Renditja taksonomike
From Wikipedia, the free encyclopedia
Në klasifikimin biologjik, renditja taksonomike është niveli relativ i një grupi organizmash (një takson) në një hierarki stërgjyshore ose trashëgimore. Një sistem i përbashkët përbëhet nga lloji, gjinia, familja, rendi, klasa (kladi), filum, mbretëria, domeni. Studimi i taksonomisë quhet edhe kladistikë.
Një renditje e caktuar përfshin kategori më pak të përgjithshme, domethënë përshkrime më specifike të formave të jetës. Mbi të, çdo renditje klasifikohet brenda kategorive më të përgjithshme të organizmave dhe grupeve të organizmave të lidhur me njëri-tjetrin nëpërmjet trashëgimisë së tipareve ose veçorive nga paraardhësit e përbashkët. Renditja e çdo lloji dhe përshkrimi i gjinisë së tij është bazë; që do të thotë se për të identifikuar një organizëm të caktuar, zakonisht nuk është e nevojshme të specifikohen renditjet e tjera përveç këtyre dy të parave.[1]
Konsideroni një lloj të veçantë, dhelprën e kuqe, Vulpes vulpes: emri specifik ose epiteti specifik vulpes (v i vogël) identifikon një lloj të veçantë në gjininë Vulpes (V i madh) që përfshin të gjitha dhelprat "të vërteta". Të afërmit e tyre të ngushtë janë të gjithë në familjen Canidae, e cila përfshin qen, ujqër, çakej dhe të gjitha dhelprat; renditje tjetër më e lartë kryesore, rendi Carnivora, përfshin kaniforët (arinj, foka, nuselalë, skunks, rakun dhe të gjithë ata që u përmendën më lart) dhe feliformët (macet, civetat, hienat, mongozat). Mishngrënësit janë një grup i anëtarëve leshtarë, me gjak të ngrohtë, që ushqehen me gji të klasës Mammalia, të cilët klasifikohen në mesin e kafshëve me shtyllë kurrizore në grupin Chordate, dhe bashkë me to midis të gjitha kafshëve në mbretërinë Animalia. Së fundi, në rangun më të lartë, të gjitha këto grupohen së bashku me të gjithë organizmat e tjerë që posedojnë bërthama qelizore në domenin Eukaria.
Kodi Ndërkombëtar i Nomenklaturës Zoologjike e përkufizon renditjen si: "Niveli, për qëllime nomenklaturale, i një takson në një hierarki taksonomike (p.sh. të gjitha familjet janë për qëllime nomenklaturale në të njëjtin rang, i cili shtrihet midis superfamiljes dhe nënfamiljes)."<[2]