Harry Potter dhe Guri Filozofal (libri)
Libri i parë i serisë "Harry Potter" / From Wikipedia, the free encyclopedia
Harry Potter dhe Guri Filozofal është një roman i zhanrit fantazi dhe është romani i parë i serisë Harry Potter dhe romani debut i autores angleze J. K. Rowling.
Autor | Joanne K. Rowling |
---|---|
Titulli origjinal | Harry Potter and the Philosopher's Stone |
Përkthyes | Amik Kasoruho |
Shteti | Britania e Madhe |
Gjuha | Anglisht |
Seria | Harry Potter |
Zhanri | Fantazi |
Botoi | Bloomsbury Publishing Scholastic Corporation Raincoast Books Shtëpia botuese Dituria |
Faqe | 223 309 256 |
Përcjellet nga | Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave |
Ky roman tregon për Harri Poterin, një magjistar të ri, i cili zbulon fuqitë e tij magjike në ditëlindjen e tij të njëmbëdhjetë, kur e merr letrën e pranimit në Shkollën e Magjisë dhe Shtrigërisë Hoguorts. Harri, gjatë vitit të parë në këtë shkollë, krijon miq të ngushtë dhe armiq dhe me ndihmën e miqve të tij, ai përballet me kthimin e magjistarit të errët Lordit Fluronvdekje, i cili kishte vrarë prindërit e Harrit, por kishte dështuar ta vriste Harrin kur ai ishte vetëm 15 muajsh.
Libri u botua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar më 1997 nga shtëpia botuese Bloomsbury. Më 1998 u botua edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Scholastic Corporation me titullin Harry Potter dhe Guri i Magjistarit. Ky libër fitoi shumicën e çmimeve për librat anglezë dhe çmime të tjera në SHBA. Libri mbërriti në krye të listës së bestsellerëve imagjinarë në New York Times në gusht 1999 dhe qëndroi në krye të asaj liste për vitin 1999 dhe vitin 2000. Është përkthyer në më shumë se 73 gjuhë botërore dhe është realizuar në film me të njëjtin emër.
Harry Potter dhe Guri Filozofal, por edhe kusuri i serisë, janë sulmuar nga disa grupe religjioze dhe u ndalua nëpër disa shtete, për shkak të akuzave, kinse romanet promovojnë magjinë.