Turizmi rural

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Turizmi rural përqendrohet në pjesëmarrjen aktive në një mënyrë jetese rurale. Mund të jetë një variant mes agriturizmit dhe ekoturizmit. Shumë fshatra mund të lehtësojnë turizmin sepse shumë fshatarë janë mikpritës dhe të etur për të mirëpritur ndonjëherë edhe vizitorë. Bujqësia po bëhet shumë e mekanizuar dhe për këtë arsye kërkon punë më pak manuale. Kjo prirje po shkakton presion ekonomik mbi disa fshatra, gjë që nga ana tjetër bën që të rinjtë të zhvendosen në zonat urbane. Sidoqoftë, ekziston një segment i popullsisë urbane që është i interesuar të vizitojë zonat rurale dhe të kuptojë stilin e jetës.

Ndërsa nën teorinë e neoliberalizmit, ekoturizmi është një situatë e përgjithshme përfituese, ka shumë çështje që lidhen me ekoturizmin atëherë kur ai ka një organizim të dobët. Turizmi rural dhe ekoturizmi në komunitet është një zgjidhje për shumë probleme tjera me të cilat ballafaqohen njerëzit. [1] [2] [3]


Remove ads

Parimet

  • Minimizimi i ndikimit të zhvillimit të shpejtë urban.
  • Ngritja e vetëdijes dhe respektit ndaj mjedisit jetësor dhe kulturor
  • Sigurimi i përvojave pozitive si për vizitorët ashtu edhe për ushtruesit
  • Sigurimi i përfitimit të drejtpërdrejtë financiar
  • Sigurimi i fuqizimit për njerëzit lokalë dhe bizneset e tyre
  • Rritja e ndjeshmërisë ndaj klimës politike, mjedisore dhe sociale të vendeve pritëse. [4]


Remove ads

Shih edhe

Referime

Literatura

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads