Teme Sejko
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Teme Sejko (Konispol, 25 gusht 1922 - 31 maj 1961) ka qenë anëtar i Lëvizjes Nacional Çlirimtare, themelues i çetës Çamëria, ushtarak dhe komandant i flotës detare shqiptare dhe i bazës detare në Durrës.[1] U ekzekutua më 1961 se u pandeh të ishte kryetari i një grupi pro-sovjetik që po planifikonte një grusht shteti kundër Enver Hoxhës duke ia shitur marinën shqiptare Flotës së Gjashtë të Shteteve të Bashkuara.
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |

Remove ads
Biografia
U lind në Konispol në gjirin e një familjeje pronarësh nga Filati i Çamërisë, i biri i Mehmet Sejkos dhe Shyqëranies, mbesa e Alush Takës, ndër krerët e Luftës së Vlorës. Teme Sejko kishte dy vëllezër, Taho dhe Sulo, dhe dy motra, Nurie dhe Merushe. Një nga motrat e tij ishte e martuar me Rexhep Plaku, një pronar i madh nga Konispol. Babai i tij dërgoi Temen në Tiranë, Sarandë dhe Shkodër për të studiuar.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, anëtar i rezistencës shqiptare, ai ishte një nga themeluesit e çetës “Çamëria”. Pas çlirimit mbaroi studimet e tij në Akademinë Ushtarake Voroshilov në Moskë[2][3] dhe më 17 janar 1958 u bë kundëradmiral i Flotës Shqiptare.
Më 5 korrik 1960 u arrestua nga Sigurimi me akuzën se ishte pjesëmarrës në një komplot kundër-revolucionar në bashkëpunim me grekët, jugosllavët, italianët dhe Flotën e 6të të Shteteve të Bashkuara në Mesdhe për të rrëzuar regjimin e kohës. U arrestua me gjashtë komandantë të tjerë, ndër ta i vëllai Taho Sejko, Liri Belishova dhe Tahir Demi. Iu bë gjyqi në maj të 1961, kur më 31 maj Teme u pushkatua së bashku me dy krerë të tjerë të Ushtrisë Popullore dhe Partisë së Punës, Tahir Demin, Abdyl Resulin dhe Hajri Manen.
Dy vëllezër të tjerë të Temes dhe djali i tij, Sokoli, u vranë po ashtu. Njëri vëlla, Suloja, si dhe e shoqja Shpresa, u vetëvranë.
Pas ekzekutimit, Zyra e Inteligjences Detare raportoi se Sejkoja ishte figurë kyçe e Çarjes sovjeto-shqiptare.
Remove ads
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads