Balnoterapia

From Wikipedia, the free encyclopedia

Balnoterapia
Remove ads

Balnoterapia ose Balnologjia (latinisht: balneum "banja") është një lloj trajtimi që pretendon përfitime shëndetësore për disa sëmundje përmes larjes dhe përdorimit të banjave, një teknikë kjo e mjekësisë tradicionale.[1] Ndonëse konsiderohet se ka dallime nga hidroterapia,[2] megjithatë ka edhe disa përkime në praktikë dhe në parimet themelore. Balnoterapia mund të përfshijë ujë të nxehtë ose të ftohtë, masazh me anë të lëvizjeve të ujit, relaksim, dhe/ose stimulim. Shumë ujëra termale në banja dhe ilixha janë të pasura në veçanti me minerale të tilla si silic, sulfur, selen, dhe radium.

Thumb

"Balnoterapia" është një praktikë e zhytjes së subjektit në ujë mineral ose ujëra minerale të ngarkuara me baltë dhe si e tillë ajo është pjesë e mjekësisë tradicionale të shumë kulturave ndërsa origjinën e ka në burimet termale, burimet e ujit të ftohtë, ose burime të tjera të ujit të tilla si uji i Detit të Vdekur.[3]

Remove ads

Historiku

Thumb
Pas larjes - William-Adolphe Bouguereau (1875)

Përfitimet prej ujërave termike kanë qenë prej kohësh të njohura për njeriun dhe janë përdorur shumë nga romakët, grekët dhe egjiptianët. Hipokrati (460 p.e.s. - 375 p.e.s.) ishte i pari që theksoi efektet shëruese të ujit të detit dhe rajoneve detare të ishullit Kos, në Arkipelagun Dodekanesos në Detin Egje. Legjenda thotë se ai erdhi në këtë përfundim duke vëzhguar efektin e dobishëm të detit në duart e dëmtuara të peshkatarëve. Ai e hetoi se uji i detit zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe riprodhon qelizat duke inkurajuar shkëmbimin e mineraleve dhe toksinave midis gjakut dhe ujit. Sa e vlerësonin grekët e lashtë efektin e dobishëm të detit ka shkruar poeti grek Euripidi (480 p.e.s. - 460 p.e.s.);"Deti rivendos shëndetin e njeriut", kurse filozofi grek Platoni (428 p.e.s.- 437 p.e.s.) thoshte se deti i largon të gjitha sëmundjet e njeriut.

Remove ads

Shih edhe

Referime

Bibliografia

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads