Valter Deshpali
çellist arbëresh i Zarës From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Valter Deshpali (5 nëntor 1947 – 9 prill 2023)[1] ishte violonçelist dhe profesor në Akademinë e Muzikës në Zagreb.[2]
Biografia
Vitet e hershme
Deshpali u lind në Zarë, Kroaci dhe u diplomua në Juilliard School (violonçel me L. Rose, muzike me F. Galimir dhe Juilliard Kuartet[3]). Ai gjithashtu kreu master klasat me P. Casals, P. Fournier dhe A. Navarra, dhe bëri dy vite studime pasuniversitare te G. Kozolupova në Konservatorin e Moskës.
Karriera
Deshpali ka performuar në të gjithë botën, duke përfshirë shfaqje në festivale në Gstaad,[4] Lockenhaus,[5] Kuhmo[6] dhe Dubrovnik edhe në disa koncerte më prestigjioze, të tilla si Carnegie, Royal Festival Hall në Londër, Sydney Opera House, Concertgebouw e Amsterdamit, Salla Muzikore e Moskës etj. Si soloist morri pjesë edhe në orkestra të ndryshme, duke përfshirë Deutsches Symphonie-Orchester Berlin, Drezden Filharmonia, Varshavë Filharmonia, Rotterdam Filharmonia, Radio Orkestra Holandeze, Washington National Symphony, Sydney Symphony, Melburn Simphony etj., nën baton e dirigjentë të shquar, të tillë si Roberto Benzi,[7] Sergiu Comissiona, James Conlon, Vernon Handley, Günther Herbig, Hiroyuki Iwaki, Andrzej Markowski, David Zinman etj. Në mesin e partnerëve të tij muzikor ishin edhe Gidon Kremer, Yo-Yo Ma, Heinrich Schiff, Philippe Entremont, Yuri Bashmet, Tabea Zimmermann, Irena Grafenauer, Dmitry Sitkovetsky dhe Alexandre Rabinovitch.
Mësimdhënia
Një rrjedhë e qëndrueshme e konkurrencës së fituesve ndërkombëtarë kanë ardhur nga klasat e Deshpalit. Përveç mësimdhënies në Zagreb, ai ka qenë gjithashtu një mysafir profesor në konservatoret muzikore në Hagë, Amsterdam, Kopenhagë dhe në Graz (Universiteti i Muzikës),[8] redaktor i muzikës së violonçelit me botuesit më të mëdhenjë të muzikës, dhe anëtar i paneleve vlerësuese në garat më prestigjioze ndërkombëtare, duke përfshirë Tchaikovsky (Moskë), Bach (Leipzig) dhe ARD (Mynih).
Remove ads
Mirënjohje dhe vlerësime
Shih edhe
Referime
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads