Harry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)
Film fantazi i vitit 2001 / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harry Poter dhe Guri Filozofal (shfaqur në SHBA si Harry Poter dhe Guri i Magjistarit)[1] është një film i vitit 2001 i zhanrit fantazi, me regji nga Chris Columbus, shpërndarë nga Warner Bros. Pictures.[2] Filmi bazohet në romanin me të njejtin titull të J. K. Rowling.
Harry Potter dhe Guri Filozofal | |
---|---|
Regjia nga | Chris Columbus |
Shkruar nga | Steve Kloves |
Bazuar në | Harry Potter dhe Guri Filozofal nga J. K. Rowling |
Prodhuesi | David Heyman |
Luajnë | Daniel Radcliffe Rupert Grint Emma Watson John Cleese Robbie Coltrane Warwick Davis Richard Griffiths Richard Harris Ian Hart John Hurt Alan Rickman Fiona Shaw Maggie Smith Julie Walters David Bradley Tom Felton |
Kinematografia | John Seale |
Montazhi | Richard Francis-Bruce |
Muzika | John Williams |
Kompanitë prodhuese | Heyday Films 1492 Pictures |
Shpërndarë nga | Warner Bros. Pictures |
Data e publikimit | 4 nëntor 2001 (Odeon Leicester Square) 16 nëntor 2001 (MB dhe SHBA) |
Kohëzgjatja | 152 minuta |
Shtetet | MB SHBA |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | 125 milionë dollarë |
Fitimi | 974.8 milionë dollarë |
Harry Potter dhe Guri Filozofal, i pari në serinë e filmave Harry Potter, u shkrua nga Steve Kloves me David Heyman si prodhues.[2] Filmi tregon vitin e parë në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts të personazhit kryesor, Harri Poter, teksa ai zbulon që është një magjistar i mirënjohur dhe fillon edukimin e tij magjik.
Warner Bros. bleu të drejtat e librit në vitin 1999 për një shumë prej 1 milionë paundësh.[3] Xhirimi filloi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000[4], me Chris Columbus, i cili u përzgjodh si regjisor nga një listë e rishikuar regjisorësh të mundshëm, përbërë nga Chris Columbus, Steven Spielberg dhe Rob Reiner. Aktorët kryesorë përfshijnë Daniel Radcliffe, në rolin e Harri Poterit, Rupert Grint, në rolin e Ron Uezlit dhe Emma Watson, në rolin e Hermionë Grenxhërit.[5] Rowling këmbënguli që e tërë trupa e aktorëve të ishte angleze ose irlandeze[6] dhe filmi u xhirua në Leavesden Film Studios, si dhe në ndërtesat historike përreth Mbretërisë së Bashkuar.
Harry Potter dhe Guri Filozofal u shfaq si premierë në Mbretërinë e Bashkuar më 4 nëntor 2001.[7] Filmi u konsiderua një sukses i madh nga ana financiare duke arritur të mbledhë rreth 974.8 milionë dollarë në të gjithë botën.[2] I shpallur si filmi më fitimprurës në vitin 2001, në 2018 filmi renditet i 36-ti në filmat më fitimprurës të të gjithë kohërave dhe filmi i dytë më i suksesshëm nga seria Harry Potter, fill pas Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes, Pjesa e Dytë.[2]
Harry Potter dhe Guri Filozofal ishte kandidat për shumë çmime Oskar, duke përfshirë këtu çmimin për muzikën më të mirë origjinale, kinematografinë më të mirë dhe kostumografinë më të mirë.[8]
Filmi u ndoq nga 7 filma të tjerë duke filluar me Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave në vitin 2002 dhe duke e mbyllur me Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes Pjesa e Dytë në vitin 2011, afërsisht 10 vjet pas daljes në kinema të filmit të parë.