From Wikipedia, the free encyclopedia
Joseph Sepp Blatter (lindi më 10 mars 1936)[1] është administrator zviceran i futbollit i cili është presidenti i tetë i pezulluar i FIFA-së.
Sepp Blatter | |
---|---|
Presidenti i FIFA-së | |
Në detyrë 8 qershor 1998 – 21 dhjetor 2015 | |
Paraprirë nga | João Havelange |
Pasuar nga | Gianni Infantino |
Sekretar i përgjithshëm FIFA-së | |
Në detyrë 1981–1998 | |
Paraprirë nga | Helmut Käser |
Pasuar nga | Michel Zen-Ruffinen |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 10 mars 1936 Visp, Zvicer |
Nënshtetësia | Zvicerian |
Punësimi | Menaxher sportiv |
Nënshkrimi | |
Blatter u zgjodh si president më 8 qershor 1998, por ai u largua dhe pastaj u rizgjodh më 2002, 2007, 2011 dhe 2015. Në tetor 2015, Blatteri dhe zyrtarët e tij u suspenduan, ndërsa në dhjetor komisioni i FIFA-së i'a ndaloi Blatterit të marrë pjesë ndonjë aktivitet për tetë vjet.
Blatteri lindi në Visp në kantonin Valais në Zvicër. Ai studio në Saint-Maurice, para se të merret me biznes dhe ekonomi më 1959. Blatteri ishte drejtor i Sports Timing and Relations në Longines, dhe ishte përfshirë në organizatën e 1972 dhe 1976-së së lojrave olimpike.
Prej vitit 1975 e tutje, Blatteri punoi në FIFA si drejtor teknink (1975-1981), pastaj sekretarë gjeneral (1981-1998), pastaj në vitin 1998 u bë president i FIFA-së. Në vitin 2002, Blatteri u rizgjodh si president prapë, pastaj pas 4 viteve u rizgjodh prapë si president më 31 maj 2007, edhe pse u nominua nga 66 prej 207 antarëve të FIFA-së.
Blatteri u rizgjodh prapë si president më 2011 nga presidenca e FIFA-së. Organizata ChangeFIFA, më 29 mars 2011 e miratoi ish-mbrojtësi kilean për tre vjet drejtimin e Viti i futbollistave në Amerikën Jugore. Elias Figueroa si kandidatë presidentcial, duke ju bë thirrje federatave nacionale për ta nominuar, por Eliasi vendosi që të mos nominohet, duke deklaruar "në një periudhë kaq të shkurtër".
Blatteri ka marrë shumë çmime në shtete të ndryshme, por jo vetëm në shtete të shtete të ndryshme, ai morri poashtu çmime individuale.[2]
Këto janë çmimet individuale:
Çmimet në shtete të huaj:
Vendet | Data | Emërime |
---|---|---|
Jordania | Datë e panjohur | Order of Independence |
Bolivia | Datë e panjohur | Medalla al Mérito Deportivo |
Afrika jugore | 1998 | Order of Good Hope |
Liberia | 1999 | Humane Order of African Redemption |
Tunizia | 2001 | Grand Cordon de l'Ordre de la République Tunisienne |
Emiratet e Bashkuara Arabe | 2003 | Order of Zayed |
Maroko | 2004 | Grand Officer, Order of the Throne |
Stampa:Country data Yemen Jemeni | 2004 | Award of Merit |
Franca | 2004 | Knight of the French Legion of Honour |
Republika e Afrikës Qendrore | 2005 | Commander, Ordre de la Médaille de la Reconnaissance |
Stampa:Country data Sudan Sudani | 2005 | Order of the Two Niles |
Stampa:Country data Djibouti Xhibuti | 2005 | Commander, L'Ordre National du 27 Juin 1977 |
Gjermania | 2006 | Grand Cross of the Order of Merit |
Uzbekistani | 2007 | Order of National Friendship, or Do'stlik |
Kirgistani | 2007 | Order of Danaker |
India | 2007 | Crown of Peace |
Venezuela | 2007 | Order of Francisco de Miranda - First Class |
Bahraini | 2008 | Bahrain, Medal of the First Degree |
Palestina | 2008 | Wissam Al-Qods (Order Jerusalem), with distinction |
Japonia | 2009 | Grand Cordon of the Order of the Rising Sun |
Kazakistani | 2009 | Order of Friendship |
Koreja e Jugut | 2010 | Order of Merit for Sports |
Afrika jugore | 2010 | Order of the Companions of O. R. Tambo |
Malajzia | 2011 | Sri Sultan Ahmad Shah Pahang |
Ukraina | 2007 | Order of Prince Yaroslav the Wise, Grade V |
Gruaja e parë i Blatterit ishte Lilliane Biner. Corinne është vajza e Blatterit me Lilliane, por më 1981 u divorcuan. Pastaj Blatteri u martua me Barbara Käser, vajza e Helmut Käser. Martesa e tyre zgjati 10 vjet deri kur Barbara vdiq pas një operacioni. Pastaj Blatteri filloi të takonte Ilona Boguska, shoqja e vajzës së tij Corinne, por u ndanë më 2002. Pastaj Blatteri u martua me Graziella Bianca më 2002, trajnere e Corinnes. Por u divorcuan më 2004.[3] Blatteri është katolik.
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Every time you click a link to Wikipedia, Wiktionary or Wikiquote in your browser's search results, it will show the modern Wikiwand interface.
Wikiwand extension is a five stars, simple, with minimum permission required to keep your browsing private, safe and transparent.