Cartoon Network
From Wikipedia, the free encyclopedia
Cartoon Network (shpesh i shkurtuar si CN) është një kanal televiziv kabllor amerikan në pronësi të Warner Bros. Discovery. Televizioni është pjesë e The Cartoon Network, Inc., një divizion që gjithashtu ka nën kompetencë aktivitetet e transmetimit dhe prodhimit të Boomerang, Cartoonito, Adult Swim dhe Toonami. Kanali ka selinë në 1050 Techwood Drive NW në Atlanta, Georgia.
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
---|---|
Zona e transmetimit | Mbarëkombëtare |
Selitë | Atlanta, Georgia, SHBA |
Programimi | |
Gjuha/ët | anglisht spanjisht (me një kanal sekondar, transmetohet njëkohësisht audioja në të dyja gjuhët) |
Përmasa e figurës |
|
Pronësia | |
Pronari | Warner Bros. Discovery Networks |
Prindi | The Cartoon Network, Inc. |
Kanalet simotra | List
|
Historia | |
Nisur | 1 tetor 1992; 31 vite më parë (1992-10-01) |
Themeluesi | Ted Turner |
Lidhjet | |
Faqja zyrtare | Cartoon Network |
I themeluar nga Ted Turner (i cili emëroi Betty Cohen si presidenten e parë të televizionit),[1] ai u lançua më 1 tetor 1992, dhe kryesisht transmeton seri televizive të animuara, kryesisht programe për fëmijë, duke përfshirë zhanret nga aksioni tek komedia. Tani për tani transmetohet nga ora 06:00 deri në 17:30 çdo ditë (koha lindore/paqësore; koha e shkyçjes ndryshon sipas pushimeve dhe programeve speciale). Cartoon Network synon kryesisht fëmijët e moshës 6 deri në 12 vjeç, ndërsa blloku i tij në mëngjes Cartoonito synon fëmijët e moshës parashkollore [2] dhe blloku i mbrëmjes Adult Swim synon adoleshentët më të rritur dhe të rinjtë e moshës 18 deri në 34 vjeç.[3]
Cartoon Network furnizohet edhe në gjuhën spanjolle, ose nëpërmjet një kanali të veçantë me pjesën audio angleze të hequr si pjesë e një pakete rrjetesh televizive në gjuhën spanjolle të shitura nga ofruesit e abonimit, ose një pjesë të veçantë audio të aksesueshme përmes opsionit SAP, në varësi mbi ofruesin.
Që nga marsi 2021, Cartoon Network është në dispozicion për rreth 94 milionë shtëpi me pagesë në Shtetet e Bashkuara.[4]
Krahas kanalit amerikan, Cartoon Network furnizohet përmes verzioneve lokale nëpër tregje ndërkombëtare, duke përfshirë Amerikën Jugore, Europën, Afrikën, Azinë dhe Australinë. Në tregun shqiptar furnizohet përmes shumicës së platformave kabllore, duke përfshirë Tring TV (Shqipëri) dhe Artmotion (Kosovë).