Vendbanimet informale

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Vendbanimet informale janë zona të ndërtuara duke anashkaluar rregullat dhe procedurat e zhvillimit urban. Në përgjithësi ato janë zona të varfra me baraka (nga marrin dhe emrin vendbanime barakash) të sajuara prej materialesh të lira të tilla si kompesatë, fletë metalike, fletë plastike dhe kuti kartonash. Këto zona kanë mungesë infrastrukturash si uji të pijshëm, kanalizime ujërash të zeza, elektriciteti, rrugë apo shërbime të tjera dhe probleme ndotjeje dhe higjiene. Ato gjenden kryesisht rreth qyteteve, tokave publike si parqe, anash infrstrukturave si hekurudha, autostrada, anash lumenjve apo venddepozitimeve të mbetjeve urbane dhe më shumë në vendet në zhvillim se sa në ato të zhvilluara.

Megjithatë vendbanimet informale kanë karakterisitka të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës, p.sh. në Shqipëri venbanimet informale kanë kryesisht banesa që mund të cilësohen të përhershme dhe relativisht cilësore nëse krahasohen me barakat.

Remove ads

Historiku

Vendbanimet informale janë një fenomen që dominon urbanizimin në vendet në zhvillim në botë gjate shekullit të XX-të dhe XXI-të.[1]

Vendbanimet informale në Shqipëri

Në Shqipëri shumica e vendbanimeve informale u shfaqën pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991 dhe vendosjes së lirisë së lëvizjes, migrimit, brenda vendit. Shumica e migrimit ishte në drejtim të qyteteve në ultesirën perëndimore dhe vinte nga zonat e thella malore në veri-lindje të vendit ku aktivitetet ekonomike dhe shërbimet u pakësuan dhe përkeqësuan pas 1991.[2] Në Shqipëri problemi i zonave informale dhe reagimet e institucioneve shtetërore komplikohen nga situata e komplikuar e pronesisë në vend.[3]

Remove ads

Vendbanimet informale në Kosovë

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads