Debatik është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1961.

Më shumë informacion DEBATIK Arkivi i filmit, Ekipi realizues ...
Mbylle

Përmbajtja e filmit

Tre vjet pas pushtimit fashist një grup të rinjsh komunist krijojnë një organizatë guerrilase dhe e quajnë Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste). Coli, një djal i varfër jetim, jeton si endacak derisa një guerilas komunist në ndjekje nga ushtarët italianë fshihet në kasollen e Colit. Njohja që Coli ka me ushtarët italianë dhe hyrja lehtësi e tij në repartin ushtarak italian tërheq vëmendjen e grupit Debatik të cilët po planifikojnë të vjedhjen depon e armëve të këtij reparti. Pas kësaj ngjarje, Coli pranohet në Debatik. Ndërkohë, rastësisht forcat xheniere italiane kanë zbuluar arkivën e Debatik e groposur diku në pyll në skenën hapte të filmit pas themelimit të organizatës. Përmes dokumentave dhe një denoncimi të një djali filo-fashist, nxënës në një shkollë ku janë hedhur trakte, italianët arrestojnë disa pjestarë të Debatik, midis tyre edhe Colin. Teksa ndodhen në qeli, midis seancave të torturave, ata mësojnë se mësuesit të tyre, një komunist, i është ngritur një kurth nga një spiun i maskuar me qëllimin që të zbulojnë një bazë komuniste. Coli bashkë me kolegun e tij planifikojnë të arratisen. Ata hiqen sikur janë shumë të sëmurë nga torturat duke i detyruar italianët t'i dërgojnë për në spital. Aty Coli arrin të arratiset dhe vrapon të lajmeroj mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjatë këtij aksioni. Xha Demiri, një karrocier taksist, i cili e ndihmon shpesh Colin, e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e tij. Filmi mbyllet me karrocën që largohet, me gra mes turmës të përlotura dhe narratori që flet plot pompozitet për aktet heroike të të rinjve komunist teksa kamera ngrihet lart duke fokusuar gjithnjë e më shumë pjesë të qytetit.

Aktorët


Lidhja e Jashtme


https://www.youtube.com/watch?v=1oIuCjut584

Wikiwand in your browser!

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.

Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.