Wikipedia
enciklopedia e lirë në rrjet që gjithkush mund ta redaktojë From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Wikipedia (sqt. Uikipedia; ose Vikipedia) është një enciklopedi online falas e shkruar dhe e mirëmbajtur nga një komunitet i vullnetarëve, të quajtur si Wikipedianë, përmes bashkëpunimit të hapur dhe sistemit të redaktimit MediaWiki, që bazohet mbi modelin wiki. Wikipedia është vepra informative më e madhe dhe më e lexuar në histori,[1][2] dhe renditet vazhdimisht si një ndër dhjetë faqet më të vizituara në internet; që prej dhjetorit 2024[update], u rendit i pesti nga Semrush dhe i shtati nga Similarweb.[3] and seventh by Similarweb.[4] Ai u themelua më 15 janar 2001 për gjuhën angleze nga Jimmy Wales dhe Larry Sanger, dhe që prej 2003-tës strehohet nga Fondacioni Wikimedia, një organizatë jofitimprurëse amerikane e financuar nga lexuesit, dhe kompania e saj mëmë.[5]
Ajo nisi vetëm në gjuhën angleze, e pastaj u rrit në më shumë se 300 gjuhë, duke përfshirë gjuhën shqipe. Wikipedia anglisht është më e madhja e të gjitha edicioneve, me afro 7 milionë artikuj. Gjithsej Wikipedia përmban mbi 64 milionë artikuj në të gjitha gjuhët, dhe tërheq mbi 1.5 miliardë vizita unike, si dhe 13 milionë redaktime në muaj (rreth 5 redaktime në sekondë) që prej muajit prill 2024[update].[W 1]
Gjithçka në Wikipedia është nën licencën GNU Free Documentation License (GFDL), licenca të përputhshme me të, ose materiale të cilat nuk janë nën kushtet e të drejtave të autorit. Redaktorët mbajnë të drejtat e autorit për çfarë shkruajnë, por teksti mbetet i lirë për të tjerë për ta përdorur dhe redaktuar sipas kushteve të GFDL-it ose licencave përkatëse.
Wikipedia është lavdëruar për demokratizimin e dijes, gjerësinë e mbulimit të vet, strukturën si dhe kulturën e saj unike. Ajo është bllokuar prej disa qeverive kombëtare, duke filluar nga artikujt specifikë deri tek faqja e tërë.[6] Edhe pse redaktorët vullnetarë të Wikipedisë kanë shkruar hollësisht rreth një game të gjerë të temave, enciklopedia është kritikuar për paragjykime sistematike, siç është mosbarazia gjinore kundër grave dhe mosbarazia gjeografike kundër Jugut Global (Eurocentrizmi). Përderisa është kritikuar besueshmëria e Wikipedisë gjatë viteve 2000, ajo është përmirësuar ndër kohë dhe ka marrë lavdata me kalimin e kohës duke u bërë një faqe e rëndësishme për kontrollimin e fakteve. Artikujt rreth lajmeve të fundit qasen shpesh si burime për informatat e aktualizuara shpejt rreth asaj ngjarjeje.
Remove ads
Wikipedia shqip

- Artikulli kryesor: Wikipedia shqip
Versioni shqip i Wikipedia-s, Enciklopedisë së Lirë që quhet Wikipedia shqip, filloi më 12 tetor 2003 dhe sot përmban 103.658 artikuj. Wikipedia shqip mban vendin e 75-të në rangun Meta.[7]
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads