Vasilika Hysi

politikane shqiptare From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Vasilika Hysi (lindur më 13 janar 1963) është politikane, juriste dhe diplomate shqiptare, e cila që nga korriku 2023 shërben si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë. Më parë ka qenë Nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë si dhe deputete nga viti 2009 deri më 2021.

Fakte të shpejta Presidenti, Kryeministri ...
Remove ads

Jeta dhe arsimi

Hysi ka lindur në Tiranë. Ajo përfundoi arsimin e mesëm në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në vitin 1981.

Nga viti 1981 deri më 1985, ajo studioi drejtësi në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin e Tiranës, ku mori titullin "Juriste".

Ndërmjet viteve 1985 dhe 1992, ndoqi studime pasuniversitare pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe u vlerësua me gradën shkencore "Kandidat i shkencave" në drejtësi.[1]

Remove ads

Karriera politike dhe diplomatike

Hysi u zgjodh për herë të parë si deputete në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2009 dhe u rizgjodh për dy mandate të tjera, duke shërbyer deri në vitin 2021. Gjatë kësaj periudhe, ajo u angazhua në çështje legjislative që lidhen me të drejtat e njeriut, reformën në drejtësi dhe barazinë gjinore. Nga viti 2017 deri më 2021, ajo mbajti postin e Nënkryetares së Kuvendit.[2][3][4]

Në korrik 2023, ajo u emërua si Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Në këtë funksion, ajo përfaqëson Shqipërinë në forume dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë OBSh, UNHCR dhe OBT.[5][6]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads