Delmatët

From Wikipedia, the free encyclopedia

Delmatët
Remove ads

Delmatët (ose ndryshe, Dalmatae në epokën romake) ishin një grup fisesh ilire që jetonin në Dalmaci dhe Bosnje - Hercegovinën e sotme perëndimore në antikitetin klasik.

Remove ads

Emri

Emri origjinal i fisit është Delmatae i cili nga studiuesit është sqaruar me gjuhën shqipe delmë (dele). [1] Forma Dalmatae dhe emri i rajonit Dalmatia respektivisht janë variante të mëvonshme siç është vërejtur tashmë nga Apian (shek. II pas Krishtit). Bashkëkohësi i tij, gramatikani Velius Longus nxjerr në pah në traktatin e tij për ortografinë se forma e saktë e Dalmacisë është Delmatia duke theksuar se Marcus Terentius Varro, i cili jetoi rreth 2 shekuj para Apianit dhe Velius Longius, përdori formën e Delmatisë ashtu siç korrespondonte me vendbanimin kryeqytetas të Delmatae, Delminium. [2]

Remove ads

Historia

Delmatët paraqiten në të dhënat historike për herë të parë në vitin 181 pes, kur me vdekjen e mbretit të Mbretërisë ilire Pleurati III, ata nuk pranuan sundimin e të birit, Gentit prandaj edhe u shkëputën. Më pastaj ata u zgjeruan duke përfshirë edhe disa fise ilire bregdetare më të vogla si Hyllët (Hylli) dhe Nestët në shtetin e tyre dhe zgjeruan territorin në veri në drejtim të Liburnëve.

Gjatë shekujve, Delmatae dhe Ardianët ishin ndër grupet ilire që zgjeruan territorin e tyre në veri, në kurriz të Liburnëve. Delmatët mund të jenë shtyrë fillimisht drejt bregdetit për shkak të shpërnguljeve keltike në Panonia Strabo shkruan se territori i Delmatëve ishte i ndarë në dy nënrajone: njëri në brendësi ( Tropolja e sotme) dhe rajoni tjetër në bregdetin e Adriatikut deri tek Alpet Dinarike. Kryeqendra e tyre Delminium ishte vendosur afër Tomislavgradit të ditëve të sotme. [1]

Hulumtimet arkeologjike dhe onomastike kanë dëshmuar që Delmatët ishin të ngjashëm me Ilirët lindorë dhe Panonët verior. Fisi dalmat gjatë kohë kishte qenë edhe nën ndikimin e kulturës keltike. [3] Njëri nga fiset Dalmate u quajt Baridustët[4] që më vonë u vendos në rajonin e Dakisë Romake.

Konflikti me ekspansionin romak dhe aleatët e tij lokalë në Adriatikun lindor filloi në vitet 156-55 para Krishtit. Luftërat Romako-Dalmate zgjatën deri në vitin 33 para Krishtit kur Oktaviani (Perandori i mëvonshëm Augusti) instaloi hegjemoninë romake në Dalmaci. Paqëndrueshmëria lokale dhe rebelimet e vogla vazhduan në krahinën e Dalmacisë edhe më tutje duke arritur kulmin me Revoltën e Madhe Ilire në Dalmaci në të cilën bashkëpunuan ngushtë edhe me Panonët. Revolta, e cila zgjati për katër vjet, përfshiu më shumë se gjysmë milioni luftëtarë, ndihmës të tjerë dhe civilë nga të dy palët. Pas kësaj, disa bashkësi Delmate u zhvendosën në rajonin verior të Sanxhakut dhe të tjerët u zhvendosën në pjesë të Carinthia për të gjetur punë në minierat romake. Humbja e revoltës ilire filloi integrimin e Dalmacisë në sistemin dhe kulturën romake gjë e cila ndikoi në romanizimin pothuajse të plotë të rajonit në Mesjetën e hershme.

Plini Plaku përmend gjithashtu edhe një nënfis dalmat të quajtur Tariotët (Tariotes).

Historiani romak Lucius Cassius Dio, ndërsa përshkruan luftërat iliro-romake në veprën "Historitë", thotë që Dalmatët ishin një degë e fisit ilir që jetonin përgjatë detit Jon, por që një pjese të tyre që jetonin pranë Durrësit grekët u thërrisnin Taulantë.[5]

Remove ads

Shih edhe

Referime

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads