Cusco
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cusco ( /ˈkuːzkoʊ/), shpesh shqiptohet si Cuzco (spanjisht: Cuzco, [ˈkusko]; Quechua: Qusqu ose Qosqo, IPA: [ˈqɔsqɔ]), është qytet në juglindje të Perusë, pranë Luginës Urubamba në vargmalet e Andeve. Ky është kryeqyteti i Rajonit Cusco si dhe Krahinës Cusco. Në vitin 2013, qyteti kishte një popullsi prej 435,114 banorë. I vendosur në fundin lindor të Nyjës së Cuzco-s, lartësia mbidetare është rreth 3,400 m (11,200 ft).
Cusco
Cuzco (spanisht) Qusqu / Qosqo (kueçua) | |
---|---|
Qytet | |
Nofkat: La Ciudad Imperial (Qyteti Perandorak) | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 435.114 |
Emri i banorëve | cuzqueño/a |
{{{postal_code_type}}} | 84 |
Faqja zyrtare | www.municusco.gob.pe |
Vendi ka qenë kryeqyteti historik i Perandorisë së Inkëve nga shekulli i XIII deri në pushimin spanjoll në shekullin e XVI. Në vitin 1983 Cusco u shpall një Vend i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Ai është bërë një destinacion i madh turistik, i cili merr gati 2 milion vizitorë në vit. Kushtetuta e Perusë e cakton atë si Kryeqyteti Historik i Perusë.[1]