Shtypi
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Shtypi[1] është mënyrë e veçantë e shumëzimit dhe njëra nga fazat në industrinë grafike ku forma e shtypit bie në kontakt me letrën apo me ndonjë tjetër bartëse të shtypit dhe me ndikimin e forcës (presioni i shtypit), transferohet ngjyra nga forma e shtypit në letër (kopja e shtypur).


Pas shpikjes së shkronjave lëvizëse të Gutenbergut, shtypi fillon me makina të shtypit pllaka në pllakë, në të cilën shfrytëzohet forma, në formë të pllakës së rrafshët, kurse shtypi është kryer me ndihmën e pllakës tjetër të të rrafshët. Kjo mënyrë e përfaqëson teknikën e shtypit të lartë.
Pasi që shtypi me pllaka në pllakë nuk ishte efikase (nuk ishte i mundur shtypi i njejt në tërë sipërfaqen e pllakës), shtypi fillon me makina ku shtypi bëhet me anë të rrotullimit.
Remove ads
Ngjarje në histori të shtypit
Në historinë e shtypit janë të shënuara këto ngjarje.
- 1610.- makinat e para të shtypit.
- 1787.- presa e parë metalike ( 150 kopje në orë ).
- 1796.- shpikja e teknikës së shmëzimit me teknikë të rrafshët (Litografia).
- 1805.- makina e parë për shkrirjen e shkronjave të plumbit.
- 1812.- makina e parë e shtypit me mekanizëm lëvizës ( 400 kopje në orë ).
- 1839.- shpikja e fotografisë.
- 1843.- fillimi i prodhimit të letrës nga druri.
- 1862.- roto-makina e parë.
- 1873.-Fleksografia
- 1875.- rto-makina e parë për shtypjen e gazetave në tirazhe të mëdha.
- 1881.- fillon përdorimi i rasterit( autotipija )- reprodukimi i origjinaleve shumëtonëshe, për të gjitha teknikat e shtypit.
- 1884.- makina e parë për radhitje të shkronjave.
- Etapa e elektronikës dhe e kompjuterizizmit (nga 1950, e deri më sot).
- 1993. Shtypi digjital
Remove ads
Teknikat bazë të shtypit
Varësisht nga forma e shtypit, i dallojmë pesë teknika bazë të shtypit:
- Shtypi i lartë
- Tiposhtypi
- Shtypi fleksografik
- Shtypi leterset
- Shtypi i rrafshët
- Litografia
- Ofset shtypi
- Dritështypi
- Shtypi i thellë
- Bakërshtypi
- Shtypi i çeliktë
- Shtypi i depërtueshëm
- Sitoshtpi
- Shabllonshtypi
- Shtypi digjital
Referime
Lidhjet e jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads