Vajza me pata

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Vajza me pata është film i animuar shqiptar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i realizuar me teknikën me kukulla dhe i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1975. Është filmi i parë i animuar në shqip. Vajza me pata është përgatitur nën skenarin e Astrit Bishqemit, regjinë e Esat Musliut, me piktor Astrit Totën, ndërsa si operator është angazhuar Faruk Basha. Muzikën e filmit e ka kompozuar Alfons Ballici.[1]

Fakte të shpejta Regjia, Shkruar nga ...
Remove ads

Përmbajtja

Ngjarja zhvillohet në vitet e para të pushtimit fashist. Jeta një vajzë e vogël është e detyruar të ruaj patat e zotit Kasem për të mbijetuar dhe në shtëpinë e zotit Kasem ajo ndjen shtypjen dhe shfrytëzimin. Për Jetën e zgjuar dhe të etur për dije s'ka lodra dhe as abetare siç ka djali i përkëdhelur i zotit Kasem. Me ndihmën e mësuesit, Jeta bëhen anëtarë të grupeve antifashiste së bashku me shokët e saj të varfër Skënderi, Ylli, Petriti etj.[1]

Remove ads

Burimi i të dhënave

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads