Big Brother Albania 4
From Wikipedia, the free encyclopedia
Remove ads
Big Brother Albania 4 është edicioni i katërt i Big Brother (Albania). Filloi më 25 dhjetor me 15 banorë. Fituesi i këtij edicioni do të marrë 10,000,000 lekë. Big Brother Albania 4 transmetohet 24 orë në dy kanale të dedikuara të platformës dixhitale DigitAlb. Përmbledhja ditore transmetohet nga e hëna në të shtunën në Top Channel. Prezantuesja kryesore është Arbana Osmani, ndërsa Eno Popi pret banorët e eliminuar të dielën në një program të quajtur "Big Brother Fan Club".
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Remove ads
Banorët
Alkena
Alkena Dervishaj është një studente 22 vjeçare nga Peja. Hobet dhe interesat e saj janë politika, letërsia, filmat, Facebook-u. Hyri në Big Brother për të dhënë një imazh ndryshe të vajzave kosovare dhe sigurisht për famë. Hyri në ditën e parë.[1] Doli ditën e 43.
Alma
Alma Alikaj është një studente 29 vjeçare nga Puglia, Itali. Hobet dhe interesat e saj janë muzika, kërcimi, televizioni. Hyri në Big Brother për të realizuar një ëndërr të dikurshme. Alma hyri në shtëpi ditën e parë.[2]
Emiljo
Emiljo është një student 28 vjeçar nga Tirana. Hobi i tij është futbolli. Hyri në shtëpinë e Big Brother për të ndryshuar realitetin që po jeton, nga i cili është i pakënaqur. Shumë gjëra në jetë i kanë mbetur përgjysmë; këtë eksperiencë synon ta çojë deri në fund. Hyri në shtëpi ditën e parë.[3] Doli në ditën e 29.
Ergysi
Ergysi është një aktor 24 vjeçar nga Kruja. Hobet e tij janë muzika dhe letërsia. Hyri në Big Brother për t’i dhënë këtij show një dimension tjetër, atë të një artisti që e shikon botën ndryshe, me shumë ngjyra dhe forma. Ergysi hyri në ditën e parë.[4]
Fatjona
Fatjona Daci është një studente 22 vjeçare nga Tirana. Ajo ishte e vetmja banore që vinte nga Maqedonia. Hobet e saj janë muzika dhe moda. Hyri në shtëpinë e Big Brother për të fituar, për të qenë e pavarur ekonomikisht. Do luajë për vete dhe jo për të tjerët. Hyri në ditën e parë..[5] Fatjona ishte banorja e dytë që u largua nga shtëpia në ditën e tetë.
Hënesi
Hënes Dalipaj është një djalë 24 vjeçar. Ai administron një biznes të familjes. Hobet e tij janë futbolli, çiklizmi, palestra dhe noti. Hyri në Big Brother për tu bërë VIP i dëshpëruar. Hyri ditën e parë.[6] Doli nga shtëpia ditën e 15 me 45% të votave.
Imelda
Imelda është parrukiere në trajnim 25 vjeçare nga Tirana. Hobet e saj janë televizioni, kërcimi, moda. Hyri në Big Brother për të bërë diçka të mirë për veten. Hyri në ditën e parë.[7] Imelda ishte baorja e parë që u largua nga shtëpia në ditën e tetë.
Klodjana
Klodjana është një studente 19 vjeçare nga Tirana. Hobet e saj janë muzika dhe spektakli. Hyri në Big Brother sepse e tërheq shumë formati dhe pëlqen të njohë njerëz të rinj. Hyri në ditën e parë.[8]
Marieli
Marieli është një wrestler 23 vjeçar nga Piacenza, Itali. Pëlqen muzikën rock. Hyri në shtëpinë e Big Brother për të njohur gjeneratën e tij në Shqipëri, e cila i mungon prej vitesh. Hyri në ditën e parë.[9]
Mirjeta
Mirjeta është një menaxhre 23 vjeçare nga Londra. Hobet e saj janë muzika dhe festat. Hyri në shtëpinë e Big Brother për të bërë qejf, për të pushuar dhe për t’u përballur nga afër me njerëz të kulturave të ndryshme. Hyri ditën e parë.[10]
Neda
Neda Karafili është një studente 20 vjeçare nga Tirana. Hobi saj është letërsia. Hyri në Big Brother sepse i duhet të shohë veten, deri ku arrin të shkojë. E shikon si një lloj loje, si një sfidë mes brezash dhe mentalitetesh. Hyri ditën e parë.[11]
Ogreni
Ogreni është një operator fluturimesh në aeroport 26 vjeçar nga Tirana. Hobi i tij është futbolli. Hyri në Big Brother jo për famë, as për para, por për të ndryshuar jetën e tij të përditshme dhe për një sfidë ndaj vetes. Hyri në ditën e parë.[12]
Olgeri
Olgeri është një këngëtar 26 vjeçar nga Tirana. Hobet e tij janë feja Budiste dhe vendet aziatike. Hyri në big Brother për t’i bërë reklamë vetes dhe punës që bën. Hyri në ditën e parë.[13] Olgeri ishte banori i katërt që u largua nga shtëpia në ditën e tetë.
Torosi
Torosi është një djalë 37 vjeçare nga Durrësi. Hobet e tij janë politika dhe sportet. Hyri në Big Brother për të luajtur, për të fituar. Hyri në ditën e parë.[14] Doli ditën e 22.
Vladimiri
Vladimiri është një biznesmen 42 vjeçar nga Italia. Hobet e tij janë muzika dhe poezia. Hyri në Big Brother sepse mendon se del shumë i bukur në ekran. Hyri në ditën e parë.[15] Vladimiri u largua i treti nga shtëpia ditën e tetë.
Algeni
Algeni është 34 vjeç dhe vjen nga Lezha. Hobet e tij janë festat, muzika, kafshët, verërat e vjetra. Hyri në Big Brother për qejf dhe vetëm për qejf. Algeni hyri ditën e tetë.[16] Doli ditën e 57.
Elisa
Elisa është një asistente menaxhere në një qendër estetike 22 vjeçare nga Londra. Hobet e saj janë moda dhe shopping. Hyri në Big Brother për të përjetuar diçka ndryshe dhe për të njohur njerëz të rinj. Hyri ditën e tetë.[17] Doli ditën e 29.
Ermela
Ermela është një punonjëse sociale 24 vjeçare nga Tirana. Hobet e saj janë muzika dhe spektakli. Hyri në Big Brother për të fituar famë dhe për një të ardhme në televizion. Hyri ditën e tetë.[18]
Ervini
Ervini është një instruktor në palestër 33 vjeçar nga Tailanda. Hobet e tij janë festat, sportet, femrat. Hyri në Big Brother për t’u njohur me njerëz të rinj, për të bërë qejf dhe për të luajtur. Ervini hyri në Big Brother ditën e tetë.[19] Doli ditën e 36.
Klaudia
Klaudia është një shitëse 20 vjeçare nga Tirana. Hobet e saj janë muzika dhe kërcimi. Hyri në Big Brother për të realizuar një ëndërr dhe për një të ardhme më të mirë. Klaudia hyri në shtëpinë e Big Brother ditën e tetë.[20] Doli ditën e 50.
Kreshniku
Kreshniku është një i vetëpunësuar në një firmë 25 vjeçar nga Tirana. Hobet e tij janë muzika, noti, jeta e natës. Hyri në Big Brother për të treguar imazhin e një njeriu origjinal, të vërtetë. Hyri ditën e tetë.[21] Doli nga shtëpia ditën e 15.
Edisoni
Edisoni është një mekanik 24 vjeçar nga Italia. Hobet e tij janë muzika, kërcimi dhe futbolli. Hyri në Big Brother për t’u bërë i famshëm, për një eksperiencë televizive në Shqipëri dhe për një të ardhme në fushën e modës. Hyri ditën e 22[22]. Edisoni u përjashtua nga Big Brother për shkak të sjelljes së tij.
Fatoni
Fatoni është muzikant nga Prishtina. Hobet e tij janë sportet, club-et ku luhet muzikë e mirë. Hyri në Big Brother për të fituar çmimin e parë. Hyri ditën e 22[23]. Në ditën e 25 Big Brother i tha që babai i tij ishte sëmurë dhe u largua nga shtëpia. Në ditën e 29 Big Brother i tregoi publikut se babai i tij kishte vdekur.
Jonela
Jonela është një përfaqësuese shitjesh nga Tirana. Hobet e saj janë muzika dhe moda. Hyri në Big Brother thjesht për të ndryshuar diçka nga monotonia e përditshme. Hyri ditën e 22[24].Doli ditën e 64.
Petriti
Petriti është një dizajner grafik nga Prishtina. Hobet e tij janë filmat, basketbolli, alpinizmi, muzika dhe kafshët. Hyri në Big Brother për t’i dhuruar këtij reality show të papriturën, e cila e karakterizon. Hyri ditën e 22[25].
Shkëlqimi
Shkëlqimi është një ristorator nga Vlora. Hobet e tij janë muzika dhe gatimi. Hyri sepse në jetë, çdo gjë e bën për pasion dhe dëshirë. Hyri ditën e 22[26].Doli ditën e 71.
Remove ads
Tabela e nominimeve
Remove ads
Referime
Lidhje të jashtme
Wikiwand - on
Seamless Wikipedia browsing. On steroids.
Remove ads