Tabani

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Taban (greqisht: Θεμέλο/Themélo) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ταμπάνια/Tampánia.[1]

Fakte të shpejta Taban Θεμέλο, Popullsia ...

Gjeografia

Nga veriu Tabani kufizohet me Koronopullin, nga jugu me Lëkurësin, nga juglindja me Besherenë, nga lindja me Kastrinë e Goricën dhe nga perëndimi me detin Jon. Tabani ka këto lagje: Çefliku (8 familje), Kulat (15 familje), Manja (6 familje), Njihori (12 familje), Tabanet (9 familje).[2]

Toponimet të fshatit Taban:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Duqan i Kulave – dyqan, në V.
  • Grihameja - arë që mbillet grurë e misër, në V.
  • KIish’ e Kulave – kishë, në V.
  • Kroi i Avdullait - krua në Manjë, në V.
  • Lis i Klishës – lis, në V.
  • Lum i Vuvoit - lumë, në L.
  • Llak’ e Kateros - brinjë mali, në V.
  • Mulliri i Manjës - mulli i rrëzuar, në V.
  • Mulliri i Misrit - mullinjt e fushës, në L.
  • Mulliri i Velos - mulli që bluan oriz, në L.
  • Poçeza - kullotë bagëtish, në P.
  • Prralli i Duqanit - përrall, në V.
  • Pus i Manjës - pus i lagjes Manjë, në V.
  • Pus i Tabanit – pus i ndërtuar me gurë në të cilin mbushin ujë Tabani, Njihori, Çifliku dhe Kulat, në V.
  • Sheshi i Kulave – shesh, në V. Aty mblidheshin pleqtë për të biseduar.
  • She’ e Grave – she, në V. Burime në anë të Vuvoit ku lanin teshat gratë e Njihorit.
  • Ur’ e Çeflikut - urë prej druri mbi Vuvoin, në VL.
  • Ur’ e Kulave - urë mbi Vuvo, në V.
  • Ur’ e Manjës - urë mbi lumin e Vuvoit, në V.
  • Vuvoi - ujë që del nga këneta dhe derdhet në det, në V.
Remove ads

Demografia

Familjet në fshatin Taban:[3]

Dhimenjt (Sotir Dhimo), Markanjt, Naçot (Ligor Naço), Evgjitë.

Lidhje të jashtme

Burimet

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads