Eshref Ademaj

From Wikipedia, the free encyclopedia

Remove ads

Eshref Ademaj[a] (19401994) ishte profesor universitar dhe matematikan shqiptar. Si profesor i Universitetit të Prishtinës, ai luajti një rol të rëndësishëm në fillimin e rinisjes së veprimtarisë universitare në Kosovë pas largimit nga puna të akademikëve dhe ndalimin e arsimit në gjuhën shqipe, nga ana e pushtetit të Sllobodan Millosheviqit[b] në fillim të viteve 1990. Ademaj ishte gjithashtu anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Remove ads

Biografi

Eshref Ademaj u lind më 20 korrik të vitit 1940 në fshatin Zhur afër Prizrenit, në Mbretërinë e Jugosllavisë. Ademaj studioi shkencat matematikore në Universitetin e Beogradit. Në vitet 1970, ai filloi karrierën e tij si profesor asistent dhe më vonë pedagog në fakultetin e shkencave matematikore të Universitetit të Prishtinës. Ademaj ishte i pari që filloi studimet pasuniversitare në fakultetin e shkencave matematikore të Prishtinës.[1] Në të njëjtën kohë, ai ishte anëtar komisionesh të ndryshme të doktoraturës në shumë universitete të Jugosllavisë. Në vitin 1993 u bë një anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.[1]

Në fillim të viteve 1990, politika serbe u përqendrua në ndalimin e arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë. Sa i përket Universitetit të Prishtinës, Qeveria e Serbisë shkarkoi masivisht profesorët shqiptarë, mbylli fakultetet dhe ndaloi përdorimin e tyre nga shqiptarët. Reagimi i komunitetit akademik u përqëndrua në krijimin e një sistemin paralel arsimor që të sigurohej vazhdimësia e arsimit në të gjitha nivelet.[2]

Remove ads

Referime

Loading related searches...

Wikiwand - on

Seamless Wikipedia browsing. On steroids.

Remove ads