Thomas Harris

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Thomas Harris (Jackson, 11 prill 1940) është një shkrimtar dhe skenograf amerikan, që ka shkruar një seri veprash ku personazhi kryesor është kanibali Hannibal Lecter. Të gjitha veprat e tija janë përshtatur në versionin filmik, dhe më e famshmja prej tyre, The Silence of the Lambs ka fituar një numër të lartë çmimesh Oscar.[1]

Fakte të shpejta Born, Nationality ...
Remove ads

Biografia

Thomas Harris u lind në Jackson në Tennessee.[2] Në vitin1940  transferohet në Rich, në Mississippi, ku frekuenton Clarksdale High School;[3] mëpastaj regjistrohet në Baylor University në Waco, Texas.

Karriera

Gjatë karrierës së tij 30 vjeçare ka shkruar vetëm 5 romane.

Nga viti 1968 në 1974 Harris punoi si reporter për Associated Press n New York, duke u njohur kështu nga afër me botën e krimit, gjë që i shërben mjaft në shkrimin e romanit të tij të parë Black Sunday (1975).[1] Libri u bë menjëherë një bestseller, dhe u përshtat si film në vitin 1977 me regji nga John Frankenheimer. Debutimi me librin Black Sunday, u ndikua nga masakra e atletëve izraelianë në Monaco, në Olimpiadën e vitit 1972.

Në vitin 1982 del libri Red Dragon, (1982). Nga ky roman u përftuan dy filma: Manhunter (1986) dhe Red Dragon  (2002). 

Në vitin 1989 del libri The Silence of the Lambs që i jep famë botërore (falë edhe filmit të regjistit Jonathan Demme, me interpretime nga Jodie Foster dhe Anthony Hopkins, çmime Oscar në vitin 1991).

Në vitin 1999 del libri Hannibal, i ambientuar pjesërisht në Firence. Ndërsa në vitin 2006 del Hannibal Rising që përshkron rininë dhe adoleshencën e personazhit kryesor të veprave, Hannibal Lecterit.

Jeta personale

Remove ads

Vepra

  • Black Sunday (1975)
  • Red Dragon (1981)
  • The Silence of the Lambs (1988)
  • Hannibal (1999)
  • Hannibal Rising  (2006)

Skenografi

  • Hannibal Rising  (2007) - Film

Shënime dhe referenca

Lidhje të jashtme

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads