçisht i Epërm (Gorno Jabolčište), Soglë (Sogle), Kukavec (Klukovec) dhe Buzallakovë (Buzalkovo).[11][41] Në disa fshatra, Rekalinjtë emigruan atje si të krishterë, për shembull në Lukovica dhe më pas ndryshuan fenë në Islam.[42] Ndërsa në Patishka Reka, ata mbetën ortodoksë dhe shqipfolës deri në Luftën e Dytë Botërore,[41] para se të zhvendosen në Shkup.[43] Disa banorë Rekalinj prej Vërbjani kanë emigruar në dekadat e fundit në fshatin fqinje mysliman maqedonas Zheranicë me shërbimet komunale në Rekën e Poshtme dhe sot ata janë afërsisht disa 258 persona.[44] Ndërsa të krishterët ortodoksë emigruan prej vitit 1950 në kryeqytetin jugosllav, Beograd, dhe qytete të tjera, si në Shkup dhe në qytetin e afërt të Gostivarit, ku ata formojnë popullsinë kryesore të lagjes Durtllok.[29][32][33] Për shkak të kryengritjes së vitit 2001 në Maqedoni veriore, fshati Tanushaj është prekur nga lufta duke detyruar disa banorë të emigrojnë më pas në vende të tjera.[45][46] Rekalinjtë të rinj në kohët e fundit kanë emigruar edhe në vendet perëndimore,[10] ndërsa disa banorë të moshuar kthehen në shtëpitë e tyre në Rekën e Epërme gjatë periudhës së verës.[29]
Remove ads
Gjuha
Dialekti shqiptar i Rekës e Epërme
Nën-dialekti i shqipes së folur në Rekën e Epërme është pjesë e dialektit gegënisht, i folur nga shqiptarët e veriut.[47] Dialekti të Rekës përmban veçoritë gjuhësore që e dallojnë atë nga varietete të tjera të shqipes. Për shembull, tingulli shqiptar q shpeshherë i thënë si zanor i rëndë ç në disa dialekte veriore, është i thënë si një zanor i butë ç në Rekën e Epërme.[48] Ndryshe nga dialektet e veriut të Shqipërisë, të cilat kryesisht shqiptojnë karaktere gj si një zanor të fortë xh, në Rekën e Epërme nganjëherë është thënë si gj e butë, e ngjashme të disa dialekte shqiptare të jugut.[48] Kurse grumbulli zanor dj si në fjala djath janë zëvendësuar edhe për një tingull gj (dmth gjath) në raste të caktuara.[48] Grumbulli zanor i shqipes pl përfshira në fjalë si plak, pleh dhe plis i dialektit të Rekës është zëvendësuar në raste të caktuara me pt duke shkaktuar fjalët të shqiptohen si ptak, pteh dhe ptis.[48] Ndërsa grumbulli zanor ps përbrenda fjalët të tilla si tepsi në dialektin të Rekës është shndërruar në mc qe i bën fjalët të shqiptohet për shembull si temci.[48]
Ndryshe nga disa dialekte shqiptare, ku grumbulli zanor nd ka kontraktuar si në n, në Rekën e Epërme ajo tingull është mbajtur si në fjalët katund, nder dhe vend.[49] Dialekti e Rekës ka ruajtur edhe shqiptim hundës e zanoreve ā (shpesh si ë në shqipen standarde) dhe ō ku fjalët të tilla si dhëmb, dhëndër dhe këmb janë shqiptuar si dhāmb, dhōndr dhe kōmb.[49] Tingulli a (shpesh: ë në shqipen standarde) në fjalë të tilla si baballak zëvendësohet nganjëherë për tingullin o (dmth baballoku), kur është në trajtën e shquar.[47][49] Kurse grumbulli zanor mj në fjalët si mjekër dhe mjaltë është shndërruar në tingullin mn në Rekën së Epërme, që tani fjalët janë shqiptuar si mnjekrr dhe mnjalt.[49] Gjithashtu tingulli h, që në shumicën dialekte shqiptar është theksuar si tingull i dobët që në Rekën e Epërme është thënë si h i fortë.[49]
Arsimi dhe letërsia
Shembulli më i hershëm të njohur i dialektit shqiptar të Rekës së Epërme që ishte punësuar me shkrim në varrezë ortodoks me një mbishkrim më gur varri shkruar në alfabetin cirilik në Duf që daton prej 1889.[53] Ndërsa një vepër etnografik prej Bajazid Elmaz Doda nga Shtirovica me titull Albanisches Bauerleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien) upërfundua në vitin 1914.[54] Vepra përmban informacion për kulturën, zakonet, gjuhën dhe aspektet e tjera të jetës në Rekën e Epërme gjatë periudhës së vonë osmane.[54] Robert Elsie e gjeti veprën brenda arkivat austriake në vitin 2007, dhe ai thotë se dorëshkrimi origjinal mund të ketë qenë përkthyer në gjermanisht prej shqipes për shkak të sasisë e leksikut shqiptar të përfshira në versionin gjermanisht.[54] Elsie tregon se vepra ishte i pari për të punësuar dialektin e Rekës së Epërme në letërsi dhe e përbërë në një kohë kur pak letërsi shqiptar ishte prodhuar.[54] Vepra është lavdëruar nga Elsie dhe studiues të tjerë si Andrea Pieroni për informacion të detajuar dhe të rëndësishme për Rekën e Epërme.[54][55]
Shembulli i parë vërtetuar të letërsisë shqipe duke qenë i pranishëm në Rekën e Epërme është një ungjill në gjuhën shqip (Dhjata e Re) prej shekullit 19 e shkruar në alfabetin grek dhe mbajtur në një kishë të fshatit Duf.[56] Gjatë kohës monarkist jugosllave, shkollimi është bërë në gjuhën serbisht dhe nuk kishte shkollim në gjuhën shqip.[57] Në kohët bashkëkohor, ka gra të moshuarit në Rekën e Epërme të cilët ende kanë disa njohuri të gjuhes serbisht, por jo të gjuhës maqedonisht.[57] Brenda Jugosllavisë pas luftës, shkollimi në Rekën e Epërme është bërë në gjuhën maqedonisht dhe fëmijët shqipfolës ortodokse kishin vështirësi gjuhësore në vitet 1950-të në mësimin e gjuhës maqedonisht.[58] Si të tilla banorët bashkëkohor të Rekës së Epërme nuk kanë njohurim e plotë të gjuhës shqip.[57] Në vend të kësaj, fjalët prej gjuhës maqedonisht veçanërisht ato që lidhen me sende shtëpiake modern apo përcaktimin e disa koncepte modern të përdorur nga banorët e Rekës së Epërme, sepse ekuivalentet e tyre në gjuhën shqipe janë të panjohura për ta.[57]
Përdorimi i gjuhës

Në kohët bashkëkohore, shqiptarët myslimanë që jetojnë në Rekën e Epërme janë dygjuhësh në nivele të ndryshme të gjuhës maqedonisht.[33] Në mesin e popullsisë ortodokse, ende qe banojnë në Rekën e Epërme, në kuptimin e të folurit së përditshme kryesisht flasin gjuhën shqip me njëri-tjetrin dhe madje edhe të rinjtë.[59] Leximi dhe shkrimi në gjuhën maqedonisht është i njohur nga popullsia si përdorimi prej të rinjtë, ndërsa aftësitë e shkrim-leximit të gjuhës shqip nga të gjitha grupmoshat janë jo-ekzistente.[59] Shumica e popullsisë ortodokse nga Reka e Epërme që jeton jashtë rajonit është i ditur në gjuhën shqipe, si në zonat e ish-Jugosllavisë.[59] Shumë pak prej tyre zbulojnë këtë informacion sepse, për shkak të perceptimeve negative të gjuhës shqip në mesin e shoqërive të atyre shtete ku ata tani jetojnë dhe integrimin e tyre në ta sepse kanë një prejardhje të përbashkët krishterë.[59] Në mesin e popullatës maqedonas më të gjerë brenda Maqedonisë, pak vetëdija ekziston për një popullsi ortodokse, të cilat përdorin shqip si gjuhë e komunikimit të përditshëm.[59] Për shkak të trashëgimisë së migrimit stinor për punë, tregti dhe emigrimit, Rekalinjtë me kalimin e kohës janë bërë shumëgjuhës në gjuhë të ndryshme si turqisht, greqisht, serbisht, bullgarisht, rumanisht, frëngjisht dhe anglisht.[38][60]
Remove ads
Veshjet
Veshje femëror
Veshje tradicional e Rekës së Epërme, ndonëse ka ngjashmëri me veshje të zonave përreth, është i njohur për stilin e saj të veçantë rajonale dhe përdorimin e ngjyra të shumta, si dhe lule komplekse dhe modelet e tjera.[61] Disa sende të veshjeve tradicional veshur nga gratë përfshijnë rroba si fustan dhe mbi këto ishte peshtelka ose përparëse shumëngjyrësh.[61] Dollomba (shqipja standarde: dolloma) është mantelin të gjatë me ngjyrë të kuqe me mëngë të qëndisura me shumë motiv dhe rreth gjoksit me fije të verdhë ose argjendi të bardhë ishte konsiderua si një send i madh të veshjeve për gratë.[61] Gratë myslimane kur ishin përjashta mbanin ferexhe që ishte mantil ngjyrë të zi ose blu e thellë me qëndisje shumëngjyrësh rreth gjoksit.[61] Xhybeli, një jelek me shumë qëndisje të verdhë përgjatë gjoksit dhe anës të qafës, dhe një mitan (mintan), një jelek të ngushtë (shpesherë ngjyrë të zezë), me shumë qëndisje përgjatë mëngët.[61] Tazlluka/t janë mbathurat të këmbës me shumë qëndisje mbi pëlhurë me ngjyrë të zezë ose të kuqe, janë të veshur mbi çorapet kalçin/t.[61] Stoli të çmuara veshur prej gratë ishin si fshtura, një kësulë prej argjendi ose ari në formë tasi e gdhendur me motiv dhe florinj të varur ishte lidhur rreth belit.[61] Qysteku është gjerdan prej argjendi me një zbukurim i varur ishte veshur rreth qafës, ndërsa të krishterët ortodoks veshin një gjerdan me krysh (kryq) prej argjendi.[61][62] Stoli të tjerë për raste të veçanta si veshkat që ishin të veshur në ballin e përbërë nga rreshtat e florinjve të varur prej argjendit edhe patkojt veshur në anën e pasme të kokës me stolitë shtesë dhe dekorime. Vajzat e reja ndonjëherë vishnin një kunora (kurorë) bërë nga lule.[61] Ndërsa korpa (shami) shumëngjyrësh është veshur sot prej vetëm disa gra.[61] Femrat kryesisht mbajnë flokët e tyre në kërcajshe ose bisht shumëfishta flokesh shpesh të përbërë nga 5 deri 8 gërsheta të gershetuara në varësi të moshës mbajtur mbrapa kokës.[61]
Veshje mashkullor

Veshjet mashkullore në Rekën e Epërme përbëhen nga këto rroba: kmisha (këmisha) dhe fanella.[63] Veshur mbi ato rroba është një xhamadan, që është si një xhaketë burrash i shkurtër të ngushtë dhe i bardhë me qëndisje të zezë në anët.[63] Xhybeli është jelek pa mëngë me shumë qëndisje të verdhë rreth gjoksit dhe qafës edhe mitani është jelek të ngushtë shpesh herë në ngjyrë të zezë me shumë qëndisje përgjatë mëngët.[63] Tirgj (tirq) janë pantallona të bardhë prej leshi me vija të qëndisura zezë në anën nga beli deri kyçin e këmbës dhe me vija të zeza në anët të xhepave afër belit ishin të veshur nga të gjithë meshkujt.[63] Këto pantallona janë të lidhur me një brez leshi dhe për të pasurit ishte tradita se ata në vend të kësaj vishnin një brez mdashi (brez mëndafshi) rreth belit.[63] Kalçin/t janë çorape veshur në opinga, këpucë të bëra nga lëkurat e kafshëve.[63] Mbi kokës meshkujt vishnin ptis (plis) që është kapelë të bardhë konik njohur edhe si qeleshe dhe në kohë antik si pileus.[63]
Remove ads
Ritet dhe traditat
Festat sekulare dhe ortodokse
Në Rekën e Epërme, një numër i pushimeve laike dhe fetare festohen. Dita Shumtanas (Shën Thanas/Tanush) është kremtuar gjatë muajit shkurt dhe shënuar nga një vakt i madh të përbërë prej sarma që është gjethe rrushi të mbushur me oriz dhe kikurama bërë nga drithërat.[64] Në këtë ditë vajzat gjithashtu mblidheshin, argëtonin dhe gatuan një pastë të kripur quajtur fli.[64] Ortodoksët të Niçpurit festojnë ditën Shumtanas më 31 janar (kalendari julian).[65] Drejt fundit të shkurtit, myslimanët dhe krishterët bëjnë një ceremoni në të enjten e quajtur todore (trajta e shquar: todorja) që nënkupton Theodora.[66] Aktivitetet e bëra kanë qenë të rrinjtë i fshatit udhëhequr me këngat për në shtëpinë e një grua të moshuar me lloj pëlhurash të vjetra dhe drugët prej një vegjë.[66] Një zjarr i madh atje ishte ndezur dhe një todore (e njohur nga Rekalinjtë edhe si dozhdole) që është lloj dordolec ndërtuar prej drugët dhe shkopinj edhe veshur me rrobat femëror ishte parakaluar nëpër fshatin me këngat.[66] Me kthimi në vendin prej ku parakalimi kishte nisur, todorja ishte veshur me rrobat të re dhe marrë edhe një herë rreth fshatit shoqëruar me këngët e dashurisë.[66] Pas kësaj, rituali përsëritet për herë të tretë me todoren veshur me rrobat mashkullor.[66] Në përfundim të ceremonisë, fshatarët do të merrnin drugët dhe shkopinjtë prap në shtëpitë të tyre.[66] Ceremonia ishte menduar që të jetë i dobishëm në lidhje me krijimit artificial të shiut.[66] Më 1 mars, Diten e Vers (Dita e Verës) ose dita e parë të pranverës kremtohet.[64] Disa zakone ishin mbajtur që shënon ardhjen e pranverës gjatë shekullit 20.[64] Për shembull, pas një fshehur dhe të kërkojë e vezëve të pazier, vajzat i vendosnin vezët mbi një zjarr për të parë çfarë perspektivat martesore mund të kishin në drejtim të thyerjes i menjëhershëm të vezës.[64] Një vezë shpërthyer i ngadalshëm ishte marrë si një shenjë e keqe dhe martesa nuk kishte gjasa për atë vit të caktuar.[64] Ndërsa zgjimi i shpejtë në mëngjesin e ditës ishte parë i rëndësishëm sepse kuptimi ishte që gjatë verës ato njerëz që zgjoheshin më vonë nuk do të përfitonin ditën me punë.[64] Ndërsa kënduarit i një zog në mëngjes lajmëronte lumturinë, por duke parë një grua e moshuar në mëngjesit të atë kohës ishte parë si fat i keq.[64] Një tjetër ritual ishte hedhja i hirit pa vërejtur nga fqinjët në oborrin e tyre për të shmangur pleshtat gjatë verës.[64]

Në fund të prillit, shtëpitë tradicionalisht ishin të lyer me gëlqere në përgatitje për ditën Shingjergj (Shën Gjergj), e cila lajmëron ardhjen e verës dhe dita është shikuar si i rëndshëm për të dhënë bekime për gjashtë muajt e ardhshëm.[64] Dy pasta të kripura ndurdhi dhe tengenica do të hahet nga të gjithë, sidomos fëmijët.[64] Rrobat më të mira janë të veshur, qitje të synuar ishte ndërmarrë prej djemtë, ndërsa vajzat u mblodhën në livadhe të këndojnë, vallëzojnë dhe lëkundje më lëkundës të quajtur hujli bërë prej thurimë lidhur mbi një degë të pemës.[64] Lule dhe degët e gjelbër ishin sjellë në shtëpi dhe dy degë ishin të vëna në çdo dritare dhe dyer.[64] Adet i tjetër të mbajtur është vizitë në kroni, një krua malor që vendasit thonë është me fuqitë mbinatyror dhe i quajtur prej Rekalinjtë si biguer (trajta e shquar: bigor) që ka kuptimin si pus i shenjtë.[64] Prej këtyre bigor Bigueri Vaut, Bigueri Niçpurit dhe Bigueri Reçit janë më të vizituar nga vendasit.[64] Në Shingjergj, disa gra me probleme shkonin në një biguer.[64] Atje pinë ujën të biguerit si një shërim për sëmundjet, papjellësi dhe/ose për të shmangur mingji (magji) të keqe dhe lënë një monedhë si një dhuratë për ndihmën e dhënë në krua.[64] Në Kiçinicë, ortodoksët festojnë Shën Gjergj e Dimrit.[67] Më 14 maj Shën Eremia ishte dita për të mbjellë groshë që farat ishin të lagur me ujë të shenjtë, e bekuar nga një prift dhe pas perëndimit të diellit të mbjellur në dheun.[68] Gjatë mbrëmjes, fëmijët vendosnin zilet rreth qafave të tyre dhe vraponin jashtë shtëpisë dhe goditnin enët metalike për të përzënë gjarpërinjtë dhe urithët nga vendi.[68] Zjarret gjatë natës ishin të ndezur për të ruajtur shtëpitë nga gjarpërinjtë.[68]
Festimi tjetër më pas ishte Shnkrysh (njohur në shqip me disa emra si Lartësimi i Kryqit, Ngritja e Kryqit dhe Ngadhënjimi i Kryqit të Shenjtë) që bie gjashtë javë para ditës Shmitr (Shën Dhimitër/Mitër).[64] Kjo është njohur si një ditë të pushimit me adetët të ngjashme që ndodhin si në Shingjergj dhe me të ngrënit të ëmbëlsirës hallva.[64] Shën Dhimitër është shenjtori mbrojtës i fshatrave Vallkavi dhe Nistrovë, ndërsa Shën Mëhill është shenjtori mbrojtës të fshatit Krakarnicë.[69] Festat të tjera që kremtohen janë dita Shnkol (Shën Nikolla/Koll) dhe Blagavesht, (quajtur në shqip si Ungjillëzimi i Hyjlindëses Mari/Mëri) që është i njohur edhe nga myslimanët, për shkak të bashkëjetesës me popullsinë ortodokse.[64] Kremtimi edhe nga myslimanët ndodhet dhe ata vizitojnë fqinjët e tyre ortodokse që i jepen atyre vezët të Pashkës ngjyrosura të kuq[70] që janë të ngrënë edhe nga hoxha (imami) vendase.[64] Për shkak të sinkretizmit të tillë fetar, në Rekën e Epërme traditat gojore mbajnë se se vezët të ngjyrosura simbolizonte gjakun e një shenjtori mysliman.[64] Tjera adetët të ditës përfshinë vizitimi në çezmë të fshatit prej gra shtëpiake që mbushin qypat me ujë dhe shtuar me lule borzilok, një monedhë argjendi dhe sheqer.[71] Qypat janë marrë në kishë dhe më vonë në shtëpi për të pirë familja.[71] Gjatë pasditës dhe aty pranë në një livadh, një mbledhje festive mbaheshe ku femrat e pamartuara të veshur me rrobat e tyre të mira këndojnë dhe vënë unazat mbi barit.[71] Bari ishte shkëputur me dhëmbët e tyre dhe vendosur në qypat me ujë të shenjtë që më vonë ishte dhënë kafshëve të fermës për të pirë dhe për të siguruar riprodhimin.[71] Ndërsa pemët frutore ishin të lidhur me kashtë dhe kërcënuar me një sëpatë për të siguruar një korra të mirë.[71] Më 4 dhjetor, Shën Mëria e Dimrit është kremtuar nga ortodoksët në fshatin Bibaj, ndërsa në Sencë ortodoksët kremtojnë ditën Shën Mëria e Vogël.[72] Ndërsa në të njëjtën datë, ditën e festës Shën Barbara kremtohet në Beliçicë me bukë të bekuar dhe pjesëtuar në mesin e familjes.[73]
Festat myslimane
Sa për festimet fetar islame rreth kohës së Diten e Vers (Ditën e Verës), një festë e ngjashme të pranverës Sultan Nevrus (Sulltan Nevruz), mbahet për të përkujtuar ardhjen e lulëzimit të natyrës dhe fundin e dimërimit të kafshëve, një proces që shihet si një zgjim të jetës prej Perëndisë.[64] Një ëmbëlsirë hallva është ngrënë edhe shpërndarë në të gjithë fshatin dhe dhënë atyre njerëz që janë nevojtarë.[64] Gjithashtu, një unazë argjendi ishte varur mbi një pemë për të fituar adhurimin e Perëndisë nëse ajo por të përkuleshe dhe në agimin të mëngjesit së nesërmes ishte marrë mbrapa.[64] Në natën, të moshuarit mirëmbajnë parësinë e lutjes ndaj Zotit dhe besohet se shpirtrat e të vdekurve kthyen në shtëpi.[64] Myslimanët Rekalinj gjithashtu mbajnë Ramazan, Bajram i Madh dhe Bajram i Vogël.[64] Gjatë Ramazanit ndodhet vizita në xhami dhe hallva shpërndahet nevojtarëve dhe të tjerët për të marrë në shtëpi dhe të ngrënë.[64] Në mbrëmje lutjet islamike bëhen dhe para agimit të mëngjesit dy romë në bredhje me daulle dhe fyell i zgjuanë fshatarët për të ngrënë mëngjesin të Ramazanit i quajtur syfyr, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ditën.[64] Agjërimi e përditshme ndodhet për të gjitha me vetëm foshnjat duke u ushqyer.[64] Pas perëndimit të diellit, ata romët me daulle do të paralajmeroje fundin e agjërimit çdo ditë dhe një darkë të Ramazanit quajtur yftar do të hahet, pasuar me lutjet islamike.[64] Në ditën e 15 të Ramazanit, ëmbëlsira hallva është shkëmbyer midis fshatarëve dhe dhënë të varfërit edhe për të ngrënë në shtëpi, që veç prej këto ngjarje dita përgjithësisht nuk festohet.[64] Në pragun të Bajramit, quajtur nga Rekalinjtë si verxhilia Bejrami (vigjilje i Bajramit), njerëzit do të lahet, të jepet rroba të reja, këpucë dhe sende të tjerë personale.[64] Imami tregonte pakënaqësi për fjalën verxhilia (vigjilje), që përshkruante pragun i Bajramit.[64] Në atë ditë, një njëri do shprehë arife për një njëri i tjetër dhe ta urojë me urimet të mira.[64] Fëmijët do luajnë në qendër të fshatit dhe të rriturit të përgatitur bukë, ushqim tjetër dhe një pastë quajtur koleç.[64] Një akt të bamirësisë quajtur fitr gjithashtu bëhet si dhënien e paratë për të varfërit apo imamit dhe festës më e madhe të Ramazanit është konsideruar jo e plotë pa këtë akt.[64]
Bakllava (majtas) dhe Sheqerpare (djathtas). Ëmbëlsirat prej Reka e Epërme
Fillimi të Bajramit nisën me festës fetare Bajram i Madh, të quajtur nga Rekalinjtë si Sheqer Bejrami që është i njohur globalisht si Eid el-Fitr.[64] Kjo festim fillon me vizitat në agimit të mëngjesit në xhami dhe më pas me kremtimet dhe ushqim.[64] Këto ritet shënojnë fundin e Ramazanit, ku një sheqer petak gjithashtu do të hahet.[64] Burrat do të përshëndeten njëri-tjetrin me puthje në faqe, ndërsa të rinjtë do t'i përshëndetin gratë e moshuara me puthje të dorës së tyre dhe pastaj e përfundon këtë ritual me vendosjen të dorës e saj mbi ballin e tij.[64] Përshëndetjet e shkëmbyera në kontekste të tilla janë: egsofsh Bejramin (gëzuar Bajramin), e cila përgjiget me fjalët: gaz paç, e qofsh shnosh (gaz/gëzuar paç, e qofsh shëndoshjen).[64] Gjatë gjithë pjesën e mbetur të ditës, vizitat e ndërsjella bëhen ku sherbet do të shërbehet[64] edhe me ëmbëlsirën bakllava midis njëri-tjetrin dhe me fqinjët ortodokse.[70] Kjo festim fetare do të pasohet një kohë më vonë me një tjetër festë fetare Bajram i Vogël, të quajtur nga Rekalinjtë si Bejram, që është i njohur globalisht si Eid el-Adha.[64] Gjashtë ditë para ditës, të moshuarit agjërojnë si është bërë edhe në Ramazan.[64] Në këtë ditë megjithatë, një kurban apo sakrifikimi i një dash bëhet, pasuar me vizita në xhami dhe më vonë mishi të dashit shpërndahet midis të varfërit.[64]
Remove ads
Historia
Origjina
Pozitat të ndryshme ekzistojnë për origjinën e popullsisë të Rekës së Epërmë brenda diturisë akademike lidhur me Ballkanit. Një nga autorët më të hershme për të shkruar për këtë çështje ishte gazetar serb Spiridon Gopčević. Në veprën e tij për Ballkanin që është tani diskredituar,[74] Gopčević pohoi se banorët Rekalinjtë ishin "sllave të shqiptarizuar".[55] Në fund të 1890-të Štilijan Čaparoski dhe folkloristi Panajot Ginoski, të dy nga Galiçnik, Reka e Poshtme pohuan se banorët Rekalinjtë flisnin një formë të korruptuar e gjuhës shqipe që ishte kuptuar vetëm nga vendasit dhe përmbante një përzierje fjalësh sllavisht dhe shqip.[75][76] Gjuhëtari rus Afanisiy Selishchev në 1930 shkroi se banorët e Rekës së Epërme ishin sllave që iu nënshtruan shqiptarizimit, për shkak pjesërisht të disa toponimeve duke qenë variante të përkthyera prej formave sllave.[77] Etnografi serb Toma Smiljanić nga Tresançe, Reka e Poshtme theksoi se në prag të Luftës së Parë Botërore Reka kishte 274 shtëpi vendase, 107 shtëpi me origjinë nga tokat që janë në Shqipëri e sotme arritur pas një periudhë të zgjatur dhe 9 shtëpi nga rajonet të tjera.[78] Smiljanić pohoi se popullsia e Rekës të Epërme kishte prejardhjen kryesisht nga nëngrupi sllav të quajtur Mijak, të cilët ai i konsideroj si serbë që kishin pranuar gjuhën shqipe përzier me fjalë sllavisht.[78] Për shkak të disa emrave atësinë e familjeve, filologu serb Dušan Nedeljković thoshte për disa familje Rekalinj të kishin origjinë vllahe që së bashku me origjinën sllave ishin të shqiptarizuar.[79] Historiani Nick Atanasovski, i cili e bëri një studim të krahinës Rekë e Poshtme thotë se nënkrahinat e Rekës të Vogël, Poshtme dhe Epërme ishin nënshtruar prej islamizimit, edhe jo nga kolonizimit.[80] Ndërsa antropologu Mirjana Mirčevska që e bëri studimin në Rekën e Epërme gjatë viteve 2000-të, thekson se popullsia mysliman dhe ortodoks ishte kryesisht me origjinë sllave maqedonase, me elemente të mundshme shqiptar në etnogjenezën e tyre.[81] Mirčevska regjistroi traditat prej Rekalinjtë në Bogdë, Karkarnicë dhe Niçpur që ia atribuojnë themelimin e këtyre fshatrave të tre vëllezërve: Boge, Krako dhe Niko që kishin origjinën nga rajoni Koloshin që gjendet në Malin e Zi bashkëkohore.[82] Gjatë shekullit të 18-të Mirčevska shkruan se popullsia u islamizua dhe shqiptarizua pas ardhjes së katolikëve dhe myslimanët shqiptar prej tokat në Shqipërinë e sotme.[81] Mirčevska gjithashtu thekson se karakteri jo-sllave dhe origjina e disa individëve të Rekës së Epërme në defterët osman dhe familjet bashkëkohore Rekalinj janë për shkak të një origjinës vllahe.[81] Kjo është e bazuar më emrat e kaluara dhe termat e gjuhës bashkëkohore në lidhje të farefisnisë të jenë me prejardhje nga vllahishtja dhe jo nga shqipja.[81]
Vasil Kanchov, një etnograf bullgar i cili mblodhi statistikat të detajuara etno-gjuhësore i popullsisë bashkëhor të Maqedonisë ka shkruar në 1900 se Reka e Epërme ishte i banuar nga shqiptarët mysliman dhe ortodokse.[83] Kanchov shkruan se prania e tyre ishte e vjetër dhe gjithashtu mund të ketë përmbajtura gjurmët e një popullatë sllave të shqiptarizuar.[83] Galaba Palikruševa në viteve 1970-të, duke hulumtuar regjistrat mesjetare osman tatimor (defterët) e rajonit lidhur me emrat personal, ka theksuar se ka pasur një element të shquar jo-sllave në Rekën e Epërme prej origjinës shqiptar dhe/ose vlleh.[84] Kështu Palikruševa tregon se në disa dituri akademike cilat pohuan se popullsia bashkëkohore të Rekës së Epërme ishin sllavët që pranuan gjuhën shqipe për të ruajtur besimin e tyre krishterë është një pozicion i papërshtatshëm.[84] Historiani Dimitar Bechev i konsideron popullsinë e krishterë të Rekës së Epërme si shqipfolës ortodokse,[1] ndërsa historiani Noel Malcolm i konsideron ata të jenë shqiptarë ortodokse.[85] Ndërsa filologu shqiptare Edible Selimi-Osmani kush bëri hulumtimin në Rekën e Epërme gjatë viteve 1990-të dhe 2000-të konsideron popullsinë vendas të jetë me origjinë shqiptar.[86] Gjuhëtari Qemal Murati, duke iu referuar dy popullsisë myslimane dhe ortodokse si shqiptarë theksoi se dijetarët të cilët sugjeruan që popullsia të Rekës së Epërme janë sllavët të shqiptarizuar e kanë bërë këtë pozicion për shkaqe nacionalist në mënyrë që të mohojnë elementin historik shqiptar në rajon.[87] Murati gjithashtu thekson se në disa leksikut farefisnore të Rekës së Epërme që atribuohet me një origjinë vllahisht nuk është i saktë.[87] Kjo është për shkak të këtyre fjalëve shqiptar të qenë huazimet direkte nga latinishtja që nuk kishte shkuar një fazë të ndërmjetme në vllahisht para hyrjes së tyre në gjuhën shqipe.[87] Në fillim të 2010-të, dijetari Andrea Pieroni dhe një grup i hulumtuesve me prejardhje të ndryshme kombëtare bënë hulumtim dhe një studim krahasues të terminologjisë i kaluar dhe të tashme botanik të Rekës së Epërme. Në gjetjet e tyre ata e arritën përfundimin se popullsia Rekalinjtë ishin një që "kishte qenë i ndikuar shumë nga kultura sllave - dhe jo anasjelltas, siç tha Spiridon Gopčević".[88] Grupi hulumtues i atribuohet këtë proces i akulturimit të imponimit i kufirit në 1912 që kufizoi kontaktin me Shqipërinë dhe bashkëveprimit të gjera me rajonet rrethues multietnike, ku ishte bërë tregtia.[88] Ndërsa gjuhët dhe kulturat sllave që janë dominues dhe kombëtarisht të shtetit që ndikon popullatën vendase të Rekës së Epërme.The team also identified that there was some Aromanian botanical terminology present in the Upper Reka dialect.[88]
Periudha mesjetar osmane
Gjatë shekullit të 14, Reka e Epërme ishte pjesë të sundimin e Përlepit, të familjes Mrnjavčević, deri në 1395, kur territori i nënshtrua Bajazitit I të Perandorisë Osmane. Në 1467, defterët osman e listojnë rajonin e Rekës si një vilajet dhe në Rekën e Epërme ka pasur 15 fshatra të banuara dhe 3 të pabanuara.[89] Fshatrat të regjistruara për herë të parë ishin: Shtirovicë, Rimnicë, Vërben, Niçpur, Nistrovë, Vallkavi, Zhuzhnjë, Va, Krakarnicë, Shtrezmir, dhe Rimniçicë (ish-fshat), kurse fshati Vërbjan ishte vendbanimi më i madh.[89] Beliçicë, Kiçinicë dhe Leskovë (ish-fshat) ishin të listuara si vendbanime të pabanuar.[89] Fshatrat Nivisht, Bibaj, Grekaj, Reç dhe Tanushaj nuk ishin të regjistruar si vendbanim ekzistuese në atë kohë.[89] Emrat personale në këto fshatra tregojnë karakterin sllave dhe vlleh edhe/ose shqiptar.[84][90] Në 1519, disa familjet myslimane janë të numëruara në defterët osman në fshatrat si Vërbjan, Sencë, Rimniçicë dhe Rimnicë e Vogël (tr. Kuçuk).[91] Disa emra të regjistruara në këto defterët prej nga një derivim vlleh dhe apo shqiptare ishin: Vlashe Tanush, Gon Vlash, Duka apo Doka Mihail, Lazar bir i Kalina(s), Miho Shalis, Kirk Bard, Gin Sherk apo Shirk, Gego Sherk dhe të tjerët.[84][90] Ndërsa shembuj të emrave që tregojnë një derivim vlleh dhe/apo shqiptar me një simbiozë të mundshëm sllav ishin: Gerg biri i Andreja(s), Dabiç Loz/e, Progon Tome, Xheko biri i Gerg(it), Miho Meksha, Petko biri i Miho(s), Pavle Sherk dhe kështu me radhë.[90] Deri vitin 1583, numri i familjeve myslimane të shënuara në defterët osmanë ishin rritur dhe përbënin një pakicë të konsiderueshme në fshatrat: Vërbjani, Sencë dhe Vërben.[91] Ndërsa disa familjet myslimanë filluan të shfaqen në fshatrat Krakarnicë, Shtrezmir, Shtirovicë dhe Zhuzhnjë.[91]
Periudha e mesme dhe vonë osmane


Pranimi i madh të fesë Islam ka ndodhur në Rekën e Epërme nga fundi i shekullit 18 dhe vazhdoi deri në mesin e shekullit 19.[83] Fshati Shtirovicë ishte vendbanim i fundit, ku 30 familjet krishterë të mbetur pranuan fenë Islam në 1855.[83] Kurse disa banorë mysliman dhe ortodokse Rekalinjtë ende ruajnë kujtimet për lidhjet farefisnor dhe paraardhësit përbashkëta të largët.[92] Një popullsi e vogël katolik ishte gjithashtu i pranishëm në rajonin që buronte prej shqiptarë katolikë që kishin emigruar në Rekën e Epërme nga tokat e afërta të vendosura në Shqipërinë bashkëhor dhe më vonë u asimiluan.[92] Për shkak të izolimit dhe kushteve të vështira së jetesës në Rekën e Epërmë, disa banorë u kthyen në banditizëm gjatë shekullit 18 dhe 19, ndërsa të tjerët migruan në qytetet dhe rajonet për punë.[11][38] Në periudhën e vonë osmane, krahina më gjerë të Rekës u formuar si një nahije me qendër në fshatin Zheranicë që kishte zyrtarë administrativ dhe një garnizon të vogël ushtarak.[93] Në periudhën e vonë osmane, fshatrat krishterë ortodokse të Rekës së Epërme kishin priftërinj bullgar apo serbe.[94] Për shkak të çështjes maqedonas, këta priftërinj u zëvendësuan ndonjëherë me një ose tjetër në varësi të besnikërisë fluide kishtar e banorëve ortodoks të fshatrave.[94] Ndërsa disa individë ortodokse Rekalinj si Josif Bageri kishin dhënë një kontribut të rëndësishëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.[3][95]
Periudha jugosllave

Sundimi osman vazhdoi deri Luftës së Parë Ballkanike (1912-13) kur me ardhjen e ushtrisë serbe Reka e Epërme u aneksua në shtetin Serb. Në 1913 shqiptarët mysliman të rajonit dhe udhëhequr nga Imam Malik Mema bënë kryengritje kundër forcave serbe dhe arritën të çlirojnë rajonin dhe gjithashtu disa fshatra në krahinën të Gostivarit.[96] Gjatë Luftës së Parë Botërore, rezistenca vendas vazhdoi kur rajoni ra nën sundimin bullgar. Gjatë kësaj kohe të viteve 1912-1916, forcat serbe dhe bullgar i dogjën fshatrat Tërnicë, Reç, Dëbovë, Shtirovicë dhe Shtrezmir.[23] Rajoni më vonë u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë. Në vitin 1941, pas pushtimit të Jugosllavisë nga ana e fuqive të Boshtit, Reka e Epërme ishte bashkangjitur Shqipërisë nga Italia fashiste.[97] Rezistenca komunist partizane doli nga fshatrat si Beliçicë që luftuan kundër forcave fashiste shqiptar Balli Kombëtar të cilat mbështetën të bashkëngjitet Reka e Epërme brenda Shqipërisë.[97] Më 19 shtator 1944, pas 19 partizanët u kapën, ata së bashku me 17 fshatarët të Beliçicës u masakruan nga forcat balliste të kryesuar prej Aqif Reçani pranë tokat të ish fshatit Tërnicë.[97] Pas Luftës së Dytë Botërore, Reka e Epërme u bë pjesë e Jugosllavisë komuniste. Reka e Epërme mbeti izoluar dhe të pazhvilluar që rezultoi me migrimet në qendrat e largëta urbane si në Beograd, Shkup dhe Gostivar edhe në vendet perëndimore.[10][29][33]
Brenda maqedonisë
Reka e Epërme u bë pjesë e Republikës së Maqedonisë kur Republika Socialiste e Maqedonisë, një republikë brenda Jugosllavisë fitoi pavarësinë pas një referendum në 1991. Gjatë kryengritjes shqiptare në 2001, disa policia ushtarak maqedonas të vendosur në fshatin Tanushaj dëmtuan xhaminë e fshatit për të parandaluar përdorimin e saj të mundshëm nga luftëtarët e UÇK-së.[45] Në kohët e fundit, ka pasur forma të ndryshme të rilindjes kulturore brenda Rekës së Epërme si festivalin Takimet e Rekës së Epërme, e cila u mbajt për herë të parë gjatë muajit gusht të vitit 2014 në fshatin Rimnicë.[98][99] Ndërsa një shoqatë kulturore me emrin Josif Bageri është themeluar nga disa anëtarë Rekalinj të shquar prej të dy prejardhje mysliman dhe krishterë që synojnë ruajtjen socio-kulturore, historike dhe gjuhësore të trashëgimisë të Rekës së Epërme.[100] Ndërkohë, në mesin të krishterëve Rekalinj ortodoks polemika janë ngritur mbi identitetin e tyre dhe me kishën.[4][5][6][7][101][102][103][104][105] Për shembull, disa individë Rekalinj të shquar si Branko Manojli nga komuniteti krishterë ortodoks kanë deklaruar publikisht identitetin apo origjinën shqiptare, ndërsa të tjerët si Branisllav Sinadinovski kanë bërë thirrje për një kishë ortodokse shqiptar të jetë e pranishme në rajon.[4][5][6][7][102][103][104][105] Kjo thirrje i fundit është takuar me një përgjigje të ftohtë dhe vakët prej më shumë të komunitetit ortodokse Rekalinj.[101]
Remove ads
Galleria
- Dy burra të Rekës së Epërme: Një burrë nga Reç në të majtë dhe një burrë nga Shtrezmir në të djathtë.
- Ardhja e krushqëve në Shtirovicë.
- Dy të rinj të Shtirovicës duke treguar opingat e tyre.
- Një burrë duke pirë duhan në Rekën e Epërme pranë Dibrës.
- Shqiptar i ri në Rekën e Epërme pranë Dibrës.
- Shqiptarë në Rekën e Epërme pranë Dibrës.
- Kullë e re në Va, 1907
- Fshati Va, 1907
- Shqiptar nga Reka e Epërme, afër Dibrës, 1907
- Dasëm në malet e Rekës së Epërme, 1907
- Kisha Shën Mëhilli Kyeengjëll, Krakarnicë
- Pamje nga lagja e poshtme e shtëpive malore, Vallkavi
- Pamje e Kishës Shën Dhimitër, Vallkavi
- Motel Korab ndodhet në tokat e ish fshatit Tërnicë
- Fshati Vërben
- Lagje: Mëhallë e Epërme, Vërben
- Manastir i Vërbenit
- Fshati Vërbjan
- Vjeshtë në Vërbjan
- Sezoni i vjeshtës pikërisht para ardhjes së Dimrit, Vërbjan
- Dimër në Vërbjan
- Kisha Shënkollë, Beliçicë
- Shtëpi të vjetra, Beliçicë
- Pamje e fshatit Beliçica prej pranë kishës
- Kisha Shën Varvarë, Zhuzhnjë
- Pamje të fshatit Rimnicë
- Pamje e fshatrave Rimnicë dhe Tanushaj me majat dhe malet në prapavijë
Remove ads
Njerëz të njohur
- Josif Bageri, (lindur në vitin 1870 në Nistrovë - 1916) - një aktivist i rilindjes shqiptare të shekullit të XIX
- Bajazid Elmaz Doda (lindur në vitin 1888 në Shtirovicë - 1933) - shkrimtar, fotograf dhe i besuar i Baronit Nopcsa
- Mateja Matevski, shkrimtar
Shih edhe
Leximi më tej
- Doda, Bajazid Elmaz (2007). Albanisches Bauerleben im oberen Rekatal bei Dibra (Makedonien). Lit-Verlag. ISBN 978-3-8258-0711-5
- Elsie, Robert (2000). "The Christian Saints of Albania". Balkanistica. 13
- Islami, Abaz (2011). "Aspekte Demografike të Rekës nga shekulli XV - 2002". Studime Albanologjike. 3
- Murati, Qemal (2011). "Gjuha e humbur: Vëzhgime historike, linguistike, onomastike dhe folklorike rreth shqiptarëve ortodoksë në etnoregjionin e Rekës së Epërme të Mavrovës". Studime Albanologjike. 3
- Pajaziti, Ali, et al (2014). Shqiptarët e Rekës së Epërm përballë sfidave të kohës. South East European University. Gostivar-Skopje. ISBN 978-608-4503-95-8
- Pieroni, Andrea, et al (2013). "One century later: the folk botanical knowledge of the last remaining Albanians of the upper Reka Valley, Mount Korab, Western Macedonia." Journal of ethnobiology and ethnomedicine. 9. (1)
- Toma Smiljanić (1925). Mijaci, Gorna Reka i Mavrovsko polje. Zadruga štamparskih radnika "Rodoljub".
- Smiljanić, Toma (1937). Debarski Poljani i Rekanci. Narodna Starina.
- Mirčevska, Mirjana P. (2003, 2007). Verbalni i neverbalni etnički simboli vo Gorna Reka. Institut za Etnologija i Antropologija. Skopje. ISBN 978-9989-668-66-1
- Osmani, Edibe Selimi (1997). Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit. Asdreni. Skopje.
- Osmani, Edibe Selimi (2012). Veshja autoktone e femrave të Rekës së Epërme. Arbëria design. Skopje. ISBN 978-9989-57-828-1
- Osmani, Edibe Selimi (2015). Veshja autoktone e meshkujve të Rekës së Epërme. Arbëria design. Skopje.
Remove ads
Lidhje të jashtme
Dokumentarët dhe materiale të tjera kulturor
- "Горна Река - прв дел [Reka e Epërme – krahina i parë]". You tube (video). (dokumentar). Google. Dokumentar për rajonin Reka e Epërme, njerëzit e saj, kulturën dhe traditat nga Mavrovo Film. (në maqedonisht). Vizituar në qershor 11, 2016.
- "Takimet e Rekës së Epërme 2015". You tube (video). (dokumentar). Google. Video e festivalit kulturor të Rekës së Epërme. Përmban recitale poetike, muzikë (i.e këngë vendase polifonik etj) dhe tradita të tjera. (në shqip). Vizituar në qershor 11, 2016.
Lajmesh (raportet e lajmeve, çështjet aktuale dhe intervistat)
- "Интересите на Бранислав Синадиновски се чисто профитерски, протестен собир во Маврови Анови [Interesat e Branisllav Sinadinovskit janë thjesht fitimi, një tubim proteste në Hanet e Mavrovës ]". Dnevnik. TV Sitel. 7-12-2014. (në maqedonisht). Vizituar në qershor 11, 2016.
- Eftov, Vasko (shkurt 15, 2016). "Илирида во црквата!? [Ilirida brenda kishës!?]". Vo Centar. Kanal 5 Televizija. (në maqedonisht). Vizituar në qershor 11, 2016.
- Mema, Marin (tetor 26, 2014). "Të (mos) jesh shqiptar". Top Channel Albania. (në shqip). Vizituar në qershor 11, 2016.
- Mema, Marin (mars 30, 2015). "Të (mos) jesh shqiptar". Top Channel Albania. (në shqip). Vizituar në qershor 11, 2016.
- Muhaj, Gëzim (prill 8, 2015). "Sinadinovski in Spekter [Sinadinovski në Spekter]". Spekter. TV Iliret. (në shqip dhe maqedonisht). Vizituar në qershor 11, 2016.
- Sadiku, Kushtrim (qershor 11, 2013). "Mysafir: Branko Manojlovski". Info Magazine. Klan Kosova. (në shqip). Vizituar në qershor 11, 2016.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads