Arbanasi

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Lua error te Moduli:Location_map te rreshti 524: Unable to find the specified location map definition: "Moduli:Location map/data/Kroacia" does not exist.

Arbanasi (shqip. Arbneshi; it. Borgo Erizzo) është një vendbanim në qytetin e Zarës në Kroaci. Ky vendbanim është krijuar në shek. e 18 me ardhjen e shqiptarëve nga viset jugore të Liqenit të Shkodrës në tri faza të shpërnguljes (në vitin 1726, 1727 dhe 1733). Banorët e këtij vendbanimi e kanë ruajtur gjuhën e të parëve, me përzierje të kroatishtes dhe dialektit të Venetos.

Remove ads

Vendosja

Në jug të Shkodrës, u takuan fshatarët e luginës së Prezës dhe Shijakut. Kryetari i tyre kishte qenë Vinçenc Zmajeviqi, ipeshkv i Tivarit, tashmë arqipeshkv në Zara. Duke marrë parasysh lutjet, u përpoq për ngulitjen e tyre në Dalmaci.

Gjatë viteve 1723-1726 sundonte në Dalmaci konti Nicolo Erizzo, i cili porsa u lajmërua prej Zmajeviqit që të krishterë nga viset e përmendura kishin kërkuar strehë, bëri të mundur vendimin e tyre ndër tokat e nevojshme. Në qytetin e Zarës kishte nevojë si për krahë pune ashtu edhe për duar të ushtruara me armë. Qeveritari pranoi me gëzim të strehonte në viset e qeverisura nga Republika e Venediku të strehoheshin 18 familje të përbëra prej 147 shpirtrash. Andaj dhe vendbanimi u quajt Borgo Erizzo.

Qysh më 15 gusht 1726 fituan të drejtën e përfaqësimit nga një i parë i tyre (it. ven. capitano, sl. knez) të zgjedhur prej vetë banorëve, duke përfaqësuar interesat e vendasve tek qeveritari i provincës. Po ai emëronte edhe kryetarët e komunës (it. giudici). Por kapitanati zgjati vetëm deri më 1759, mbas kësaj date kolonët u futën nën urdhërat e Kolonelit të krahinës së Zarës.

Më 1727 u dyndën 7 familje me 71 frymë, më 1733 prapë 28 familje me 150 vetë. Posë të ikurve të parë mbërritën në Zarë nëpër Castelnuovo edhe 48 të tjerë, të cilët u pritën prej qeveritarit Grimani ashtu edhe prej ipeshkvit Zmajeviq. Në fillim u mendua t'i organizonin ushtarakisht, por të porsanguliturit nuk iu bindën ndonjëherë këtij mendimi.

Pati edhe një vendngulim tjetër në Zemonico, 12 km më larg, me të njëjtat kushte. Por atje u përzien dhe nuk ngeli më shenjë e identitetit të tyre parak[1].

Remove ads

Popullsia

Borgo Erizzo më 1756 kishte 409 frymë, më 1853 gati 900 frymë. Më 1880 arriti 2000 frymë dhe më 1916 kur Thalloczy shkruante për ta ishin 3194 frymë.

Sipas regjistrimit lokal të Dalmacisë më 1908, në Borgo Erizzo banojnë, në 384 shtëpi: 2573 katolikë, 13 ortodoksë, 2 me tjetër besim; sipas kombësisë: 2415 kroatë, 117 italianë, 18 gjermanë, 23 të tjerë. Kombësia kroate shënonte vetëm gjuhën e përdorur dhe pozitën politike, sepse statistikat austriake nuk shënon gjuhën amtare. Politikisht shumica e arbëreshëve të Borgo Erizzo-s mbaheshin kroatë, por gjuha që flasin ndër vete ishte arbërishtja[1].

Remove ads

Mbiemra

Sa u përket mbiemrave të përdorur, në regjistrin e 1726 gjenden: Gegenovich, Margjiecevich, Matesich, Lucich, Petar Vucca Gianova, Pere di Marco e Luca Prend. Më 1733: Vlagdan, Prento Stani, Pavloc, Vucin, Nika-Dobrez, Gioka-Giuchin, Gionon, Lecca, Sperz, Marcovr Toma, Covaz, Tanovich, Dioba, Giuri, Pertu. Regjistri i 1756 (me kursiv përdoreshin edhe më 1916): Bergela, Bitri, Chiurcorich, Calmetich, Covacich, Covacevich, Duca detto Cioba, Duca, Giuca, Jovi, Gelencovich, Kraste, Marsija, Marsani, Nica, Nicagi, Petani, Pincich, Pezzi, Scopelja, Sestani, Smirn, Jochich, Vuva (Vukic), Vladagni, Zancovich[1].

Feja

Kishin meshtarë që flisnin në gjuhën e tyre. Nga 1734 e deri më 1737 u ndërtua kisha dhe qela e Zonjës së Loretos. Që kur u ngulitën, arbneshët përnderonin Zonjën e Loretos, Zoja Jonë siç e quajnë, mbrojtësja e tyre.

Zakone

Për Thalloczy-n provë tjetër e të qenët arbneshë ishte prania e gjakmarrjes deri në kohë vona[1].

Arbneshët e njohur

  • prof. Leonardo-Nardi Bajlo, pedagog sportiv
  • Romano Bajlo - selektor(përzgjedhës) i përfaqësueses kroate në kajak.
  • Familja Deshpali / Valter, maja dhe Pavle – familje muzikantësh e njohur në tërë botën
  • Shime Deshpali – maestro
  • mons. Simeone Duca – për një kohë sekretar arkivi në Vatikan si dhe mbështetës i Zarës dhe i Arbanasit
  • Giuseppe-Pino Gjergja – basketbollist – trajner
  • Josip Gjergja – politikan dhe diplomat
  • Malden Grdoviq – këngëtar
  • Tomislav Ivçiq – këngëtar
  • Vedran Ivçiq – këngëtar
  • dr. Albino Joviq – mjek – kardiolog i njohur
  • Bozhidar Kalmeta - politikan
  • Bernard Kotlar – autor multimedial i CD-së "Zadarski Arbanasi", fitues i shpërblimit "Grba Grada Zadra" (2002)
  • Danijel Kotlar – ushtarak në pension
  • Marijo Kotlar – piktor - konservator akademik
  • dr. Kruno Krstiq – autor i fjalorit të të folurit të arbëreshëve të Zarës
  • Ivo Lubiçiq – futbollist dhe ekonomist
  • Hrvoje Macanoviq – babai i gazetarisë sportive në Kroaci
  • Xhani Marshan – këngëtar, kohëve të fundit edhe diplomat
  • Xhuro Marushiq – një nga themeluesit «Narodnog lista»
  • Bero Mateshiq – tenor i «Zadarskih kantadura»
  • Berto Mateshiq – tenor i korit të HRT-së
  • Ivica Mateshiq-Jeremija – i deleguar ushtarak në Itali, publicist
  • Dalibor Musap – themelues dhe udhëheqës i grupit Riva - fitues Eurosonga 1989
  • dr. Ivo Peroviq – ban i Banovinës Kroate gjatë kohës së diktaturës së Aleksandërit («šestojanuarske diktature»)
  • Dino Peroviq – drejtor i ndërmarrjes «Čistoće» Zarë
  • prof. Slavko Perović – mjek – pediatër i njohur
  • Pavao Luç Relja – sipas të cilit e ka marrë emrin kuarti Relja.
  • Enco Sovitti – basketbollist
  • prof. Aleksandar Šandri Stipčević – ilirolog-historian dhe letrar
  • Augustin Stipçeviq – shkrimtar
  • prof. Josip Vladoviq Rela – autor i dramës "Nita" shqip.
  • dr. Milan Vladoviq – ish-kryetar i shoqatës së juristëve kroatë.
  • Milan Kangrga - filozof
  • Matesic Ristani, musician, for a time director of the orchestra of Bologna, Italy.
Remove ads

Burime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads