Tesla, Inc.

kompani automobilistike dhe energjitike From Wikipedia, the free encyclopedia

Tesla, Inc.
Remove ads

Tesla, Inc. (njohur dikur si Tesla Motors, Inc.) është një kompani automobilistike dhe energjitike Amerikane me selitë qëndrore në Austin, Teksas. Kompania është e specializuar në prodhimin e makinave elektrike dhe, përmes filialit të saj SolarCity, në prodhimin e paneleve diellore. Kompania operon disa uzina prodhimi dhe montimi, ku mund të veçohet Gigafactory 1 në afërsi të Reno, Nevada, dhe fabrikën kryesore të prodhimit të makinave Tesla FactoryFremon, Kaliforni. Që nga qershori i vitit 2018, Tesla shet makinat Model S, Model X dhe Model 3, bateritë Powerwall dhe Powerpack, panele diellore, tjegullat diellore, dhe disa produkte të tjera të ngjashme.

Fakte të shpejta Lloji, Industria ...

Tesla u themelua në korrik të vitit 2003, nga inxhinierët Martin Eberhard dhe Marc Tarpenning, nën emrin Tesla Motors. Emri i kompanisë rrjedh nga inxhinieri Nikola Tesla. Gjatë investimeve fillestare, kompanisë iu bashkua Elon Musk, J. B. Straubel dhe Ian Wright, ku secili prej tyre mund ta quajë veten si bashkë-themelues i saj. Musk, i cili dikur shërbente si kryetar dhe për momentin është shefi ekzekutiv i kompanisë, thotë se e përfytyronte Tesla Motors si një kompani teknologjike dhe një prodhuese e pavarur makinash, me synimin e shitjes së makinave elektrike me çmime të përballueshme për konsumatorin mesatar. Tesla Motors e shkurtoi emrin në Tesla në shkurt të vitit 2017.

Pas 10 viteve në treg, Tesla u rendit si prodhuesi më i mirë në botë i makinave elektrike në vitin 2018 me 245,240 njësi të dorëzuara dhe me 12% të tregut në shitjen e makinave elektrike. Shitjet e makinave të Tesla në SHBA u rritën me 280% nga 48,000 në vitin 2017 në 182,400 në vitin 2018, dhe globalisht u rritën me 138% nga viti 2017.

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads