Mësonjëtorja e Korçës
From Wikipedia, the free encyclopedia
Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë kombëtare e gjuhës shqipe në viset shqiptare në kohën e Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë.[2] Tashmë ndërtesa e shkollës shërben si një muzeum[3] dhe ndodhet në veri të bulevardit "Shën Gjergji".[4]
Fakte të shpejta Mësonjëtorja e Korçës (Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe), Lloji ...
Mësonjëtorja e Korçës (Muzeu i Shkollës së Parë Shqipe) | |
---|---|
Lloji | Arkitekturale |
Vendndodhja | Korçë, Shqipëri |
Koordinatat | 40.616774°N 20.779873°E / 40.616774; 20.779873 |
Ndërtuar | Shek. XIX |
Organi drejtues | DRKK Korçë |
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
Lloji | Nën mbrojtje |
Kriteret | I |
Përcaktuar | 10.06.1973 [1] |
Nr. i referencës | KO081 (1886) |
Tipologjia | Godinë |
Mbylle
Shiko gjithashtu: Muzeu Kombëtar i Arsimit
Hapja e shkollës erdhi si rezultat i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që synonte të mundësoheshin të drejtat kombëtare brenda Perandorisë Osmane. Mësonjëtorja përbënte një qendër për edukimin kulturor dhe patriotik; kishte rëndësi e një vlerë të veçantë duke qenë se shkrimi i shqipes nuk u lejua pas ngjarjeve të Lidhjes së Prizrenit.[5]
Data e hapjes së saj festohet nga shqiptarët si "Dita e Mësuesit".[6]