Sulejman Pitarka

Biografia e Autorit From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Sulejman Pitarka (Dibër, 2 shkurt 1924 - Tiranë, 24 mars 2007) ka qenë shkrimtar, autor pjesësh teatrale dhe aktor shqiptar.[2]

Fakte të shpejta Lindi, Vdiq ...

Biografia

Sulejman Pitarka lindi në Dibër më 2 shkurt 1924, por në vogëli familja e tij u detyrua të shpërngulej drejt shtetit shqiptar ku u vendosën në Durrës.

Sulejmani ka luajtur me sukses role në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe 20 të tjerë në kinematografi. Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Më 1927, kur ishte në moshën trevjeçare, familja e tij u vendos në Durrës. Këtu kaloi fëmijërinë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, filloi punë në bankë. Libri i tij Trimi i mirë me shokë shumë është një dramë për fëmijë ku flitet për Skënderbeun (Gjergj Kastriotin). Një nga aktorët më të spikatur shqiptarë, i cili mban edhe titullin «Artist i Popullit».

Disa përvoja skenike, pothuaj rastësore, gjatë shërbimit ushtarak (1945 – 1947) e shtynë të interesohej më shumë për teatrin dhe të përfshihej në lëvizjen amatore të Durrësit.

Më 1951, u përzgjodh për t’iu bashkëngjitur trupës, ende në formim, të Teatrit Popullor (sot Kombëtar) në Tiranë, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Luajti rreth 50 role, duke shkëlqyer njësoj, si në dramë, ashtu edhe në komedi.Ai vdiq me 24 mars 2007.

Remove ads

Filmografia

Remove ads

Teatër

  • Familja e peshkatarit
  • Shtatë shaljanët
  • Vajza nga fshati
  • Trimi i mirë me shokë shumë
  • Doktor Aleksi
  • Besa e madhe
  • Epoka para gjyqit
  • Prefekti
  • Toka jonë (teatër)
  • Televizori
  • Otello
  • Gratë gazmore të Uinsdorit
  • Valon Drogirashi
  • Borgjezit fisnik
  • Arturo Ui
  • Pjata e drurit
  • Gratë para drurit

Referime

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads