Feyenoord
From Wikipedia, the free encyclopedia
Feyenoord Rotterdam është një klub profesionist futbolli me seli në Rotterdam, e cila garon në Eredivisie, elita e futbollit holandez. Klubi u themelua si Wilhelmina në vitin 1908, dhe që nga ajo kohë ka pasur disa emra; në vitin 1912 klubi u quajt SC Feijenoord, kurse në vitin 1974 SC Feyenoord.[1] Katër vite më vonë, ata morën emrin aktual Feyenoord Rotterdam pas ndarjes nga klubi amator SC Feyenoord. Stadiumi i Feyenoordit quhet De Kuip, dhe është stadiumi i dytë më i madh në Holandë.
Emri i plotë | Feyenoord Rotterdam | |||
---|---|---|---|---|
Pseudonimi(et) | De club aan de Maas (The Club on the Meuse) De Stadionclub (The Stadium Club) De club van het volk (The Club of the People) De Trots van Zuid (The Pride of South) | |||
Themeluar | 1908; 116 vite më parë (1908) | |||
Stadiumi | De Kuip | |||
Kapaciteti | 51,177 | |||
Presidenti | Toon van Bodegom | |||
Head coach | Arne Slot | |||
Liga | Eredivisie | |||
2021–22 | Eredivisie, 3të nga 18 | |||
Faqja zyrtare | Faqja zyrtare e klubit | |||
| ||||
Sezoni aktual |
Feyenoordi është një nga klubet më të suksesshme të futbollit holandez, duke fituar kampionatin 15 herë, Kupën KNVB 13 herë dhe Superkupën 4 herë. Në nivel ndërkombëtar, ata kanë fituar një Kupë Evropiane, dy Kupa UEFA dhe një Kupë Ndërkontinentale. Klubi ka luajtur në mënyrë të vazhdueshme në elitën e futbollit holandez që pas ngjitjes së tyre në vitin 1921. Ata kanë shpenzuar më shumë sezone në elitë se çdo klub tjetër holandez,[2] duke lënë mbrapa klube si Ajax dhe PSV Eindhoven.
Feyenoordi njihet si klubi i popullit me mbështjetje të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Periudha më e suksesshme e klubit ishte në vitet 1960 dhe 1970, ku trajnerët Coen Moulijn dhe Ove Kindvall udhëhoqën klubin drejt fitimit të gjashtë kampionateve, dy trofeve evropian dhe një Kupe Ndërkontinentale. Në shekullin e 21të, Feyenoordi i dha fund zbraztisë në vitin 2017 duke fituar kampionatin e parë pas 18 vitesh kurse në vitin 2002 fitoi Kupën UEFA kundër klubit gjerman Borussia Dortmund; ky sukses e bënë Feyenoordin klubin e fundit holandez që ka fituar një trofe evropian.[3]
Feyenoordi ka një rivalitet të madh me gjigandin tjetër holandez Ajax; dueli midis klubeve që ndodhen në dy qytetet më të mëdha të Holandës quhet De Klassieker (Klasikja). Himni i klubit është Hand in Hand.