Muzeu Kombëtar i Arsimit
From Wikipedia, the free encyclopedia
Shiko gjithashtu: Mësonjëtorja e Korçës
Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë ndodhet në ndërtesën e shkollës së parë shqipe, e hapur më 7 mars 1887 nga ana e mësuesit patriot Pandeli Sotiri. Ky objekt i cili fillimisht ishte shtëpi private e patriotit korçar Diamant Terpo, nga viti 1967 gëzon statusin Muze Kombëtar i Arsimit ndërsa nga viti 1973 është shpallur edhe Monument Kulture.[1]