Nicolas Anelka
futbollist francez / From Wikipedia, the free encyclopedia
Nicolas Sébastien Anelka (Frëngjisht: [nikɔla anɛlka]; lindur më 14 mars 1979) është një trajner francez futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i ekipit të të rinjëve të klubit francez Lille. Si lojtar, ai ka qënë rregullisht pjesë e kombëtares franceze, duke shënuar gola në ndeshje vendimtare.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Nicolas Sébastien Anelka[1] | ||
Datëlindja | (1979-03-14) 14 mars 1979 (45 vjeç)[2] | ||
Vendlindja | Le Chesnay, Francë | ||
Gjatësia | 1.86 m (6 ft 1 in)[3] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | West Bromwich Albion | ||
Numri | 39 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1983–1993 | Trappes Saint-Quentin | ||
1993–1995 | Clairefontaine[4] | ||
1995–1996 | Paris Saint-Germain | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1996–1997 | Paris Saint-Germain | 10 | (1) |
1997–1999 | Arsenal | 65 | (23) |
1999–2000 | Real Madrid | 19 | (2) |
2000–2002 | Paris Saint-Germain | 39 | (10) |
2001–2002 | → Liverpool (huazim) | 20 | (4) |
2002–2005 | Manchester City | 89 | (37) |
2005–2006 | Fenerbahçe | 39 | (14) |
2006–2008 | Bolton Wanderers | 53 | (21) |
2008–2012 | Chelsea | 125 | (38) |
2012–2013 | Shanghai Shenhua | 22 | (3) |
2013 | → Juventus (huazim) | 2 | (0) |
2013–2014 | West Bromwich Albion | 11 | (2) |
Karriera ndërkombëtare | |||
1997 | Franca U20 | 3 | (0) |
1998–2010 | Franca | 69 | (14) |
Skuadra të menaxhuara | |||
2012 | Shanghai Shenhua (lojtar-trajner) | ||
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 shkurt 2013 |
Anelka e nisi karrierën e tij si profesionist te Paris Saint-Germain por shpejt kaloi te Arsenali. Ai u bë një titullar në formacion dhe në sezonin e tij të dytë fitoi çmimin PFA Lojtari i Ri i Vitit. Në vitin 1999, ai u transferua te Real Madrid për 22.3 milion £, por nuk la mbresa, duke bërë që të rikthehej te Paris Saint-Germain në verën e vitit 2000 për 20 milion £. Pavarësisht se ishte titullar te klubi kryeqytetas, Anelka kishte synim të luante sërisht në Premier Ligë, duke firmosur në formë huazimi me Liverpoolin në janar 2001, por më pas u bashkua me Manchester Cityn në fillim të sezonit 2002–03 për 13 milion £.
Pas tre sezoneve në Manchester, ai kaloi te Fenerbahçe ku luajti për dy sezone, para se të rikthehej sërisht në Angli, këtë herë për të luajtur për Bolton Wanderers. Në janar 2008, ai u transferua te Çelsi për 15 milion £. Në vitin 2009, Anelka fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë i kampionatit. Gjatë transferimeve të tij ndër vite, vlera e tij e përgjithshme arriti pothuajse 90 milion £.[5] Më 12 dhjetor 2011, klubi kinez Shanghai Shenhua njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me Anelkan, me francezin që do të bashkohej në merkaton dimërore.[6] Pas një sezoni atje, ai kaloi te klubi italian Juventus në huazim për gjashtë muaj në vitin 2013, dhe pas mbarimit të huazimit, ai u la i lirë nga klubi i tij, duke bërë që të firmoste për West Bromwich Albion si lojtar i lirë. Pasi u largua nga West Brom, Anelka firmosi për Mumbai City ku në vitin 2015 ishte edhe lojtar-trajner.
Anelka luajti 69 ndeshje në nivel ndërkombëtar dhe fitoi trofeun e tij të parë me Francën në UEFA Euro 2000, e cila u pasua nga fitimi i FIFA Kupës së Konfederatave një vit më vonë. Ndërrimi i shpeshtë i klubeve ndikuan në karrierën e tij ndërkombëtare, duke kufiziuar paraqitjet e tij me ekipin, megjithatë, ai u rikthye në UEFA Euro 2008. Më 19 qershor 2010, ai u përjashtua nga Federata Franceze e Futbollit (FFF) nga Kupa e Botës 2010 në Afrikën e Jugut për "komente drejtuar trajnerit të ekipit Raymond Domenech", të cilat ishin të papranueshme nga FFF-ja, futbolli francez dhe parimet që ato mbajnë.[7] Dy muaj më vonë, pasi nuk ishte paraqitur në seancën e tij dëgjimore, FFF-ja e dënoi atë me pezullim për 18 ndeshje, praktikisht duke i mbyllur karrierën me kombëtaren.[8] Anelka më pas deklaroi se po "vdiste së qeshuri" për dënimin me 18 ndeshje, pasi ai tashmë ishte tërhequr nga futbolli ndërkombëtar.[9]