Kombëtarja serbe e futbollit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Kombëtarja serbe e futbollit (serbisht: Фудбалска репрезентација Србије, romanizuar: Fudbalska reprezentacija Srbije) përfaqëson Serbinë në garat ndërkombëtare të futbollit për meshkuj. Ai kontrollohet nga Federata e Futbollit të Serbisë, organi qeverisës për futbollin në Serbi.
Shoqata | Federata e Futbollit të Serbisë | ||
---|---|---|---|
Konfederata | UEFA (Evropë) | ||
Trajneri | Dragan Stojkoviq | ||
Kapiteni | Dušan Tadiq | ||
Më shumë ndeshje | Branislav Ivanoviq (105) | ||
Më shumë gola | Aleksandar Mitroviq (41) | ||
Stadiumi | Stadion Crvena Zvezda, Beograd | ||
Kodi I FIFAs | SRB | ||
| |||
Rënditja e FIFAs | |||
Aktual | 22 | ||
Më i lartë | 19 (dhjetor 2002) | ||
Më i ulët | 55 (tetor 2004) | ||
E para ndërkombëtare | |||
Brazili 2 - 0 Jugosllavia (Porto Alegre, Brazil; 23 dhjetor, 1994) Loja e parë si Serbia dhe Mali i Zi Serbia dhe Mali i Zi 2 - 2 Azerbajxhani (Podgorica, Serbia dhe Mali i Zi; 12 shkurt, 2003) Loja e parë si Serbia Çekia 1 - 3 Serbia (Uherské Hradiště, Çekia; 16 gusht, 2006) | |||
Fitorja më e madhe | |||
Ishujt Faroe 1 - 8 Serbia (Toftir, Ishujt Faroe; 6 tetor, 1996) | |||
Humbja më e madhe | |||
Argjentina 6 - 0 Serbia (Gelsenkirchen, Gjermani; 16 qershor, 2006) | |||
Kupa e Botës | |||
Paraqitjet | 2 (E para 1998) | ||
Rezultati më i mirë | Rundi i 2, 1998 | ||
Kampionati Evropian i Futbollit | |||
Paraqitjet | 1 (E para në 2000) | ||
Rezultati më i mirë | Çerek finalja, 2000 |
Pas shpërbërjes së RSF Jugosllavisë dhe ekipit të saj të futbollit në vitin 1992, Serbia u përfaqësua (krahas Malit të Zi) në ekipin e ri kombëtar të futbollit të Republikës Federale të Jugosllavisë. Pavarësisht kualifikimit në Euro 92, skuadra u ndalua nga pjesëmarrja në turne për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, me vendim të zbatuar edhe për kualifikimet e Kupës së Botës 94 dhe Euro 96. Kombëtarja luajti miqësoren e parë në dhjetor 1994, dhe me lehtësimin e sanksioneve, gjenerata e artë e viteve 1990 mori pjesë përfundimisht në Kupën e Botës 1998, duke arritur në raundin e 16-të dhe në çerekfinale në Euro 2000. Kombëtarja luajti në turnetë e Kupës së Botës 2006, Kupës së Botës 2010 dhe Kupës së Botës 2018, por nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve në çdo rast. Ata do të marrin pjesë në Botërorin e ardhshëm 2022.[1][2][3][4][5][6][7][8]
Ndërmjet shkurtit 2003 dhe qershorit 2006 Serbia mori pjesë si Serbiq dhe Mali i Zi për shkak të ndryshimit të emrit të vendeve. Pas një referendumi të vitit 2006, Mali i Zi shpalli pavarësinë e tij, duke çuar në federata të ndara të futbollit që rezultuan në riemërtimin përfundimtar të ekipeve dhe vendosjen si Kombëtarja serbe e futbollit sovran.[9][10][11][12][13][14] Serbia konsiderohet nga FIFA dhe UEFA si pasardhëse zyrtare e të dy ekipeve kombëtare të futbollit të Mbretërisë së Jugosllavisë/RSF Jugosllavisë dhe RF Jugosllavisë/Serbisë dhe Malit të Zi.[15][16][17][18][19][20][21]