Gjeorgjia
From Wikipedia, the free encyclopedia
42.00°N 43.30°E / 42.00; 43.30
საქართველო Sakartvelo | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: ძალა ერთობაშია Gjeorgj.: Fuqia është në bashkim | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Gjeorgjia lat. Georgia shtrihet në perëndim të Regjionit të Kaukazit, midis Kaukazit të Madh, Kaukazit të Vogël dhe Detit të Zi. Në veri kufizohet me Rusinë, në jug me Azerbajxhanin, Armeninë dhe Turqinë. Kufirin verior me Rusinë e përbënë kurora e Kaukazit të Madh me majën më të lartë të Gjorgjisë, Sharom, të lartë 5.068 m.
Në kuadër të Gjeorgjisë gjendet Republika Autonome Abhazia (8600 km 2) Numri saktë i popullsisë është i paqartë[1] . Sipas regjistrimit të popullsisë të kryera në vitin 2003 ajo ka 215.972 banorë, në të cilën jetojnë gruzianët (gjeorgjian) (rreth 46%), abhazët (rreth 15%), armenët (rreth 15%), rusët, grekët, ukrainasët etj. Kryeqyteti quhet Suhumi, me mbi 120 mijë banorë. Republika Autonome Axharia (3000km2) ka 360 mijë banorët, prej të cilëve 83% janë axharë, rusë (rreth 8%), armenë (rreth 4%), pastaj grekë, ukrainas etj. Kryeqytet është Batumi me rreth 140 mijë banorë. Krahina Autonome Osetia Jugore (3900 km2) ka 70 mijë banorë, prej tyre 66% janë osetët, 29% gruzianë, 2% rusë, Kryeqytet është Zhinvali me 43 mijë banorë