Xhamahiria Libiane
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Xhamahiria e Madhe Arabe Popullore Socialiste e Libisë (arab. الجماهيرية العربية الليبية الشعبية الإشتراكية العظمى, shk. lat. Al-Jamāhīriyyah al-ʿArabiyyah al-Lībiyyah aš-Šaʿbiyyah al-Ištirākiyyah al-ʿUẓmā) ishte emri zyrtar i Libisë nga viti 1977 deri në vitin 2011, nën udhëheqjen e Muamer el Gadafit.


Me një sipërfaqe prej 1.800.000 km², Xhamahiria Libiane ishte shteti i katërt sipas madhësisë në kontinentin afrikan dhe i 17-ti në botë.[1] Kryeqyteti Tripoli ishte shtëpia e 1,7 milion banorëve, nga 6,4 milion banorët e Libisë. Tre rajonet tradicionale të këtij shteti ishin Tripolitania, Fezani dhe Kirenaika. Xhamahiria Libiane kishte një ndër PPB-të më të mëdha për kokë banori në Afrikë, kryesisht për shkat të rezervave të naftës dhe popullsisë së vogël.[2] Kishte indeksin më të lartë të zhvillimit human në kontinent.
Në krye të shtetit që nga viti 1969 ishte Muamer el Gadafi, i cili u quajt si udhëheqësi vëllazëror ose si udhëheqësi i Revolucionit të Një shtatorit.
Remove ads
Shiko dhe
Referimet
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads
